U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
39:24.
E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
39:24.
A është njësoj si ai që do ta vuajë me fytyrën e vet dënimin e rëndë në Ditën e Kiametit, (ashtu edhe ai që është i shpëtuar)?! Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë që keni fituar!”
39:24.
A është ai që do ta mbrojë fytyrën e tij nga ndëshkimi më i keq në Ditën e Ringjalljes (si ai që është i sigurt)? Dhe do t'u thuhet të padrejtëve: "Shijoni atë që keni fituar."
39:24.
'EFEMEN JETTEKI BIWEXHHIHI SU'EL-'ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE KILE LILDHDHALIMINE DHUKU MA KUNTUM TEKSIBUNE
C
39:25.
Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
39:25.
Edhe ata që ishin para tyre i quajtën gënjeshtarë (të dërguarit), prandaj atyre u erdhi dënimi prej nga nuk e prisnin.
39:25.
Ata që ishin para tyre mohuan, kështu që ndëshkimi u erdhi atyre nga aty ku nuk e ndien.
39:25.
KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C
39:26.
All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
39:26.
Allahu i poshtëroi ata që në këtë jetë, por dënimi i jetës tjetër do të jetë më i madh! Veç sikur ta dinin!
39:26.
Kështu që Allahu u bëri ata të shijojnë poshtërimin në këtë botë, dhe ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, nëse ata vetëm do ta dinin.
39:26.
FE'EDHAKAHUMU ELLAHUL-HIZJE FIL-HEJETI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C
39:27.
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
39:27.
Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, për t'ua vënë veshin.
39:27.
Dhe Ne me të vërtetë kemi sjellë për njerëzit çdo shembull në këtë Kuran që ata të mund të përkujtojnë.
39:27.
WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
39:28.
Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
39:28.
Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe dhe pa asnjë kundërthënie, me qëllim që ata ta ruajnë veten nga e keqja.
39:28.
(Një Kuran) në gjuhën arabe, pa asnjë shtrembërim, që ata të mund të ruhen.
39:28.
KUR'ANEN 'AREBIJAN GAJRE DHI 'IWEXHIN LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C
39:29.
All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por ç'bën shumica e tyre nuk e dinë.
39:29.
Dëgjojeni këtë shembull që ka sjellë Allahu! Janë dy njerëz: njëri ka shumë bashkëpronarë që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa tjetri ka vetëm një pronar, të cilit i përkushtohet. A janë të njëjtë ata në krahasim?! Lavdëruar qoftë Allahu, por shumica e tyre nuk e dinë këtë!
39:29.
Allahu ka sjellë një shembull – një njeri që ka pronarë të ndryshëm duke u grindur mes tyre dhe një njeri që i përket vetëm një pronari. A janë ata të barabartë në krahasim? Falënderimi i takon Allahut. Por shumica e tyre nuk e dinë.
39:29.
DEREBEL-LAHU METHELEN REXHULAN FIHI SHUREKA'U MUTESHAKISUNE WE REXHULÆN SELEMÆN LIREXHULIN HEL JESTEWIJANI METHELÆNL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C
39:30.
Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
39:30.
Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.
39:30.
Me të vërtetë, ti (Muhamed) do të vdesësh, dhe me të vërtetë, ata do të vdesin.
39:30.
'INNEKE MEJJITUN WE 'INNEHUM MEJJITUNE
C
39:31.
E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
39:31.
Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të grindeni para Zotit tuaj!
39:31.
Pastaj, në Ditën e Ringjalljes, ju do të debatoni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj.
39:31.
THUMME 'INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI 'INDE RABBIKUM TEHTESIMUNE
C
39:32.
E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur'ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
39:32.
Kush është më i keq se ai që trillon gënjeshtra për Allahun dhe hedh poshtë të Vërtetën (Kuranin), kur ajo i vjen atij?! A nuk është Xhehenemi strehë për mohuesit?!
39:32.
Kush është më i padrejtë se ai që gënjen për Allahun dhe e mohon të vërtetën kur ajo i vjen atij? A nuk është në Xhehenem një vend për të pabesët?
39:32.
FEMEN 'EDHLEMU MIMMEN KEDHEBE 'ALA ELLAHI WE KEDHDHEBE BIS-SIDKI 'IDH XHA'EHU 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
C
39:33.
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.
39:33.
Ata, që e shpallin të Vërtetën dhe që i besojnë asaj, pikërisht ata janë të përkushtuarit që i frikësohen Zotit.
39:33.
Dhe ai që sjell të vërtetën dhe ai që e pranon atë – këta janë ata që kanë frikë Allahun.
39:33.
WEL-LEDHI XHA'E BIS-SIDKI WE SEDDEKA BIHI 'ULA'IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C
39:34.
Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
39:34.
Ata do të kenë çfarë të duan te Zoti i tyre. Ky është shpërblimi për punëmirët.
39:34.
Për ta do të jetë çdo gjë që ata dëshirojnë te Zoti i tyre. Kjo është shpërblimi i bamirësve.
39:34.
LEHUM MA JESHA'UNE 'INDE RABBIHIM DHALIKE XHEZA'UL-MUHSININE