Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:40. All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
30:40. Allahu është Ai që ju ka krijuar e ju ka dhënë ushqim; pastaj ju sjell vdekjen e pastaj ju ringjall. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bën diçka të tillë? Ai qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar mbi gjithçka, që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
30:40. Allahu është Ai që ju krijoi, pastaj ju furnizoi, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë nga shokët tuaj që bën ndonjë nga këto? I Lartësuar qoftë Ai dhe i Lartësuar mbi atë që i bëjnë shok!
30:40. ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM THUMME REZEKAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM HEL MIN SHUREKA'IKUM MEN JEF'ALU MIN DHALIKUM MIN SHEJ'IN SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 30:41. Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
30:41. Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t'i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).
30:41. Korrupsioni është shfaqur në tokë dhe në det për shkak të asaj që duart e njerëzve kanë fituar, që Ai t'u bëjë të shijojnë disa nga ato që kanë bërë, që ata të mund të kthehen.
30:41. DHEHEREL-FESADU FIL-BERRI WEL-BEHRI BIMA KESEBET 'EJDI EN-NASI LIJUDHIKAHUM BA'DEL-LEDHI 'AMILU LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 30:42. Thuaj: "Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë".
30:42. Thuaj (o Muhamed): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i atyre para jush”. Shumica e tyre kanë qenë idhujtarë.
30:42. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si ishte fundi i atyre para jush. Shumica prej tyre ishin idhujtarë."
30:42. KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLU KANE 'EKTHERUHUM MUSHRIKINE
C 30:43. Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
30:43. Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë, para se të vijë prej Allahut Dita, e cila nuk mund të shtyhet. Atë ditë, njerëzit do të ndahen:
30:43. Prandaj, ktheje fytyrën tënde drejt fesë së drejtë përpara se të vijë nga Allahu një ditë që nuk mund të shmanget. Atë ditë, ata do të ndahen.
30:43. FE'EKIM WEXHHEKE LILDDINIL-KAJJIMI MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA MEREDDE LEHU MINEL-LAHI JEWME'IDHIN JESSEDDA'UNE
C 30:44. Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin).
30:44. ata që nuk kanë besuar, do të mbajnë pasojat e mohimit, kurse ata që kanë bërë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes (të mira).
30:44. Kushdo që mohon, atëherë mohimi i tij është kundër tij. Dhe kushdo që bën mirësi, ata për veten e tyre përgatiten,
30:44. MEN KEFERE FE'ALEJHI KUFRUHU WE MEN 'AMILE SALIHEN FELI'ENFUSIHIM JEMHEDUNE
C 30:45. Që t'i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:45. Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Allahu do t'i shpërblejë nga dhuntitë e Veta. Në të vërtetë, Ai nuk i do mohuesit.
30:45. Që Ai t'i shpërblejë ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:45. LIJEXHZIJEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MIN FEDLIHI 'INNEHU LA JUHIBBUL-KAFIRINE
C 30:46. Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t'i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
30:46. Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t'ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
30:46. Dhe nga shenjat e Tij është që Ai dërgon erërat si lajmëtarë të lajmeve të mira dhe që Ai t'ju bëjë të shijoni mëshirën e Tij, dhe që anijet të lundrojnë me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga furnizimi i Tij, dhe që ju të jeni mirënjohës.
30:46. WE MIN 'AJATIHI 'EN JURSILE ER-RIJAHE MUBESHSHIRATIN WE LIJUDHIKAKUM MIN REHMETIHI WE LITEXHRIJEL-FULKU BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 30:47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
30:47. Pa dyshim, Ne kemi nisur të dërguar para teje te popujt e tyre. Ata u paraqitën me prova të qarta, por popujt i mohuan, prandaj Ne i ndëshkuam keqbërësit. Është detyra Jonë që t'i ndihmojmë besimtarët.
30:47. Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar të dërguar te populli i tyre, dhe ata i sollën atyre prova të qarta. Pastaj Ne u hakmorëm ndaj atyre që bënë krime, dhe ishte një detyrë për Ne të ndihmonim besimtarët.
30:47. WE LEKAD 'ERSELNA MIN KABLIKE RUSULEN 'ILA KAWMIHIM FEXHA'UHUM BIL-BEJJINATI FANTEKAMNA MINEL-LEDHINE 'EXHREMU WE KANE HEKKAN 'ALEJNA NESRUL-MU'UMININE
C 30:48. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
30:48. Allahu është ai që i dërgon erërat, që ato t'i lëvizin retë, pastaj i shpërndan ato nëpër qiell si të dojë dhe i copëton ato pjesë pjesë, e ti sheh shiun, si bie prej tyre. Kur ua çon kujt të dojë nga robërit e Vet, atëherë ata gëzohen përnjëherësh,
30:48. Allahu është Ai që dërgon erërat dhe ato lëvizin retë, pastaj Ai i përhap ato në qiell si të dojë dhe i ndan ato në copa, dhe ti sheh shiun që del prej tyre. Pastaj, kur Ai e sjell atë mbi kë të dojë nga robërit e Tij, ja, ata gëzohen.
30:48. ELLAHUL-LEDHI JURSILU ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABEN FEJEBSUTUHU FI ES-SEMA'I KEJFE JESHA'U WE JEXH'ALUHU KISEFAN FETERAL-WEDKA JEHRUXHU MIN HILALIHI FE'IDHA 'ESABE BIHI MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI 'IDHA HUM JESTEBSHIRUNE
C 30:49. Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
30:49. edhe pse, me të vërtetë, para se t'u vinte shiu, ishin të dëshpëruar.
30:49. Megjithëse para se t'u vinte, ata ishin me siguri të dëshpëruar.
30:49. WE 'IN KANU MIN KABLI 'EN JUNEZZELE 'ALEJHIM MIN KABLIHI LEMUBLISINE
C 30:50. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
30:50. Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t'i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
30:50. Shiko pra shenjat e mëshirës së Allahut – si e gjallëron Ai tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ai është Ai që do të gjallërojë të vdekurit, dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
30:50. FANDHUR 'ILA 'ATHARI REHMETI ELLAHI KEJFE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE DHALIKE LEMUHJIL-MEWTA WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN