Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 39:9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
39:9. A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!”
39:9. A është ai që është i përkushtuar gjatë natës, duke u përkulur dhe duke qëndruar në sexhde, duke pasur frikë nga bota tjetër dhe duke shpresuar mëshirën e Zotit të tij? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Vetëm ata që kanë mendje përkujtojnë.
39:9. 'EMMEN HUWE KANITUN 'ANA'EL-LEJLI SAXHIDEN WE KA'IMAN JEHDHERUL-'AHIRETE WE JERXHU REHMETE RABBIHI KUL HEL JESTEWIL-LEDHINE JA'LEMUNE WEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE 'INNEMA JETEDHEKKERU 'ULUL-'ELBABI
C 39:10. Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!"
39:10. Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”.
39:10. Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë Zotin tuaj. Për ata që bëjnë mirësi në këtë botë, ka mirësi. Dhe toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të duruar do të shpërblehen pa llogari."
39:10. KUL JA 'IBADIL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU REBBEKUM LILLEDHINE 'EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE 'ERDU ELLAHI WASI'ATUN 'INNEMA JUWEFFA ES-SABIRUNE 'EXHREHUM BIGAJRI HISABIN
C 39:11. Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!"
39:11. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë.
39:11. Thuaj: "Me të vërtetë, mua më është urdhëruar që të adhuroj Allahun, duke qenë i sinqertë në fenë e Tij.
39:11. KUL 'INNI 'UMIRTU 'EN 'A'BUDEL-LAHE MUHLISEN LEHU ED-DINE
C 39:12. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!
39:12. Unë jam urdhëruar të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij.”
39:12. Dhe më është urdhëruar që të jem i pari i atyre që dorëzohen."
39:12. WE 'UMIRTU LI'N 'EKUNE 'EWWELEL-MUSLIMINE
C 39:13. Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim.
39:13. Thuaj: “Unë i trembem vërtet dënimit të Ditës së madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim”.
39:13. Thuaj: "Me të vërtetë, unë kam frikë nga ndëshkimi i një Dite të madhe nëse e kundërshtoj Zotin tim."
39:13. KUL 'INNI 'EHAFU 'IN 'ASEJTU RABBI 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C 39:14. Thuaj: "Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
39:14. Thuaj: “Vetëm Allahun e adhuroj me besimin tim të plotë e të sinqertë,
39:14. Thuaj: "Unë e adhuroj Allahun, duke qenë i sinqertë në fenë time për Të.
39:14. KULI ELLAHE 'A'BUDU MUHLISEN LEHU DINI
C 39:15. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.
39:15. kurse ju adhuroni kë të doni në vend të Tij!” Thuaj: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë”!
39:15. Prandaj, adhuro çfarë të duash përveç Tij." Thuaj: "Me të vërtetë, humbësit janë ata që humbin vetet e tyre dhe familjet e tyre në Ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, kjo është një humbje e qartë."
39:15. FA'BUDU MA SHI'TUM MIN DUNIHI KUL 'INNEL-HASIRINEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE 'EHLIHIM JEWMEL-KIJAMETI 'ELA DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
C 39:16. Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!"
39:16. Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. “O robërit e Mi, më kini frikë Mua!”
39:16. Për ta do të jenë mbulesa nga zjarri mbi ta dhe mbulesa nën ta. Me këtë Allahu i frikëson robërit e Tij. Prandaj, kini frikë Allahun, o ju që keni mendje.
39:16. LEHUM MIN FEWKIHIM DHULELUN MINE EN-NARI WE MIN TEHTIHIM DHULELUN DHALIKE JUHAWWIFU ELLAHU BIHI 'IBADEHU JA 'IBADI FE ETTEKUNI
C 39:17. Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
39:17. Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi,
39:17. Dhe ata që shmangen të adhurojnë tagutin dhe kthehen te Allahu – për ta është një përgëzim. Prandaj, përgëzoji robërit e Mi,
39:17. WEL-LEDHINE EXHTENEBUT-TAGUTE 'EN JA'BUDUHA WE 'ENABU 'ILA ELLAHI LEHUMUL-BUSHRA FEBESHSHIR 'IBADI
C 39:18. Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
39:18. të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.
39:18. Ata që dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën prej saj. Ata janë ata që Allahu i ka udhëzuar, dhe ata janë ata që kanë mendje.
39:18. EL-LEDHINE JESTEMI'UNEL-KAWLE FEJETTEBI'UNE 'EHSENEHU 'ULA'IKEL-LEDHINE HEDAHUMU ELLAHU WE 'ULA'IKE HUM 'ULUL-'ELBABI
C 39:19. E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
39:19. Vallë, a mund ta udhëzosh ti (o Muhamed) atë që meriton të dënohet dhe a mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?!
39:19. A është ai mbi të cilin Fjala e ndëshkimit është bërë e detyrueshme? A do ta shpëtosh ti atë që është në zjarr?
39:19. 'EFEMEN HEKKA 'ALEJHI KELIMETUL-'ADHABI 'EFE'ENTE TUNKIDHU MEN FI EN-NARI