Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 39:15. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.
39:15. kurse ju adhuroni kë të doni në vend të Tij!” Thuaj: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë”!
39:15. Prandaj, adhuro çfarë të duash përveç Tij." Thuaj: "Me të vërtetë, humbësit janë ata që humbin vetet e tyre dhe familjet e tyre në Ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, kjo është një humbje e qartë."
39:15. FA'BUDU MA SHI'TUM MIN DUNIHI KUL 'INNEL-HASIRINEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE 'EHLIHIM JEWMEL-KIJAMETI 'ELA DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
C 39:16. Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!"
39:16. Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. “O robërit e Mi, më kini frikë Mua!”
39:16. Për ta do të jenë mbulesa nga zjarri mbi ta dhe mbulesa nën ta. Me këtë Allahu i frikëson robërit e Tij. Prandaj, kini frikë Allahun, o ju që keni mendje.
39:16. LEHUM MIN FEWKIHIM DHULELUN MINE EN-NARI WE MIN TEHTIHIM DHULELUN DHALIKE JUHAWWIFU ELLAHU BIHI 'IBADEHU JA 'IBADI FE ETTEKUNI
C 39:17. Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
39:17. Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi,
39:17. Dhe ata që shmangen të adhurojnë tagutin dhe kthehen te Allahu – për ta është një përgëzim. Prandaj, përgëzoji robërit e Mi,
39:17. WEL-LEDHINE EXHTENEBUT-TAGUTE 'EN JA'BUDUHA WE 'ENABU 'ILA ELLAHI LEHUMUL-BUSHRA FEBESHSHIR 'IBADI
C 39:18. Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
39:18. të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.
39:18. Ata që dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën prej saj. Ata janë ata që Allahu i ka udhëzuar, dhe ata janë ata që kanë mendje.
39:18. EL-LEDHINE JESTEMI'UNEL-KAWLE FEJETTEBI'UNE 'EHSENEHU 'ULA'IKEL-LEDHINE HEDAHUMU ELLAHU WE 'ULA'IKE HUM 'ULUL-'ELBABI
C 39:19. E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
39:19. Vallë, a mund ta udhëzosh ti (o Muhamed) atë që meriton të dënohet dhe a mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?!
39:19. A është ai mbi të cilin Fjala e ndëshkimit është bërë e detyrueshme? A do ta shpëtosh ti atë që është në zjarr?
39:19. 'EFEMEN HEKKA 'ALEJHI KELIMETUL-'ADHABI 'EFE'ENTE TUNKIDHU MEN FI EN-NARI
C 39:20. Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
39:20. Ndërkaq, ata që i frikësohen Zotit, do të kenë dhoma të ngritura mbi njëra-tjetrën, pranë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet.
39:20. Por ata që kanë frikë Zotin e tyre do të kenë dhoma mbi dhoma të ndërtuara, nën të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është premtimi i Allahut. Allahu nuk e shkel premtimin.
39:20. LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM GUREFUN MIN FEWKIHA GUREFUN MEBNIJETUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WA'DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHUL-MI'AD
C 39:21. A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S'ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
39:21. A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e bën atë të burojë nga toka? Nëpërmjet tij Ai nxjerr bimë të llojllojshme, ngjyrash të ndryshme, të cilat, më pas thahen e zverdhen dhe pastaj Ai i thërrmon. Me të vërtetë, në të gjitha këto ka këshilla për ata që janë të mençur.
39:21. A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli dhe e drejton atë në burime në tokë? Pastaj Ai nxjerr me të të mbjella të ndryshme ngjyrash, pastaj ato thahen dhe ti i sheh ato të zverdhura, pastaj Ai i bën ato thërrime. Me të vërtetë, në këtë ka përkujtim për ata që kanë mendje.
39:21. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FESELEKEHU JENABI'A FIL-'ERDI THUMME JUHRIXHU BIHI ZER'EN MUHTELIFAN 'ELWANUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRÆN THUMME JEXH'ALUHU HUTAMÆN 'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C 39:22. Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
39:22. A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!
39:22. A është ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin, kështu që ai është në dritë nga Zoti i tij (si ai që nuk e ka)? Mjerë për ata, zemrat e të cilëve janë të ashpra ndaj përkujtimit të Allahut! Ata janë në një devijim të qartë.
39:22. 'EFEMEN SHEREHEL-LAHU SEDREHU LIL'ISLAMI FEHUWE 'ALA NURIN MIN RABBIHI FEWEJLUN LILKASIJETI KULUBUHUM MIN DHIKRI ELLAHI 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C 39:23. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
39:23. Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s'mund ta udhëzojë kush.
39:23. Allahu ka shpallur fjalën më të mirë – një Libër që është në përputhje dhe përsëritet. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre rrëqethen prej tij. Pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten te përkujtimi i Allahut. Kjo është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon me të atë që Ai do. Dhe atë që Allahu e lë në humbje, për atë nuk ka asnjë udhëzues.
39:23. ELLAHU NEZZELE 'EHSENEL-HEDITHI KITABEN MUTESHABIHAN METHANIJE TEKSHA'IRRU MINHU XHULUDUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM THUMME TELINU XHULUDUHUM WE KULUBUHUM 'ILA DHIKRI ELLAHI DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA'U WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C 39:24. E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
39:24. A është njësoj si ai që do ta vuajë me fytyrën e vet dënimin e rëndë në Ditën e Kiametit, (ashtu edhe ai që është i shpëtuar)?! Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë që keni fituar!”
39:24. A është ai që do ta mbrojë fytyrën e tij nga ndëshkimi më i keq në Ditën e Ringjalljes (si ai që është i sigurt)? Dhe do t'u thuhet të padrejtëve: "Shijoni atë që keni fituar."
39:24. 'EFEMEN JETTEKI BIWEXHHIHI SU'EL-'ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE KILE LILDHDHALIMINE DHUKU MA KUNTUM TEKSIBUNE
C 39:25. Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
39:25. Edhe ata që ishin para tyre i quajtën gënjeshtarë (të dërguarit), prandaj atyre u erdhi dënimi prej nga nuk e prisnin.
39:25. Ata që ishin para tyre mohuan, kështu që ndëshkimi u erdhi atyre nga aty ku nuk e ndien.
39:25. KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE