Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:23. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
30:23. Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë.
30:23. Dhe nga shenjat e Tij janë gjumi juaj natën dhe ditën dhe kërkimi juaj i furnizimit nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që dëgjon.
30:23. WE MIN 'AJATIHI MENAMUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE EBTIGA'UUKUM MIN FEDLIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JESMA'UNE
C 30:24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
30:24. Gjithashtu, prej shenjave të Tij janë paraqitja e vetëtimës si frikë e shpresë dhe dërgimi i shiut prej qiellit, që nëpërmjet tij të gjallërohet toka pas shkretimit të saj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
30:24. Dhe nga shenjat e Tij është që Ai ju tregon vetëtimën, për frikë dhe shpresë, dhe Ai lëshon nga qielli ujë, dhe me të Ai gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që kupton.
30:24. WE MIN 'AJATIHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA'AN WE JUNEZZILU MINE ES-SEMA'I MA'EN FEJUHJI BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 30:25. Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
30:25. Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t'ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur),
30:25. Dhe nga shenjat e Tij është që qielli dhe toka qëndrojnë me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai ju thërret nga toka, menjëherë ju do të dilni.
30:25. WE MIN 'AJATIHI 'EN TEKUME ES-SEMA'U WEL-'ERDU BI'EMRIHI THUMME 'IDHA DA'AKUM DA'WETEN MINEL-'ERDI 'IDHA 'ENTUM TEHRUXHUNE
C 30:26. E Tij është ç'ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
30:26. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij.
30:26. Dhe për Të është çdo gjë në qiej dhe në tokë. Të gjitha i binden Atij.
30:26. WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
C 30:27. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
30:27. Ai e zë fill krijimin dhe Ai e përsërit atë e për Atë kjo është edhe më e lehtë. Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
30:27. Dhe Ai është që fillon krijimin, pastaj e përsërit atë, dhe kjo është më e lehtë për Të. Dhe për Të janë shembulli më i lartë në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
30:27. WE HUWEL-LEDHI JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU WE HUWE 'EHWENU 'ALEJHI WE LEHUL-METHELUL-'A'LA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 30:28. Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
30:28. Ai ju ka sjellë një shembull nga vetë jeta juaj: A janë skllevërit tuaj pjesëtarë të barabartë me ju në pasurinë, që Ne ju kemi dhënë juve dhe, a u frikësoheni atyre ashtu, siç i frikësoheni njëri tjetrit? Ja, kështu Ne ua shpjegojmë shenjat Tona njerëzve që mendojnë.
30:28. Ai ju vendos një shembull nga vetet tuaja. A keni ndonjë nga ata që janë në pronësinë tuaj si shokë në atë që ju kemi furnizuar, kështu që ju jeni të barabartë në të, duke pasur frikë nga njëri-tjetri siç keni frikë nga vetet tuaja? Kështu Ne i shpjegojmë shenjat për një popull që kupton.
30:28. DEREBE LEKUM METHELEN MIN 'ENFUSIKUM HEL LEKUM MIN MA MELEKET 'EJMANUKUM MIN SHUREKA'E FI MA REZEKNAKUM FE'ENTUM FIHI SEWA'UN TEHAFUNEHUM KEHIFETIKUM 'ENFUSEKUM KEDHALIKE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'KILUNE
C 30:29. Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30:29. Por, keqbërësit, nga padituria ndjekin qejfet e veta. Atëherë, kush do ta udhëzojë atë që e ka lënë të humbur Allahu? Për njerëz të tillë nuk ka kurrfarë ndihmësi.
30:29. Jo, ata që bëjnë padrejtësi ndjekin dëshirat e tyre pa dije. Prandaj, kush mund të udhëzojë atë që Allahu e ka lënë të devijojë? Dhe për ta nuk ka ndihmues.
30:29. BEL ETTEBE'AL-LEDHINE DHELEMU 'EHWA'EHUM BIGAJRI 'ILMIN FEMEN JEHDI MEN 'EDELLEL-LAHU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 30:30. Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:30. Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:30. Prandaj, kthehu drejt fesë me vendosmëri. Ky është natyraliteti me të cilin Allahu ka krijuar njerëzimin. Nuk ka ndryshim në krijimin e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
30:30. FE'EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFEN FITRETEL-LAHI ELLETI FETERE EN-NASE 'ALEJHA LA TEBDILE LIHALKI ELLAHI DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 30:31. (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
30:31. Drejtojuni Atij me pendesë, frikësojuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim),
30:31. Duke u kthyer drejt Tij, dhe kini frikë Atë, dhe falni namazin dhe mos jini nga idhujtarët,
30:31. MUNIBINE 'ILEJHI WE ETTEKUHU WE 'EKIMU ES-SELETE WE LA TEKUNU MINEL-MUSHRIKINE
C 30:32. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
30:32. si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
30:32. Ata që ndajnë fenë e tyre dhe bëhen sekte, secili grup duke qenë i kënaqur me atë që kanë.
30:32. MINEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA'EN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C 30:33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
30:33. Kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer me pendesë, e pastaj, kur Ai u jep të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një pjesë tyre i shoqërojnë Zotit të vet diçka tjetër (në adhurim),
30:33. Dhe kur i prek njerëzit ndonjë fatkeqësi, ata thërrasin Zotin e tyre, duke u kthyer me pendim ndaj Tij. Pastaj, kur Ai u jep atyre një mëshirë prej Tij, ja, një pjesë prej tyre i bëjnë shok Zotit të tyre,
30:33. WE 'IDHA MESSE EN-NASE DURRUN DE'AW REBBEHUM MUNIBINE 'ILEJHI THUMME 'IDHA 'EDHAKAHUM MINHU REHMETEN 'IDHA FERIKUN MINHUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE