Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 31:1. Elif, Lam, Mim.
31:1. Elif, Lâm, Mîm.
31:1. Alif, Lam, Mim.
31:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 31:2. Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
31:2. Këto janë vargje të Librit plot Urtësi,
31:2. Këto janë ajetet e Librit të Urtë,
31:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-HEKIMI
C 31:3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
31:3. udhërrëfyes dhe mëshirë për punëmirët,
31:3. Në udhëzim dhe mëshirë për ata që bëjnë mirësi,
31:3. HUDEN WE REHMETEN LILMUHSININE
C 31:4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
31:4. që kryejnë namazin, japin zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
31:4. Ata që falin namazin dhe japin zekatin dhe janë të sigurt për botën tjetër.
31:4. EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 31:5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
31:5. Këta janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm këta janë të shpëtuar.
31:5. Këta janë ata që janë në udhëzim nga Zoti i tyre, dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
31:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 31:6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
31:6. Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t'u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.
31:6. Dhe nga njerëzit ka që blejnë fjalë boshe që të devijojnë nga rruga e Allahut pa dije dhe që ta marrin atë për tallje. Për ta do të ketë një ndëshkim poshtërues.
31:6. WE MINE EN-NASI MEN JESHTERI LEHWEL-HEDITHI LIJUDILLE 'AN SEBILI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE JETTEHIDHEHA HUZUEN 'ULE'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 31:7. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.
31:7. Kur ndonjërit prej tyre i lexohen shpalljet Tona, ai e kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar, sikur i janë shurdhuar veshët. Andaj, jepu lajmin e dënimit të dhembshëm.
31:7. Dhe kur atij i lexohen ajetet Tona, ai kthen shpinën me arrogancë, sikur të mos i kishte dëgjuar ato, sikur të kishte në veshët e tij një barrë. Prandaj, jepu atij lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.
31:7. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHI 'AJATUNA WELLA MUSTEKBIREN KE'EN LEM JESMA'HA KE'ENNE FI 'UDHUNEJHI WEKRAN FEBESHSHIRHU BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 31:8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme,
31:8. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e dhuntisë,
31:8. Me të vërtetë, për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte të begatisë,
31:8. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM XHENNATU EN-NA'IMI
C 31:9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
31:9. në të cilat do të qëndrojnë përherë. Premtimi i Allahut është i vërtetë; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
31:9. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
31:9. HALIDINE FIHA WA'DEL-LAHI HEKKEN WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 31:10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
31:10. Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj (bime) i mirë.
31:10. Ai krijoi qiejt pa shtylla që ju mund t'i shihni dhe vendosi në tokë male të qëndrueshme që të mos lëvizë me ju, dhe përhapi mbi të çdo lloj kafshe. Dhe Ne lëshuam ujë nga qielli dhe me të bëmë të rriten bimë të çdo lloji fisnik.
31:10. HALEKA ES-SEMAWATI BIGAJRI 'AMEDIN TEREWNEHA WE 'ELKA FIL-'ERDI REWASIJE 'EN TEMIDE BIKUM WE BETHTHE FIHA MIN KULLI DABBETIN WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN KERIMIN
C 31:11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç'krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
31:11. Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Asgjë, por keqbërësit janë vërtet në humbje të plotë.
31:11. Kjo është krijimi i Allahut. Prandaj, më tregoni atë që kanë krijuar ata që i bëni shok Atij. Jo, por të padrejtët janë në një devijim të qartë.
31:11. HADHA HALKU ELLAHI FE'ERUNI MADHA HALEKAL-LEDHINE MIN DUNIHI BELI EDH-DHALIMUNE FI DELALIN MUBININ