Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 30. Rum
Ajete: 60

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:1. Elif, Lam, Mim.
30:1. Elif, Lâm, Mîm.
30:1. Alif, Lam, Mim.
30:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 30:2. Bizantinët (rumët) u mundën,
30:2. U mundën bizantinët,
30:2. Romakët janë mposhtur,
30:2. GULIBETI ER-RUMU
C 30:3. në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
30:3. në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë
30:3. Në një tokë afër, por ata, pas disfatës së tyre, do të jenë fitimtarë,
30:3. FI 'EDNAL-'ERDI WE HUM MIN BA'DI GALEBIHIM SEJEGLIBUNE
C 30:4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
30:4. brenda disa vjetëve. Me të vërtetë, është vendimi i Allahut, si për të parën dhe për të dytën. Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët
30:4. Brenda pak viteve. Me Allahun është urdhri para dhe pas (kësaj). Dhe atë ditë besimtarët do të gëzohen
30:4. FI BID'I SININE LILLAHIL-'EMRU MIN KABLU WE MIN BA'DU WE JEWME'IDHIN JEFREHUL-MU'UMINUNE
C 30:5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
30:5. për ndihmën e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë.
30:5. Me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon kë të dojë, dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
30:5. BINESRI ELLAHI JENSURU MEN JESHA'U WE HUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 30:6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
30:6. (Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:6. Ky është premtimi i Allahut, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:6. WA'DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHU WA'DEHU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 30:7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
30:7. Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.
30:7. Ata e njohin vetëm të jashtmen e jetës së kësaj bote, por janë të pavëmendshëm ndaj botës tjetër.
30:7. JA'LEMUNE DHAHIREN MINEL-HEJATI ED-DUNJA WE HUM 'ANIL-'AHIRETI HUM GAFILUNE
C 30:8. Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
30:8. Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete? Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre - vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
30:8. A nuk mendojnë ata për veten e tyre? Allahu krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre vetëm me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
30:8. 'EWELEM JETEFEKKERU FI 'ENFUSIHIM MA HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE 'EXHELIN MUSEMMEN WE 'INNE KETHIREN MINE EN-NASI BILIKA'I RABBIHIM LEKAFIRUNE
C 30:9. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
30:9. Vallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta, e të dërguarit e tyre u kanë sjellë prova të qarta. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë vetvetes padrejtësi.
30:9. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se ata, dhe ata punuan tokën dhe e përmirësuan atë më shumë sesa e përmirësojnë ata. Dhe të dërguarit e tyre u erdhën atyre me shenja të qarta. Prandaj, nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin që i bënë padrejtësi vetvetes.
30:9. 'EWELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE 'ETHARUL-'ERDE WE 'AMERUHA 'EKTHERE MIMMA 'AMERUHA WE XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 30:10. Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
30:10. Pastaj përfundimi i atyre që punuan keq, ka qenë e keqja e madhe (Xhehenemi), ngase i mohonin shpalljet e Allahut dhe talleshin me to.
30:10. Pastaj fundi i atyre që bënë të këqija ishte më i keqi, sepse ata përgënjeshtruan shpalljet e Allahut dhe i tallën ato.
30:10. THUMME KANE 'AKIBETEL-LEDHINE 'ESA'U ES-SU'A 'EN KEDHDHEBU BI'AJATI ELLAHI WE KANU BIHA JESTEHZI'UN
C 30:11. All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
30:11. Allahu e fillon krijimin e pastaj e përsërit dhe pastaj tek Ai do të ktheheni.
30:11. Allahu fillon krijimin, pastaj e përsërit atë, pastaj te Ai do të ktheheni.
30:11. ELLAHU JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 30:12. E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
30:12. E, atë ditë kur të arrijë Ora, gjynahqarët do të mbesin pa gojë, shpresë këputur.
30:12. Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të humbasin çdo shpresë.
30:12. WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUBLISUL-MUXHRIMUNE
C 30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet dhe do t'i mohojnë idhujt e tyre.
30:13. Dhe ata nuk do të kenë ndërmjetës nga shokët e tyre, dhe ata do t'i mohojnë shokët e tyre.
30:13. WE LEM JEKUN LEHUM MIN SHUREKA'IHIM SHUFA'A'U WE KANU BISHUREKA'IHIM KAFIRINE
C 30:14. Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
30:14. E, atë ditë kur të arrijë Ora, ata (besimtarët dhe jobesimtarët) do të ndahen.
30:14. Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, atë ditë ata do të ndahen.
30:14. WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JEWME'IDHIN JETEFERREKUNE
C 30:15. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
30:15. Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gëzojnë në kopshtin e Xhenetit,
30:15. Sa i përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në një kopsht duke u kënaqur.
30:15. FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEHUM FI REWDETIN JUHBERUNE
C 30:16. E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
30:16. kurse ata që kanë mohuar dhe kanë përgënjeshtruar shenjat Tona dhe takimin në jetën tjetër, do të hidhen në zjarr.
30:16. Dhe sa i përket atyre që nuk besuan dhe përgënjeshtruan shpalljet Tona dhe takimin me botën tjetër, ata do të jenë në ndëshkim.
30:16. WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA WE LIKA'IL-'AHIRETI FE'ULA'IKE FIL-'ADHABI MUHDERUNE
C 30:17. Atëherë, All-llahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
30:17. Prandaj lavdërojeni Allahun, kur bie muzgu dhe, kur gdhin drita!
30:17. Prandaj, i Lavdëruar qoftë Allahu kur ju arrini mbrëmjen dhe kur ju arrini mëngjesin.
30:17. FESUBHANEL-LAHI HINE TUMSUNE WE HINE TUSBIHUNE
C 30:18. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
30:18. Për Atë është falënderimi në qiej dhe në Tokë, në mbrëmje dhe në mesditë.
30:18. Dhe për Të është falënderimi në qiej dhe në tokë, dhe në mbrëmje dhe kur arrini mesditën.
30:18. WE LEHUL-HEMDU FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ASHIJEN WE HINE TUDHHIRUNE
C 30:19. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
30:19. Ai krijon të gjallën prej së vdekurës, krijon të vdekurën prej së gjallës dhe e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Në të njëjtën mënyrë do të ktheheni edhe ju në jetë.
30:19. Ai nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla, dhe Ai gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Dhe kështu do të nxirreni edhe ju.
30:19. JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE KEDHELIKE TUHREXHUNE
C 30:20. Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
30:20. Një prej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, tashmë ju jeni njerëz të shpërndarë në të gjitha anët.
30:20. Dhe nga shenjat e Tij është që Ai ju krijoi ju nga dheu, dhe pastaj, ja, ju jeni njerëz që shpërndaheni (nëpër botë).
30:20. WE MIN 'AJATIHI 'EN HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME 'IDHA 'ENTUM BESHERUN TENTESHIRUNE
C 30:21. Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
30:21. Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.
30:21. Dhe nga shenjat e Tij është që Ai krijoi për ju nga vetet tuaja palë që të gjeni qetësi tek ato, dhe Ai vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që mendon.
30:21. WE MIN 'AJATIHI 'EN HALEKA LEKUM MIN 'ENFUSIKUM 'EZWAXHEN LITESKUNU 'ILEJHA WE XHE'ALE BEJNEKUM MEWEDDETEN WE REHMETEN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 30:22. Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
30:22. Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë.
30:22. Dhe nga shenjat e Tij janë krijimi i qiejve dhe i tokës dhe ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për ata që dinë.
30:22. WE MIN 'AJATIHI HALKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFU 'ELSINETIKUM WE 'ELWANIKUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIL'ALIMINE
C 30:23. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
30:23. Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë.
30:23. Dhe nga shenjat e Tij janë gjumi juaj natën dhe ditën dhe kërkimi juaj i furnizimit nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që dëgjon.
30:23. WE MIN 'AJATIHI MENAMUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE EBTIGA'UUKUM MIN FEDLIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JESMA'UNE
C 30:24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
30:24. Gjithashtu, prej shenjave të Tij janë paraqitja e vetëtimës si frikë e shpresë dhe dërgimi i shiut prej qiellit, që nëpërmjet tij të gjallërohet toka pas shkretimit të saj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
30:24. Dhe nga shenjat e Tij është që Ai ju tregon vetëtimën, për frikë dhe shpresë, dhe Ai lëshon nga qielli ujë, dhe me të Ai gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që kupton.
30:24. WE MIN 'AJATIHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA'AN WE JUNEZZILU MINE ES-SEMA'I MA'EN FEJUHJI BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 30:25. Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
30:25. Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t'ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur),
30:25. Dhe nga shenjat e Tij është që qielli dhe toka qëndrojnë me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai ju thërret nga toka, menjëherë ju do të dilni.
30:25. WE MIN 'AJATIHI 'EN TEKUME ES-SEMA'U WEL-'ERDU BI'EMRIHI THUMME 'IDHA DA'AKUM DA'WETEN MINEL-'ERDI 'IDHA 'ENTUM TEHRUXHUNE
C 30:26. E Tij është ç'ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
30:26. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij.
30:26. Dhe për Të është çdo gjë në qiej dhe në tokë. Të gjitha i binden Atij.
30:26. WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
C 30:27. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
30:27. Ai e zë fill krijimin dhe Ai e përsërit atë e për Atë kjo është edhe më e lehtë. Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
30:27. Dhe Ai është që fillon krijimin, pastaj e përsërit atë, dhe kjo është më e lehtë për Të. Dhe për Të janë shembulli më i lartë në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
30:27. WE HUWEL-LEDHI JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU WE HUWE 'EHWENU 'ALEJHI WE LEHUL-METHELUL-'A'LA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 30:28. Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
30:28. Ai ju ka sjellë një shembull nga vetë jeta juaj: A janë skllevërit tuaj pjesëtarë të barabartë me ju në pasurinë, që Ne ju kemi dhënë juve dhe, a u frikësoheni atyre ashtu, siç i frikësoheni njëri tjetrit? Ja, kështu Ne ua shpjegojmë shenjat Tona njerëzve që mendojnë.
30:28. Ai ju vendos një shembull nga vetet tuaja. A keni ndonjë nga ata që janë në pronësinë tuaj si shokë në atë që ju kemi furnizuar, kështu që ju jeni të barabartë në të, duke pasur frikë nga njëri-tjetri siç keni frikë nga vetet tuaja? Kështu Ne i shpjegojmë shenjat për një popull që kupton.
30:28. DEREBE LEKUM METHELEN MIN 'ENFUSIKUM HEL LEKUM MIN MA MELEKET 'EJMANUKUM MIN SHUREKA'E FI MA REZEKNAKUM FE'ENTUM FIHI SEWA'UN TEHAFUNEHUM KEHIFETIKUM 'ENFUSEKUM KEDHALIKE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'KILUNE
C 30:29. Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30:29. Por, keqbërësit, nga padituria ndjekin qejfet e veta. Atëherë, kush do ta udhëzojë atë që e ka lënë të humbur Allahu? Për njerëz të tillë nuk ka kurrfarë ndihmësi.
30:29. Jo, ata që bëjnë padrejtësi ndjekin dëshirat e tyre pa dije. Prandaj, kush mund të udhëzojë atë që Allahu e ka lënë të devijojë? Dhe për ta nuk ka ndihmues.
