U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
30:31.
(përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
30:31.
Drejtojuni Atij me pendesë, frikësojuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim),
30:31.
Duke u kthyer drejt Tij, dhe kini frikë Atë, dhe falni namazin dhe mos jini nga idhujtarët,
30:31.
MUNIBINE 'ILEJHI WE ETTEKUHU WE 'EKIMU ES-SELETE WE LA TEKUNU MINEL-MUSHRIKINE
C
30:32.
Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
30:32.
si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
30:32.
Ata që ndajnë fenë e tyre dhe bëhen sekte, secili grup duke qenë i kënaqur me atë që kanë.
30:32.
MINEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA'EN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C
30:33.
Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
30:33.
Kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer me pendesë, e pastaj, kur Ai u jep të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një pjesë tyre i shoqërojnë Zotit të vet diçka tjetër (në adhurim),
30:33.
Dhe kur i prek njerëzit ndonjë fatkeqësi, ata thërrasin Zotin e tyre, duke u kthyer me pendim ndaj Tij. Pastaj, kur Ai u jep atyre një mëshirë prej Tij, ja, një pjesë prej tyre i bëjnë shok Zotit të tyre,
30:33.
WE 'IDHA MESSE EN-NASE DURRUN DE'AW REBBEHUM MUNIBINE 'ILEJHI THUMME 'IDHA 'EDHAKAHUM MINHU REHMETEN 'IDHA FERIKUN MINHUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE
C
30:34.
Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
30:34.
për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. Le të kënaqen, sepse së shpejti do ta marrin vesh!
30:34.
Që të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë atyre. Prandaj, kënaquni, por së shpejti do ta dini.
30:34.
LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM FETEMETTA'U FESEWFE TA'LEMUNE
C
30:35.
A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
30:35.
A mos vallë Ne u kemi dërguar atyre shpallje, që u flet për idhujt që m'i shoqëronin Mua (në adhurim)?
30:35.
A kemi shpallur ndonjë dëshmi mbi ta që flet për atë që i bëjnë shok Allahut?
30:35.
'EM 'ENZELNA 'ALEJHIM SULTANEN FEHUWE JETEKELLEMU BIMA KANU BIHI JUSHRIKUNE
C
30:36.
E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
30:36.
Kur Ne u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të e, kur i godet fatkeqësia për atë që kanë bërë me duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.
30:36.
Dhe kur Ne u japim njerëzve një mëshirë, ata gëzohen për të. Por nëse i prek ndonjë fatkeqësi për shkak të asaj që duart e tyre kanë dërguar përpara, ja, ata bëhen të dëshpëruar.
30:36.
WE 'IDHA 'EDHEKNA EN-NASE REHMETEN FERIHU BIHA WE 'IN TUSIBHUM SEJJI'ETUN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM 'IDHA HUM JEKNETUNE
C
30:37.
Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
30:37.
Vallë, a nuk dinë ata se Allahu ia zgjeron furnizimin dhe ia ngushton kujt të dojë?! Me të vërtetë, këtu ka një shenjë për njerëzit që besojnë.
30:37.
A nuk e kanë parë ata se Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë dhe e ngushton atë? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
30:37.
'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
30:38.
Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
30:38.
Jepja të drejtën e tij të afërmit, edhe të varfrit, edhe udhëtarit! Kjo është më e mirë për ata që e duan kënaqësinë e Allahut. Pikërisht ata do të jenë të fituarit.
30:38.
Prandaj, jep të afërmit të drejtën e tij, dhe të varfrit dhe udhëtarit. Kjo është më e mirë për ata që kërkojnë fytyrën e Allahut. Dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
30:38.
FE'ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI DHALIKE HAJRUN LILLEDHINE JURIDUNE WEXHHEL-LAHI WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
30:39.
Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
30:39.
Ato që i jepni dhuratë për t'jua shtuar (pasurinë tuaj) përmes pasurisë së njerëzve të tjerë (duke jua kthyer dhuratën me një më të mirë), nuk do të shtohen tek Allahu (s'do të ketë shpërblim), kurse kur të jepni si bamirësi, për të arritur kënaqësinë e Allahut, do t'ju shumëfishohen (të mirat).
30:39.
Dhe ajo që ju jepni në fajde që të rritet nga pasuria e njerëzve, nuk rritet te Allahu. Por ajo që ju jepni nga zekati, duke kërkuar fytyrën e Allahut, këta janë ata që do të kenë shumëfishim.
30:39.
WE MA 'ATEJTUM MIN RIBEN LIJERBUWA FI 'EMWALI EN-NASI FELA JERBU 'INDEL-LAHI WE MA 'ATEJTUM MIN ZEKATIN TURIDUNE WEXHHEL-LAHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUD'IFUNE
C
30:40.
All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
30:40.
Allahu është Ai që ju ka krijuar e ju ka dhënë ushqim; pastaj ju sjell vdekjen e pastaj ju ringjall. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bën diçka të tillë? Ai qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar mbi gjithçka, që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
30:40.
Allahu është Ai që ju krijoi, pastaj ju furnizoi, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë nga shokët tuaj që bën ndonjë nga këto? I Lartësuar qoftë Ai dhe i Lartësuar mbi atë që i bëjnë shok!
30:40.
ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM THUMME REZEKAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM HEL MIN SHUREKA'IKUM MEN JEF'ALU MIN DHALIKUM MIN SHEJ'IN SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
30:41.
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
30:41.
Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t'i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).
30:41.
Korrupsioni është shfaqur në tokë dhe në det për shkak të asaj që duart e njerëzve kanë fituar, që Ai t'u bëjë të shijojnë disa nga ato që kanë bërë, që ata të mund të kthehen.
30:41.
DHEHEREL-FESADU FIL-BERRI WEL-BEHRI BIMA KESEBET 'EJDI EN-NASI LIJUDHIKAHUM BA'DEL-LEDHI 'AMILU LE'ALLEHUM JERXHI'UNE