U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
30:55.
E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:55.
Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në tokë) veçse për një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
30:55.
Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të betohen se nuk kanë qëndruar përveçse për një çast. Kështu ata ishin larguar (nga e vërteta).
30:55.
WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUKSIMUL-MUXHRIMUNE MA LEBITHU GAJRE SA'ATIN KEDHALIKE KANU JU'UFEKUNE
C
30:56.
E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
30:56.
Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
30:56.
Dhe ata të cilëve u është dhënë dije dhe besim do të thonë: "Ju keni qëndruar sipas librit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Dhe kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dini."
30:56.
WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEL-'IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI 'ILA JEWMIL-BA'THI FEHEDHA JEWMUL-BA'THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA'LEMUNE
C
30:57.
E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:57.
Atë Ditë, atyre që kanë bërë padrejtësi, nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi, as nuk do t'u lejohet që të kërkojnë falje.
30:57.
Kështu, atë ditë, justifikimi i tyre nuk do t'u vlejë atyre që bënë padrejtësi, as nuk do t'u lejohet atyre të kërkojnë falje.
30:57.
FEJEWME'IDHIN LA JENFA'UL-LEDHINE DHELEMU MA'DHIRETUHUM WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C
30:58.
Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:58.
Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t'u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”.
30:58.
Dhe me të vërtetë, Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por nëse ti u sjell atyre një shenjë, jobesimtarët me siguri do të thonë: "Ju jeni vetëm ata që shpikni."
30:58.
WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN WE LE'IN XHI'TEHUM BI'AJETIN LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUBTILUNE
C
30:59.
Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:59.
Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.
30:59.
Kështu, Allahu vulos zemrat e atyre që nuk dinë.
30:59.
KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULUBIL-LEDHINE LA JA'LEMUNE
C
30:60.
Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
30:60.
Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s'ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!
30:60.
Prandaj, ji i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe mos lejo që ata që nuk kanë bindje të të shqetësojnë.
30:60.
FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LA JESTEHIFFENNEKEL-LEDHINE LA JUKINUNE
C
31:2.
Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
31:2.
Këto janë vargje të Librit plot Urtësi,
31:2.
Këto janë ajetet e Librit të Urtë,
31:2.
TILKE 'AJATUL-KITABIL-HEKIMI
C
31:3.
E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
31:3.
udhërrëfyes dhe mëshirë për punëmirët,
31:3.
Në udhëzim dhe mëshirë për ata që bëjnë mirësi,
31:3.
HUDEN WE REHMETEN LILMUHSININE
C
31:4.
Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
31:4.
që kryejnë namazin, japin zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
31:4.
Ata që falin namazin dhe japin zekatin dhe janë të sigurt për botën tjetër.
31:4.
EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C
31:5.
Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
31:5.
Këta janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm këta janë të shpëtuar.
31:5.
Këta janë ata që janë në udhëzim nga Zoti i tyre, dhe këta janë ata që do të jenë të shpëtuar.
31:5.
'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE