Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 31:4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
31:4. që kryejnë namazin, japin zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
31:4. Ata që falin namazin dhe japin zekatin dhe janë të sigurt për botën tjetër.
31:4. EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 31:5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
31:5. Këta janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm këta janë të shpëtuar.
31:5. Këta janë ata që janë në udhëzim nga Zoti i tyre, dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
31:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 31:6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
31:6. Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t'u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.
31:6. Dhe nga njerëzit ka që blejnë fjalë boshe që të devijojnë nga rruga e Allahut pa dije dhe që ta marrin atë për tallje. Për ta do të ketë një ndëshkim poshtërues.
31:6. WE MINE EN-NASI MEN JESHTERI LEHWEL-HEDITHI LIJUDILLE 'AN SEBILI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE JETTEHIDHEHA HUZUEN 'ULE'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 31:7. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.
31:7. Kur ndonjërit prej tyre i lexohen shpalljet Tona, ai e kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar, sikur i janë shurdhuar veshët. Andaj, jepu lajmin e dënimit të dhembshëm.
31:7. Dhe kur atij i lexohen ajetet Tona, ai kthen shpinën me arrogancë, sikur të mos i kishte dëgjuar ato, sikur të kishte në veshët e tij një barrë. Prandaj, jepu atij lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.
31:7. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHI 'AJATUNA WELLA MUSTEKBIREN KE'EN LEM JESMA'HA KE'ENNE FI 'UDHUNEJHI WEKRAN FEBESHSHIRHU BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 31:8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme,
31:8. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e dhuntisë,
31:8. Me të vërtetë, për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte të begatisë,
31:8. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM XHENNATU EN-NA'IMI
C 31:9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
31:9. në të cilat do të qëndrojnë përherë. Premtimi i Allahut është i vërtetë; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
31:9. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
31:9. HALIDINE FIHA WA'DEL-LAHI HEKKEN WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 31:10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
31:10. Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj (bime) i mirë.
31:10. Ai krijoi qiejt pa shtylla që ju mund t'i shihni dhe vendosi në tokë male të qëndrueshme që të mos lëvizë me ju, dhe përhapi mbi të çdo lloj kafshe. Dhe Ne lëshuam ujë nga qielli dhe me të bëmë të rriten bimë të çdo lloji fisnik.
31:10. HALEKA ES-SEMAWATI BIGAJRI 'AMEDIN TEREWNEHA WE 'ELKA FIL-'ERDI REWASIJE 'EN TEMIDE BIKUM WE BETHTHE FIHA MIN KULLI DABBETIN WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN KERIMIN
C 31:11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç'krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
31:11. Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Asgjë, por keqbërësit janë vërtet në humbje të plotë.
31:11. Kjo është krijimi i Allahut. Prandaj, më tregoni atë që kanë krijuar ata që i bëni shok Atij. Jo, por të padrejtët janë në një devijim të qartë.
31:11. HADHA HALKU ELLAHI FE'ERUNI MADHA HALEKAL-LEDHINE MIN DUNIHI BELI EDH-DHALIMUNE FI DELALIN MUBININ
C 31:12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
31:12. Ne i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): “Falënderoje Allahun! Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim”.
31:12. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Lukmanit urtësi, që ai të falënderojë Allahun. Dhe kushdo që falënderon, me të vërtetë, ai falënderon për të mirën e vet. Dhe kushdo që mohon, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Lavdishmi.
31:12. WE LEKAD 'ATEJNA LUKMANEL-HIKMETE 'ENI ESHKUR LILLAHI WE MEN JESHKUR FE'INNEMA JESHKURU LINEFSIHI WE MEN KEFERE FE'INNALL-LLAHE GANIJUN HEMIDUN
C 31:13. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
31:13. (Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”.
31:13. Dhe kur Lukmani i tha të birit të tij, ndërsa e këshillonte atë: "O biri im, mos i bëj shok Allahut. Me të vërtetë, të bërit shok është një padrejtësi e madhe."
31:13. WE 'IDH KALE LUKMANU LIABNIHI WE HUWE JA'IDHUHU JA BUNEJJE LA TUSHRIK BILLAHI 'INNE ESH-SHIRKE LEDHULMUN 'ADHIMUN
C 31:14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
31:14. Ne e kemi urdhëruar njeriun që t'i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
31:14. Dhe Ne kemi urdhëruar njeriut për prindërit e tij. Nëna e tij e mbajti atë në dobësi pas dobësie, dhe zgjatja e gjidhënies së tij është dy vjet. Falëndero Mua dhe prindërit e tu. Te Unë është kthimi.
31:14. WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI HEMELET/HU 'UMMUHU WEHNEN 'ALA WEHNIN WE FISALUHU FI 'AMEJNI 'ENI ESHKUR LI WE LIWALIDEJKE 'ILEJJEL-MESIRU