30:29. BEL ETTEBE'AL-LEDHINE DHELEMU 'EHWA'EHUM BIGAJRI 'ILMIN FEMEN JEHDI MEN 'EDELLEL-LAHU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 30:30. Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:30. Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:30. Prandaj, kthehu drejt fesë me vendosmëri. Ky është natyraliteti me të cilin Allahu ka krijuar njerëzimin. Nuk ka ndryshim në krijimin e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
30:30. FE'EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFEN FITRETEL-LAHI ELLETI FETERE EN-NASE 'ALEJHA LA TEBDILE LIHALKI ELLAHI DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 30:31. (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
30:31. Drejtojuni Atij me pendesë, frikësojuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim),
30:31. Duke u kthyer drejt Tij, dhe kini frikë Atë, dhe falni namazin dhe mos jini nga idhujtarët,
30:31. MUNIBINE 'ILEJHI WE ETTEKUHU WE 'EKIMU ES-SELETE WE LA TEKUNU MINEL-MUSHRIKINE
C 30:32. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
30:32. si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
30:32. Ata që ndajnë fenë e tyre dhe bëhen sekte, secili grup duke qenë i kënaqur me atë që kanë.
30:32. MINEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA'EN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C 30:33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
30:33. Kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer me pendesë, e pastaj, kur Ai u jep të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një pjesë tyre i shoqërojnë Zotit të vet diçka tjetër (në adhurim),
30:33. Dhe kur i prek njerëzit ndonjë fatkeqësi, ata thërrasin Zotin e tyre, duke u kthyer me pendim ndaj Tij. Pastaj, kur Ai u jep atyre një mëshirë prej Tij, ja, një pjesë prej tyre i bëjnë shok Zotit të tyre,
30:33. WE 'IDHA MESSE EN-NASE DURRUN DE'AW REBBEHUM MUNIBINE 'ILEJHI THUMME 'IDHA 'EDHAKAHUM MINHU REHMETEN 'IDHA FERIKUN MINHUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE
C 30:34. Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
30:34. për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. Le të kënaqen, sepse së shpejti do ta marrin vesh!
30:34. Që të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë atyre. Prandaj, kënaquni, por së shpejti do ta dini.
30:34. LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM FETEMETTA'U FESEWFE TA'LEMUNE
C 30:35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
30:35. A mos vallë Ne u kemi dërguar atyre shpallje, që u flet për idhujt që m'i shoqëronin Mua (në adhurim)?
30:35. A kemi shpallur ndonjë dëshmi mbi ta që flet për atë që i bëjnë shok Allahut?
30:35. 'EM 'ENZELNA 'ALEJHIM SULTANEN FEHUWE JETEKELLEMU BIMA KANU BIHI JUSHRIKUNE
C 30:36. E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
30:36. Kur Ne u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të e, kur i godet fatkeqësia për atë që kanë bërë me duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.
30:36. Dhe kur Ne u japim njerëzve një mëshirë, ata gëzohen për të. Por nëse i prek ndonjë fatkeqësi për shkak të asaj që duart e tyre kanë dërguar përpara, ja, ata bëhen të dëshpëruar.
30:36. WE 'IDHA 'EDHEKNA EN-NASE REHMETEN FERIHU BIHA WE 'IN TUSIBHUM SEJJI'ETUN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM 'IDHA HUM JEKNETUNE
C 30:37. Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
30:37. Vallë, a nuk dinë ata se Allahu ia zgjeron furnizimin dhe ia ngushton kujt të dojë?! Me të vërtetë, këtu ka një shenjë për njerëzit që besojnë.
30:37. A nuk e kanë parë ata se Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë dhe e ngushton atë? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
30:37. 'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 30:38. Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
30:38. Jepja të drejtën e tij të afërmit, edhe të varfrit, edhe udhëtarit! Kjo është më e mirë për ata që e duan kënaqësinë e Allahut. Pikërisht ata do të jenë të fituarit.
