Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:54. All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
30:54. Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
30:54. Allahu është Ai që ju krijoi ju nga dobësia, pastaj pas dobësisë Ai ju dha forcë, pastaj pas forcës Ai ju dha dobësi dhe thinja. Ai krijon atë që do, dhe Ai është i Gjithëdituri, i Gjithëfuqishmi.
30:54. ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM MIN DA'FIN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI DA'FIN KUWETEN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI KUWETIN DA'FEN WE SHEJBETEN JEHLUKU MA JESHA'U WE HUWEL-'ALIMUL-KADIRU
C 30:55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:55. Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në tokë) veçse për një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
30:55. Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të betohen se nuk kanë qëndruar përveçse për një çast. Kështu ata ishin larguar (nga e vërteta).
30:55. WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUKSIMUL-MUXHRIMUNE MA LEBITHU GAJRE SA'ATIN KEDHALIKE KANU JU'UFEKUNE
C 30:56. E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
30:56. Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
30:56. Dhe ata të cilëve u është dhënë dije dhe besim do të thonë: "Ju keni qëndruar sipas librit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Dhe kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dini."
30:56. WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEL-'IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI 'ILA JEWMIL-BA'THI FEHEDHA JEWMUL-BA'THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA'LEMUNE
C 30:57. E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:57. Atë Ditë, atyre që kanë bërë padrejtësi, nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi, as nuk do t'u lejohet që të kërkojnë falje.
30:57. Kështu, atë ditë, justifikimi i tyre nuk do t'u vlejë atyre që bënë padrejtësi, as nuk do t'u lejohet atyre të kërkojnë falje.
30:57. FEJEWME'IDHIN LA JENFA'UL-LEDHINE DHELEMU MA'DHIRETUHUM WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C 30:58. Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:58. Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t'u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”.
30:58. Dhe me të vërtetë, Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por nëse ti u sjell atyre një shenjë, jobesimtarët me siguri do të thonë: "Ju jeni vetëm ata që shpikni."
30:58. WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN WE LE'IN XHI'TEHUM BI'AJETIN LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUBTILUNE
C 30:59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.
30:59. Kështu, Allahu vulos zemrat e atyre që nuk dinë.
30:59. KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULUBIL-LEDHINE LA JA'LEMUNE
C 30:60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
30:60. Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s'ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!
30:60. Prandaj, ji i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe mos lejo që ata që nuk kanë bindje të të shqetësojnë.
30:60. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LA JESTEHIFFENNEKEL-LEDHINE LA JUKINUNE
C 31:1. Elif, Lam, Mim.
31:1. Elif, Lâm, Mîm.
31:1. Alif, Lam, Mim.
31:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 31:2. Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
31:2. Këto janë vargje të Librit plot Urtësi,
31:2. Këto janë ajetet e Librit të Urtë,
31:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-HEKIMI
C 31:3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
31:3. udhërrëfyes dhe mëshirë për punëmirët,
31:3. Në udhëzim dhe mëshirë për ata që bëjnë mirësi,
31:3. HUDEN WE REHMETEN LILMUHSININE
C 31:4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
31:4. që kryejnë namazin, japin zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
31:4. Ata që falin namazin dhe japin zekatin dhe janë të sigurt për botën tjetër.
31:4. EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE