U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
30:18.
Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
30:18.
Për Atë është falënderimi në qiej dhe në Tokë, në mbrëmje dhe në mesditë.
30:18.
Dhe për Të është falënderimi në qiej dhe në tokë, dhe në mbrëmje dhe kur arrini mesditën.
30:18.
WE LEHUL-HEMDU FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ASHIJEN WE HINE TUDHHIRUNE
C
30:19.
Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
30:19.
Ai krijon të gjallën prej së vdekurës, krijon të vdekurën prej së gjallës dhe e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Në të njëjtën mënyrë do të ktheheni edhe ju në jetë.
30:19.
Ai nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla, dhe Ai gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Dhe kështu do të nxirreni edhe ju.
30:19.
JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE KEDHELIKE TUHREXHUNE
C
30:20.
Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
30:20.
Një prej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, tashmë ju jeni njerëz të shpërndarë në të gjitha anët.
30:20.
Dhe nga shenjat e Tij është që Ai ju krijoi ju nga dheu, dhe pastaj, ja, ju jeni njerëz që shpërndaheni (nëpër botë).
30:20.
WE MIN 'AJATIHI 'EN HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME 'IDHA 'ENTUM BESHERUN TENTESHIRUNE
C
30:21.
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
30:21.
Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.
30:21.
Dhe nga shenjat e Tij është që Ai krijoi për ju nga vetet tuaja palë që të gjeni qetësi tek ato, dhe Ai vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që mendon.
30:21.
WE MIN 'AJATIHI 'EN HALEKA LEKUM MIN 'ENFUSIKUM 'EZWAXHEN LITESKUNU 'ILEJHA WE XHE'ALE BEJNEKUM MEWEDDETEN WE REHMETEN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
30:22.
Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
30:22.
Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë.
30:22.
Dhe nga shenjat e Tij janë krijimi i qiejve dhe i tokës dhe ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për ata që dinë.
30:22.
WE MIN 'AJATIHI HALKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFU 'ELSINETIKUM WE 'ELWANIKUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIL'ALIMINE
C
30:23.
Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
30:23.
Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë.
30:23.
Dhe nga shenjat e Tij janë gjumi juaj natën dhe ditën dhe kërkimi juaj i furnizimit nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që dëgjon.
30:23.
WE MIN 'AJATIHI MENAMUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE EBTIGA'UUKUM MIN FEDLIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JESMA'UNE
C
30:24.
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
30:24.
Gjithashtu, prej shenjave të Tij janë paraqitja e vetëtimës si frikë e shpresë dhe dërgimi i shiut prej qiellit, që nëpërmjet tij të gjallërohet toka pas shkretimit të saj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
30:24.
Dhe nga shenjat e Tij është që Ai ju tregon vetëtimën, për frikë dhe shpresë, dhe Ai lëshon nga qielli ujë, dhe me të Ai gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që kupton.
30:24.
WE MIN 'AJATIHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA'AN WE JUNEZZILU MINE ES-SEMA'I MA'EN FEJUHJI BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
30:25.
Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
30:25.
Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t'ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur),
30:25.
Dhe nga shenjat e Tij është që qielli dhe toka qëndrojnë me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai ju thërret nga toka, menjëherë ju do të dilni.
30:25.
WE MIN 'AJATIHI 'EN TEKUME ES-SEMA'U WEL-'ERDU BI'EMRIHI THUMME 'IDHA DA'AKUM DA'WETEN MINEL-'ERDI 'IDHA 'ENTUM TEHRUXHUNE
C
30:26.
E Tij është ç'ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
30:26.
Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij.
30:26.
Dhe për Të është çdo gjë në qiej dhe në tokë. Të gjitha i binden Atij.
30:26.
WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
C
30:27.
Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
30:27.
Ai e zë fill krijimin dhe Ai e përsërit atë e për Atë kjo është edhe më e lehtë. Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
30:27.
Dhe Ai është që fillon krijimin, pastaj e përsërit atë, dhe kjo është më e lehtë për Të. Dhe për Të janë shembulli më i lartë në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
30:27.
WE HUWEL-LEDHI JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU WE HUWE 'EHWENU 'ALEJHI WE LEHUL-METHELUL-'A'LA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
30:28.
Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
30:28.
Ai ju ka sjellë një shembull nga vetë jeta juaj: A janë skllevërit tuaj pjesëtarë të barabartë me ju në pasurinë, që Ne ju kemi dhënë juve dhe, a u frikësoheni atyre ashtu, siç i frikësoheni njëri tjetrit? Ja, kështu Ne ua shpjegojmë shenjat Tona njerëzve që mendojnë.
30:28.
Ai ju vendos një shembull nga vetet tuaja. A keni ndonjë nga ata që janë në pronësinë tuaj si shokë në atë që ju kemi furnizuar, kështu që ju jeni të barabartë në të, duke pasur frikë nga njëri-tjetri siç keni frikë nga vetet tuaja? Kështu Ne i shpjegojmë shenjat për një popull që kupton.
30:28.
DEREBE LEKUM METHELEN MIN 'ENFUSIKUM HEL LEKUM MIN MA MELEKET 'EJMANUKUM MIN SHUREKA'E FI MA REZEKNAKUM FE'ENTUM FIHI SEWA'UN TEHAFUNEHUM KEHIFETIKUM 'ENFUSEKUM KEDHALIKE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'KILUNE