30:38. Prandaj, jep të afërmit të drejtën e tij, dhe të varfrit dhe udhëtarit. Kjo është më e mirë për ata që kërkojnë fytyrën e Allahut. Dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
30:38. FE'ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI DHALIKE HAJRUN LILLEDHINE JURIDUNE WEXHHEL-LAHI WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 30:39. Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
30:39. Ato që i jepni dhuratë për t'jua shtuar (pasurinë tuaj) përmes pasurisë së njerëzve të tjerë (duke jua kthyer dhuratën me një më të mirë), nuk do të shtohen tek Allahu (s'do të ketë shpërblim), kurse kur të jepni si bamirësi, për të arritur kënaqësinë e Allahut, do t'ju shumëfishohen (të mirat).
30:39. Dhe ajo që ju jepni në fajde që të rritet nga pasuria e njerëzve, nuk rritet te Allahu. Por ajo që ju jepni nga zekati, duke kërkuar fytyrën e Allahut, këta janë ata që do të kenë shumëfishim.
30:39. WE MA 'ATEJTUM MIN RIBEN LIJERBUWA FI 'EMWALI EN-NASI FELA JERBU 'INDEL-LAHI WE MA 'ATEJTUM MIN ZEKATIN TURIDUNE WEXHHEL-LAHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUD'IFUNE
C 30:40. All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
30:40. Allahu është Ai që ju ka krijuar e ju ka dhënë ushqim; pastaj ju sjell vdekjen e pastaj ju ringjall. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bën diçka të tillë? Ai qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar mbi gjithçka, që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
30:40. Allahu është Ai që ju krijoi, pastaj ju furnizoi, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë nga shokët tuaj që bën ndonjë nga këto? I Lartësuar qoftë Ai dhe i Lartësuar mbi atë që i bëjnë shok!
30:40. ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM THUMME REZEKAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM HEL MIN SHUREKA'IKUM MEN JEF'ALU MIN DHALIKUM MIN SHEJ'IN SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 30:41. Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
30:41. Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t'i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).
30:41. Korrupsioni është shfaqur në tokë dhe në det për shkak të asaj që duart e njerëzve kanë fituar, që Ai t'u bëjë të shijojnë disa nga ato që kanë bërë, që ata të mund të kthehen.
30:41. DHEHEREL-FESADU FIL-BERRI WEL-BEHRI BIMA KESEBET 'EJDI EN-NASI LIJUDHIKAHUM BA'DEL-LEDHI 'AMILU LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 30:42. Thuaj: "Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë".
30:42. Thuaj (o Muhamed): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i atyre para jush”. Shumica e tyre kanë qenë idhujtarë.
30:42. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si ishte fundi i atyre para jush. Shumica prej tyre ishin idhujtarë."
30:42. KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLU KANE 'EKTHERUHUM MUSHRIKINE
C 30:43. Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
30:43. Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë, para se të vijë prej Allahut Dita, e cila nuk mund të shtyhet. Atë ditë, njerëzit do të ndahen:
30:43. Prandaj, ktheje fytyrën tënde drejt fesë së drejtë përpara se të vijë nga Allahu një ditë që nuk mund të shmanget. Atë ditë, ata do të ndahen.
30:43. FE'EKIM WEXHHEKE LILDDINIL-KAJJIMI MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA MEREDDE LEHU MINEL-LAHI JEWME'IDHIN JESSEDDA'UNE
C 30:44. Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin).
30:44. ata që nuk kanë besuar, do të mbajnë pasojat e mohimit, kurse ata që kanë bërë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes (të mira).
30:44. Kushdo që mohon, atëherë mohimi i tij është kundër tij. Dhe kushdo që bën mirësi, ata për veten e tyre përgatiten,
30:44. MEN KEFERE FE'ALEJHI KUFRUHU WE MEN 'AMILE SALIHEN FELI'ENFUSIHIM JEMHEDUNE
C 30:45. Që t'i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:45. Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Allahu do t'i shpërblejë nga dhuntitë e Veta. Në të vërtetë, Ai nuk i do mohuesit.
30:45. Që Ai t'i shpërblejë ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:45. LIJEXHZIJEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MIN FEDLIHI 'INNEHU LA JUHIBBUL-KAFIRINE
C 30:46. Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t'i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
30:46. Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t'ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
30:46. Dhe nga shenjat e Tij është që Ai dërgon erërat si lajmëtarë të lajmeve të mira dhe që Ai t'ju bëjë të shijoni mëshirën e Tij, dhe që anijet të lundrojnë me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga furnizimi i Tij, dhe që ju të jeni mirënjohës.
30:46. WE MIN 'AJATIHI 'EN JURSILE ER-RIJAHE MUBESHSHIRATIN WE LIJUDHIKAKUM MIN REHMETIHI WE LITEXHRIJEL-FULKU BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 30:47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
30:47. Pa dyshim, Ne kemi nisur të dërguar para teje te popujt e tyre. Ata u paraqitën me prova të qarta, por popujt i mohuan, prandaj Ne i ndëshkuam keqbërësit. Është detyra Jonë që t'i ndihmojmë besimtarët.
30:47. Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar të dërguar te populli i tyre, dhe ata i sollën atyre prova të qarta. Pastaj Ne u hakmorëm ndaj atyre që bënë krime, dhe ishte një detyrë për Ne të ndihmonim besimtarët.
30:47. WE LEKAD 'ERSELNA MIN KABLIKE RUSULEN 'ILA KAWMIHIM FEXHA'UHUM BIL-BEJJINATI FANTEKAMNA MINEL-LEDHINE 'EXHREMU WE KANE HEKKAN 'ALEJNA NESRUL-MU'UMININE
C 30:48. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
30:48. Allahu është ai që i dërgon erërat, që ato t'i lëvizin retë, pastaj i shpërndan ato nëpër qiell si të dojë dhe i copëton ato pjesë pjesë, e ti sheh shiun, si bie prej tyre. Kur ua çon kujt të dojë nga robërit e Vet, atëherë ata gëzohen përnjëherësh,
30:48. Allahu është Ai që dërgon erërat dhe ato lëvizin retë, pastaj Ai i përhap ato në qiell si të dojë dhe i ndan ato në copa, dhe ti sheh shiun që del prej tyre. Pastaj, kur Ai e sjell atë mbi kë të dojë nga robërit e Tij, ja, ata gëzohen.
30:48. ELLAHUL-LEDHI JURSILU ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABEN FEJEBSUTUHU FI ES-SEMA'I KEJFE JESHA'U WE JEXH'ALUHU KISEFAN FETERAL-WEDKA JEHRUXHU MIN HILALIHI FE'IDHA 'ESABE BIHI MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI 'IDHA HUM JESTEBSHIRUNE
C 30:49. Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
30:49. edhe pse, me të vërtetë, para se t'u vinte shiu, ishin të dëshpëruar.
30:49. Megjithëse para se t'u vinte, ata ishin me siguri të dëshpëruar.
30:49. WE 'IN KANU MIN KABLI 'EN JUNEZZELE 'ALEJHIM MIN KABLIHI LEMUBLISINE
C 30:50. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
30:50. Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t'i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
30:50. Shiko pra shenjat e mëshirës së Allahut – si e gjallëron Ai tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ai është Ai që do të gjallërojë të vdekurit, dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
30:50. FANDHUR 'ILA 'ATHARI REHMETI ELLAHI KEJFE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE DHALIKE LEMUHJIL-MEWTA WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 30:51. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
30:51. Edhe sikur Ne të dërgonim furtunë, e jobesimtarët të shihnin që çdo gjë të zverdhej, edhe pas kësaj ata do të mbeteshin mohues të dhuntive.
30:51. Dhe nëse Ne dërgojmë një erë dhe ata e shohin atë (të mbjellën) të verdhë, me të vërtetë ata do të vazhdojnë të jenë mosmirënjohës pas kësaj.
30:51. WE LE'IN 'ERSELNA RIHEN FERE'EWHU MUSFERRAN LEDHELLU MIN BA'DIHI JEKFURUNE
C 30:52. Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
30:52. Me të vërtetë, ti (Muhamed) nuk mund të bësh që “i vdekuri” apo “i shurdhëri” të dëgjojnë thirrjen, kur ata ta kthejnë shpinën duke u larguar!
30:52. Dhe me të vërtetë, ti nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen kur ata kthehen duke u larguar.
30:52. FE'INNEKE LA TUSMI'UL-MEWTA WE LA TUSMI'U ES-SUMME ED-DU'A'E 'IDHA WE LLEW MUDBIRINE
C 30:53. Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
30:53. Ti nuk mund ta udhëzosh të verbrin të dalë nga humbja e tij! Ti mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shpalljet Tona. Ata janë myslimanë të vërtetë.
30:53. Dhe ti nuk mund t'i udhëzosh të verbrit nga devijimi i tyre. Ti mund të bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shpalljet Tona dhe që janë të nënshtruar.
30:53. WE MA 'ENTE BIHADIL-'UMJI 'AN DELALETIHIM 'IN TUSMI'U 'ILLA MEN JU'UMINU BI'AJATINA FEHUM MUSLIMUN
C 30:54. All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
30:54. Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
30:54. Allahu është Ai që ju krijoi ju nga dobësia, pastaj pas dobësisë Ai ju dha forcë, pastaj pas forcës Ai ju dha dobësi dhe thinja. Ai krijon atë që do, dhe Ai është i Gjithëdituri, i Gjithëfuqishmi.
30:54. ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM MIN DA'FIN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI DA'FIN KUWETEN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI KUWETIN DA'FEN WE SHEJBETEN JEHLUKU MA JESHA'U WE HUWEL-'ALIMUL-KADIRU
C 30:55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:55. Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në tokë) veçse për një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
30:55. Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të betohen se nuk kanë qëndruar përveçse për një çast. Kështu ata ishin larguar (nga e vërteta).
30:55. WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUKSIMUL-MUXHRIMUNE MA LEBITHU GAJRE SA'ATIN KEDHALIKE KANU JU'UFEKUNE
C 30:56. E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
30:56. Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
30:56. Dhe ata të cilëve u është dhënë dije dhe besim do të thonë: "Ju keni qëndruar sipas librit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Dhe kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dini."
30:56. WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEL-'IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI 'ILA JEWMIL-BA'THI FEHEDHA JEWMUL-BA'THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA'LEMUNE
C 30:57. E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:57. Atë Ditë, atyre që kanë bërë padrejtësi, nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi, as nuk do t'u lejohet që të kërkojnë falje.
30:57. Kështu, atë ditë, justifikimi i tyre nuk do t'u vlejë atyre që bënë padrejtësi, as nuk do t'u lejohet atyre të kërkojnë falje.
30:57. FEJEWME'IDHIN LA JENFA'UL-LEDHINE DHELEMU MA'DHIRETUHUM WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C 30:58. Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:58. Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t'u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”.
30:58. Dhe me të vërtetë, Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por nëse ti u sjell atyre një shenjë, jobesimtarët me siguri do të thonë: "Ju jeni vetëm ata që shpikni."
30:58. WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN WE LE'IN XHI'TEHUM BI'AJETIN LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUBTILUNE
C 30:59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.
30:59. Kështu, Allahu vulos zemrat e atyre që nuk dinë.
30:59. KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULUBIL-LEDHINE LA JA'LEMUNE
C 30:60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
30:60. Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s'ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!
30:60. Prandaj, ji i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe mos lejo që ata që nuk kanë bindje të të shqetësojnë.
30:60. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LA JESTEHIFFENNEKEL-LEDHINE LA JUKINUNE