Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:29. Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30:29. Por, keqbërësit, nga padituria ndjekin qejfet e veta. Atëherë, kush do ta udhëzojë atë që e ka lënë të humbur Allahu? Për njerëz të tillë nuk ka kurrfarë ndihmësi.
30:29. Jo, ata që bëjnë padrejtësi ndjekin dëshirat e tyre pa dije. Prandaj, kush mund të udhëzojë atë që Allahu e ka lënë të devijojë? Dhe për ta nuk ka ndihmues.
30:29. BEL ETTEBE'AL-LEDHINE DHELEMU 'EHWA'EHUM BIGAJRI 'ILMIN FEMEN JEHDI MEN 'EDELLEL-LAHU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 30:30. Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:30. Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:30. Prandaj, kthehu drejt fesë me vendosmëri. Ky është natyraliteti me të cilin Allahu ka krijuar njerëzimin. Nuk ka ndryshim në krijimin e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
30:30. FE'EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFEN FITRETEL-LAHI ELLETI FETERE EN-NASE 'ALEJHA LA TEBDILE LIHALKI ELLAHI DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 30:31. (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
30:31. Drejtojuni Atij me pendesë, frikësojuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim),
30:31. Duke u kthyer drejt Tij, dhe kini frikë Atë, dhe falni namazin dhe mos jini nga idhujtarët,
30:31. MUNIBINE 'ILEJHI WE ETTEKUHU WE 'EKIMU ES-SELETE WE LA TEKUNU MINEL-MUSHRIKINE
C 30:32. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
30:32. si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
30:32. Ata që ndajnë fenë e tyre dhe bëhen sekte, secili grup duke qenë i kënaqur me atë që kanë.
30:32. MINEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA'EN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C 30:33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
30:33. Kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer me pendesë, e pastaj, kur Ai u jep të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një pjesë tyre i shoqërojnë Zotit të vet diçka tjetër (në adhurim),
30:33. Dhe kur i prek njerëzit ndonjë fatkeqësi, ata thërrasin Zotin e tyre, duke u kthyer me pendim ndaj Tij. Pastaj, kur Ai u jep atyre një mëshirë prej Tij, ja, një pjesë prej tyre i bëjnë shok Zotit të tyre,
30:33. WE 'IDHA MESSE EN-NASE DURRUN DE'AW REBBEHUM MUNIBINE 'ILEJHI THUMME 'IDHA 'EDHAKAHUM MINHU REHMETEN 'IDHA FERIKUN MINHUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE
C 30:34. Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
30:34. për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. Le të kënaqen, sepse së shpejti do ta marrin vesh!
30:34. Që të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë atyre. Prandaj, kënaquni, por së shpejti do ta dini.
30:34. LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM FETEMETTA'U FESEWFE TA'LEMUNE
C 30:35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
30:35. A mos vallë Ne u kemi dërguar atyre shpallje, që u flet për idhujt që m'i shoqëronin Mua (në adhurim)?
30:35. A kemi shpallur ndonjë dëshmi mbi ta që flet për atë që i bëjnë shok Allahut?
30:35. 'EM 'ENZELNA 'ALEJHIM SULTANEN FEHUWE JETEKELLEMU BIMA KANU BIHI JUSHRIKUNE
C 30:36. E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
30:36. Kur Ne u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të e, kur i godet fatkeqësia për atë që kanë bërë me duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.
30:36. Dhe kur Ne u japim njerëzve një mëshirë, ata gëzohen për të. Por nëse i prek ndonjë fatkeqësi për shkak të asaj që duart e tyre kanë dërguar përpara, ja, ata bëhen të dëshpëruar.
30:36. WE 'IDHA 'EDHEKNA EN-NASE REHMETEN FERIHU BIHA WE 'IN TUSIBHUM SEJJI'ETUN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM 'IDHA HUM JEKNETUNE
C 30:37. Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
30:37. Vallë, a nuk dinë ata se Allahu ia zgjeron furnizimin dhe ia ngushton kujt të dojë?! Me të vërtetë, këtu ka një shenjë për njerëzit që besojnë.
30:37. A nuk e kanë parë ata se Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë dhe e ngushton atë? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
30:37. 'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 30:38. Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
30:38. Jepja të drejtën e tij të afërmit, edhe të varfrit, edhe udhëtarit! Kjo është më e mirë për ata që e duan kënaqësinë e Allahut. Pikërisht ata do të jenë të fituarit.
30:38. Prandaj, jep të afërmit të drejtën e tij, dhe të varfrit dhe udhëtarit. Kjo është më e mirë për ata që kërkojnë fytyrën e Allahut. Dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
30:38. FE'ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI DHALIKE HAJRUN LILLEDHINE JURIDUNE WEXHHEL-LAHI WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 30:39. Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
30:39. Ato që i jepni dhuratë për t'jua shtuar (pasurinë tuaj) përmes pasurisë së njerëzve të tjerë (duke jua kthyer dhuratën me një më të mirë), nuk do të shtohen tek Allahu (s'do të ketë shpërblim), kurse kur të jepni si bamirësi, për të arritur kënaqësinë e Allahut, do t'ju shumëfishohen (të mirat).
30:39. Dhe ajo që ju jepni në fajde që të rritet nga pasuria e njerëzve, nuk rritet te Allahu. Por ajo që ju jepni nga zekati, duke kërkuar fytyrën e Allahut, këta janë ata që do të kenë shumëfishim.
30:39. WE MA 'ATEJTUM MIN RIBEN LIJERBUWA FI 'EMWALI EN-NASI FELA JERBU 'INDEL-LAHI WE MA 'ATEJTUM MIN ZEKATIN TURIDUNE WEXHHEL-LAHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUD'IFUNE