Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:56. E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
30:56. Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
30:56. Dhe ata të cilëve u është dhënë dije dhe besim do të thonë: "Ju keni qëndruar sipas librit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Dhe kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dini."
30:56. WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEL-'IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI 'ILA JEWMIL-BA'THI FEHEDHA JEWMUL-BA'THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA'LEMUNE
C 30:57. E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:57. Atë Ditë, atyre që kanë bërë padrejtësi, nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi, as nuk do t'u lejohet që të kërkojnë falje.
30:57. Kështu, atë ditë, justifikimi i tyre nuk do t'u vlejë atyre që bënë padrejtësi, as nuk do t'u lejohet atyre të kërkojnë falje.
30:57. FEJEWME'IDHIN LA JENFA'UL-LEDHINE DHELEMU MA'DHIRETUHUM WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C 30:58. Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:58. Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t'u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”.
30:58. Dhe me të vërtetë, Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por nëse ti u sjell atyre një shenjë, jobesimtarët me siguri do të thonë: "Ju jeni vetëm ata që shpikni."
30:58. WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN WE LE'IN XHI'TEHUM BI'AJETIN LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUBTILUNE
C 30:59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.
30:59. Kështu, Allahu vulos zemrat e atyre që nuk dinë.
30:59. KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULUBIL-LEDHINE LA JA'LEMUNE
C 30:60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
30:60. Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s'ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!
30:60. Prandaj, ji i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe mos lejo që ata që nuk kanë bindje të të shqetësojnë.
30:60. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LA JESTEHIFFENNEKEL-LEDHINE LA JUKINUNE
C 31:1. Elif, Lam, Mim.
31:1. Elif, Lâm, Mîm.
31:1. Alif, Lam, Mim.
31:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 31:2. Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
31:2. Këto janë vargje të Librit plot Urtësi,
31:2. Këto janë ajetet e Librit të Urtë,
31:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-HEKIMI
C 31:3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
31:3. udhërrëfyes dhe mëshirë për punëmirët,
31:3. Në udhëzim dhe mëshirë për ata që bëjnë mirësi,
31:3. HUDEN WE REHMETEN LILMUHSININE
C 31:4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
31:4. që kryejnë namazin, japin zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
31:4. Ata që falin namazin dhe japin zekatin dhe janë të sigurt për botën tjetër.
31:4. EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 31:5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
31:5. Këta janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm këta janë të shpëtuar.
31:5. Këta janë ata që janë në udhëzim nga Zoti i tyre, dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
31:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 31:6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
31:6. Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t'u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.
31:6. Dhe nga njerëzit ka që blejnë fjalë boshe që të devijojnë nga rruga e Allahut pa dije dhe që ta marrin atë për tallje. Për ta do të ketë një ndëshkim poshtërues.
31:6. WE MINE EN-NASI MEN JESHTERI LEHWEL-HEDITHI LIJUDILLE 'AN SEBILI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE JETTEHIDHEHA HUZUEN 'ULE'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN