U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
39:18.
Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
39:18.
të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.
39:18.
Ata që dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën prej saj. Ata janë ata që Allahu i ka udhëzuar, dhe ata janë ata që kanë mendje.
39:18.
EL-LEDHINE JESTEMI'UNEL-KAWLE FEJETTEBI'UNE 'EHSENEHU 'ULA'IKEL-LEDHINE HEDAHUMU ELLAHU WE 'ULA'IKE HUM 'ULUL-'ELBABI
C
39:19.
E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
39:19.
Vallë, a mund ta udhëzosh ti (o Muhamed) atë që meriton të dënohet dhe a mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?!
39:19.
A është ai mbi të cilin Fjala e ndëshkimit është bërë e detyrueshme? A do ta shpëtosh ti atë që është në zjarr?
39:19.
'EFEMEN HEKKA 'ALEJHI KELIMETUL-'ADHABI 'EFE'ENTE TUNKIDHU MEN FI EN-NARI
C
39:20.
Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
39:20.
Ndërkaq, ata që i frikësohen Zotit, do të kenë dhoma të ngritura mbi njëra-tjetrën, pranë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet.
39:20.
Por ata që kanë frikë Zotin e tyre do të kenë dhoma mbi dhoma të ndërtuara, nën të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është premtimi i Allahut. Allahu nuk e shkel premtimin.
39:20.
LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM GUREFUN MIN FEWKIHA GUREFUN MEBNIJETUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WA'DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHUL-MI'AD
C
39:21.
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S'ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
39:21.
A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e bën atë të burojë nga toka? Nëpërmjet tij Ai nxjerr bimë të llojllojshme, ngjyrash të ndryshme, të cilat, më pas thahen e zverdhen dhe pastaj Ai i thërrmon. Me të vërtetë, në të gjitha këto ka këshilla për ata që janë të mençur.
39:21.
A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli dhe e drejton atë në burime në tokë? Pastaj Ai nxjerr me të të mbjella të ndryshme ngjyrash, pastaj ato thahen dhe ti i sheh ato të zverdhura, pastaj Ai i bën ato thërrime. Me të vërtetë, në këtë ka përkujtim për ata që kanë mendje.
39:21.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FESELEKEHU JENABI'A FIL-'ERDI THUMME JUHRIXHU BIHI ZER'EN MUHTELIFAN 'ELWANUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRÆN THUMME JEXH'ALUHU HUTAMÆN 'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C
39:22.
Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
39:22.
A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!
39:22.
A është ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin, kështu që ai është në dritë nga Zoti i tij (si ai që nuk e ka)? Mjerë për ata, zemrat e të cilëve janë të ashpra ndaj përkujtimit të Allahut! Ata janë në një devijim të qartë.
39:22.
'EFEMEN SHEREHEL-LAHU SEDREHU LIL'ISLAMI FEHUWE 'ALA NURIN MIN RABBIHI FEWEJLUN LILKASIJETI KULUBUHUM MIN DHIKRI ELLAHI 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C
39:23.
All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
39:23.
Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s'mund ta udhëzojë kush.
39:23.
Allahu ka shpallur fjalën më të mirë – një Libër që është në përputhje dhe përsëritet. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre rrëqethen prej tij. Pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten te përkujtimi i Allahut. Kjo është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon me të atë që Ai do. Dhe atë që Allahu e lë në humbje, për atë nuk ka asnjë udhëzues.
39:23.
ELLAHU NEZZELE 'EHSENEL-HEDITHI KITABEN MUTESHABIHAN METHANIJE TEKSHA'IRRU MINHU XHULUDUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM THUMME TELINU XHULUDUHUM WE KULUBUHUM 'ILA DHIKRI ELLAHI DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA'U WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C
39:24.
E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
39:24.
A është njësoj si ai që do ta vuajë me fytyrën e vet dënimin e rëndë në Ditën e Kiametit, (ashtu edhe ai që është i shpëtuar)?! Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë që keni fituar!”
39:24.
A është ai që do ta mbrojë fytyrën e tij nga ndëshkimi më i keq në Ditën e Ringjalljes (si ai që është i sigurt)? Dhe do t'u thuhet të padrejtëve: "Shijoni atë që keni fituar."
39:24.
'EFEMEN JETTEKI BIWEXHHIHI SU'EL-'ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE KILE LILDHDHALIMINE DHUKU MA KUNTUM TEKSIBUNE
C
39:25.
Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
39:25.
Edhe ata që ishin para tyre i quajtën gënjeshtarë (të dërguarit), prandaj atyre u erdhi dënimi prej nga nuk e prisnin.
39:25.
Ata që ishin para tyre mohuan, kështu që ndëshkimi u erdhi atyre nga aty ku nuk e ndien.
39:25.
KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C
39:26.
All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
39:26.
Allahu i poshtëroi ata që në këtë jetë, por dënimi i jetës tjetër do të jetë më i madh! Veç sikur ta dinin!
39:26.
Kështu që Allahu u bëri ata të shijojnë poshtërimin në këtë botë, dhe ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, nëse ata vetëm do ta dinin.
39:26.
FE'EDHAKAHUMU ELLAHUL-HIZJE FIL-HEJETI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C
39:27.
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
39:27.
Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, për t'ua vënë veshin.
39:27.
Dhe Ne me të vërtetë kemi sjellë për njerëzit çdo shembull në këtë Kuran që ata të mund të përkujtojnë.
39:27.
WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
39:28.
Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
39:28.
Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe dhe pa asnjë kundërthënie, me qëllim që ata ta ruajnë veten nga e keqja.
39:28.
(Një Kuran) në gjuhën arabe, pa asnjë shtrembërim, që ata të mund të ruhen.
39:28.
KUR'ANEN 'AREBIJAN GAJRE DHI 'IWEXHIN LE'ALLEHUM JETTEKUNE