U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
39:56.
Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
39:56.
që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!”
39:56.
Që një shpirt të mos thotë: "Ah, mjerë për mua për atë që kam qenë i shkujdesur ndaj Allahut dhe që isha me të vërtetë një nga tallësit."
39:56.
'EN TEKULE NEFSUN JA HESRETA 'ALA MA FERRETTU FI XHENBI ELLAHI WE 'IN KUNTU LEMINE ES-SAHIRINE
C
39:57.
Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
39:57.
Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha bërë njeri i devotshëm”.
39:57.
Ose që të thotë: "Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, unë do të isha me të vërtetë nga të përkushtuarit."
39:57.
'EW TEKULE LEW 'ENNEL-LAHE HEDANI LEKUNTU MINEL-MUTTEKINE
C
39:58.
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
39:58.
Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t'u kthyer edhe një herë e të bëhesha njeri i mirë”!
39:58.
Ose që të thotë kur të shohë ndëshkimin: "Sikur të kisha një mundësi për t'u kthyer, unë do të isha nga ata që bëjnë mirë."
39:58.
'EW TEKULE HINE TERAL-'ADHABE LEW 'ENNE LI KERRETEN FE'EKUNE MINEL-MUHSININE
C
39:59.
Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
39:59.
(Allahu do t'u thotë): “Me të vërtetë, juve ju erdhi shpallja Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bëtë mendjemëdhenj e jobesimtarë”.
39:59.
Përkundrazi, i erdhën shenjat e Mia, por ti i mohoje ato dhe u bëre arrogant dhe ishe nga jobesimtarët.
39:59.
BELA KAD XHA'ETKE 'AJATI FEKEDHDHEBTE BIHA WE ESTEKBERTE WE KUNTE MINEL-KAFIRINE
C
39:60.
E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
39:60.
Në Ditën e Kiametit do t'i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për Allahun, me fytyra të nxira. Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për ata që janë mendjemëdhenj?!
39:60.
Dhe në Ditën e Ringjalljes do të shohësh ata që gënjyen për Allahun me fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem një vend për arrogantët?
39:60.
WE JEWMEL-KIJAMETI TERAL-LEDHINE KEDHEBU 'ALA ELLAHI WUXHUHUHUM MUSWEDDETUN 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILMUTEKEBBIRINE
C
39:61.
Ndërsa All-llahu do t'i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
39:61.
Por Allahu do t'i shpëtojë ata që janë ruajtur me të mirat e bëra, prandaj ata nuk do t'i prekë e keqja e as nuk do të pikëllohen.
39:61.
Dhe Allahu do t'i shpëtojë ata që kishin frikë të përkushtuar ndaj Zotit të tyre. Për ta nuk do të ketë asnjë të keqe dhe ata nuk do të pikëllohen.
39:61.
WE JUNEXHXHI ELLAHUL-LEDHINE ETTEKAW BIMEFAZETIHIM LA JEMESSUHUMU ES-SU'U WE LA HUM JEHZENUNE
C
39:62.
All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
39:62.
Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.
39:62.
Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, dhe Ai është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
39:62.
ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ'IN WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN WE KILUN
C
39:63.
Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
39:63.
Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës! Sa për ata që i mohojnë shpalljet e Allahut, ata janë të humbur!
39:63.
Për Të janë çelësat e qiejve dhe tokës. Dhe ata që mohojnë shenjat e Allahut – ata janë të humburit.
39:63.
LEHU MEKALIDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
39:64.
Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?"
39:64.
Thuaju atyre: “Vallë, ju po më urdhëroni që të adhuroj dikë tjetër, përveç Allahut, o të paditur?!”
39:64.
Thuaj: "A më urdhëroni mua që të adhuroj diçka tjetër përveç Allahut, o ju të paditur?"
39:64.
KUL 'EFEGAJREL-LAHI TE'MURUNNI 'A'BUDU 'EJJUHAL-XHAHILUNE
C
39:65.
Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
39:65.
Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.
39:65.
Dhe me të vërtetë, është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse ti i përshkruan Atij shokë, veprat e tua do të bëhen të pavlefshme, dhe ti do të jesh nga të humburit."
39:65.
WE LEKAD 'UHIJE 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKE LE'IN 'ESHREKTE LEJEHBETENNE 'AMELUKE WE LETEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C
39:66.
Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"
39:66.
Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!”
39:66.
Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe ji nga falënderuesit.
39:66.
BELI ELLAHE FA'BUD WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE