Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 39:21. A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S'ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
39:21. A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e bën atë të burojë nga toka? Nëpërmjet tij Ai nxjerr bimë të llojllojshme, ngjyrash të ndryshme, të cilat, më pas thahen e zverdhen dhe pastaj Ai i thërrmon. Me të vërtetë, në të gjitha këto ka këshilla për ata që janë të mençur.
39:21. A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli dhe e drejton atë në burime në tokë? Pastaj Ai nxjerr me të të mbjella të ndryshme ngjyrash, pastaj ato thahen dhe ti i sheh ato të zverdhura, pastaj Ai i bën ato thërrime. Me të vërtetë, në këtë ka përkujtim për ata që kanë mendje.
39:21. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FESELEKEHU JENABI'A FIL-'ERDI THUMME JUHRIXHU BIHI ZER'EN MUHTELIFAN 'ELWANUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRÆN THUMME JEXH'ALUHU HUTAMÆN 'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C 39:22. Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
39:22. A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!
39:22. A është ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin, kështu që ai është në dritë nga Zoti i tij (si ai që nuk e ka)? Mjerë për ata, zemrat e të cilëve janë të ashpra ndaj përkujtimit të Allahut! Ata janë në një devijim të qartë.
39:22. 'EFEMEN SHEREHEL-LAHU SEDREHU LIL'ISLAMI FEHUWE 'ALA NURIN MIN RABBIHI FEWEJLUN LILKASIJETI KULUBUHUM MIN DHIKRI ELLAHI 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C 39:23. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
39:23. Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s'mund ta udhëzojë kush.
39:23. Allahu ka shpallur fjalën më të mirë – një Libër që është në përputhje dhe përsëritet. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre rrëqethen prej tij. Pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten te përkujtimi i Allahut. Kjo është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon me të atë që Ai do. Dhe atë që Allahu e lë në humbje, për atë nuk ka asnjë udhëzues.
39:23. ELLAHU NEZZELE 'EHSENEL-HEDITHI KITABEN MUTESHABIHAN METHANIJE TEKSHA'IRRU MINHU XHULUDUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM THUMME TELINU XHULUDUHUM WE KULUBUHUM 'ILA DHIKRI ELLAHI DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA'U WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C 39:24. E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
39:24. A është njësoj si ai që do ta vuajë me fytyrën e vet dënimin e rëndë në Ditën e Kiametit, (ashtu edhe ai që është i shpëtuar)?! Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë që keni fituar!”
39:24. A është ai që do ta mbrojë fytyrën e tij nga ndëshkimi më i keq në Ditën e Ringjalljes (si ai që është i sigurt)? Dhe do t'u thuhet të padrejtëve: "Shijoni atë që keni fituar."
39:24. 'EFEMEN JETTEKI BIWEXHHIHI SU'EL-'ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE KILE LILDHDHALIMINE DHUKU MA KUNTUM TEKSIBUNE
C 39:25. Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
39:25. Edhe ata që ishin para tyre i quajtën gënjeshtarë (të dërguarit), prandaj atyre u erdhi dënimi prej nga nuk e prisnin.
39:25. Ata që ishin para tyre mohuan, kështu që ndëshkimi u erdhi atyre nga aty ku nuk e ndien.
39:25. KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C 39:26. All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
39:26. Allahu i poshtëroi ata që në këtë jetë, por dënimi i jetës tjetër do të jetë më i madh! Veç sikur ta dinin!
39:26. Kështu që Allahu u bëri ata të shijojnë poshtërimin në këtë botë, dhe ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, nëse ata vetëm do ta dinin.
39:26. FE'EDHAKAHUMU ELLAHUL-HIZJE FIL-HEJETI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C 39:27. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
39:27. Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, për t'ua vënë veshin.
39:27. Dhe Ne me të vërtetë kemi sjellë për njerëzit çdo shembull në këtë Kuran që ata të mund të përkujtojnë.
39:27. WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 39:28. Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
39:28. Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe dhe pa asnjë kundërthënie, me qëllim që ata ta ruajnë veten nga e keqja.
39:28. (Një Kuran) në gjuhën arabe, pa asnjë shtrembërim, që ata të mund të ruhen.
39:28. KUR'ANEN 'AREBIJAN GAJRE DHI 'IWEXHIN LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C 39:29. All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por ç'bën shumica e tyre nuk e dinë.
39:29. Dëgjojeni këtë shembull që ka sjellë Allahu! Janë dy njerëz: njëri ka shumë bashkëpronarë që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa tjetri ka vetëm një pronar, të cilit i përkushtohet. A janë të njëjtë ata në krahasim?! Lavdëruar qoftë Allahu, por shumica e tyre nuk e dinë këtë!
39:29. Allahu ka sjellë një shembull – një njeri që ka pronarë të ndryshëm duke u grindur mes tyre dhe një njeri që i përket vetëm një pronari. A janë ata të barabartë në krahasim? Falënderimi i takon Allahut. Por shumica e tyre nuk e dinë.
39:29. DEREBEL-LAHU METHELEN REXHULAN FIHI SHUREKA'U MUTESHAKISUNE WE REXHULÆN SELEMÆN LIREXHULIN HEL JESTEWIJANI METHELÆNL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C 39:30. Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
39:30. Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.
39:30. Me të vërtetë, ti (Muhamed) do të vdesësh, dhe me të vërtetë, ata do të vdesin.
39:30. 'INNEKE MEJJITUN WE 'INNEHUM MEJJITUNE
C 39:31. E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
39:31. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të grindeni para Zotit tuaj!
39:31. Pastaj, në Ditën e Ringjalljes, ju do të debatoni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj.
39:31. THUMME 'INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI 'INDE RABBIKUM TEHTESIMUNE