Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:49. Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
30:49. edhe pse, me të vërtetë, para se t'u vinte shiu, ishin të dëshpëruar.
30:49. Megjithëse para se t'u vinte, ata ishin me siguri të dëshpëruar.
30:49. WE 'IN KANU MIN KABLI 'EN JUNEZZELE 'ALEJHIM MIN KABLIHI LEMUBLISINE
C 30:50. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
30:50. Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t'i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
30:50. Shiko pra shenjat e mëshirës së Allahut – si e gjallëron Ai tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ai është Ai që do të gjallërojë të vdekurit, dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
30:50. FANDHUR 'ILA 'ATHARI REHMETI ELLAHI KEJFE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE DHALIKE LEMUHJIL-MEWTA WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 30:51. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
30:51. Edhe sikur Ne të dërgonim furtunë, e jobesimtarët të shihnin që çdo gjë të zverdhej, edhe pas kësaj ata do të mbeteshin mohues të dhuntive.
30:51. Dhe nëse Ne dërgojmë një erë dhe ata e shohin atë (të mbjellën) të verdhë, me të vërtetë ata do të vazhdojnë të jenë mosmirënjohës pas kësaj.
30:51. WE LE'IN 'ERSELNA RIHEN FERE'EWHU MUSFERRAN LEDHELLU MIN BA'DIHI JEKFURUNE
C 30:52. Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
30:52. Me të vërtetë, ti (Muhamed) nuk mund të bësh që “i vdekuri” apo “i shurdhëri” të dëgjojnë thirrjen, kur ata ta kthejnë shpinën duke u larguar!
30:52. Dhe me të vërtetë, ti nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen kur ata kthehen duke u larguar.
30:52. FE'INNEKE LA TUSMI'UL-MEWTA WE LA TUSMI'U ES-SUMME ED-DU'A'E 'IDHA WE LLEW MUDBIRINE
C 30:53. Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
30:53. Ti nuk mund ta udhëzosh të verbrin të dalë nga humbja e tij! Ti mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shpalljet Tona. Ata janë myslimanë të vërtetë.
30:53. Dhe ti nuk mund t'i udhëzosh të verbrit nga devijimi i tyre. Ti mund të bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shpalljet Tona dhe që janë të nënshtruar.
30:53. WE MA 'ENTE BIHADIL-'UMJI 'AN DELALETIHIM 'IN TUSMI'U 'ILLA MEN JU'UMINU BI'AJATINA FEHUM MUSLIMUN
C 30:54. All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
30:54. Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
30:54. Allahu është Ai që ju krijoi ju nga dobësia, pastaj pas dobësisë Ai ju dha forcë, pastaj pas forcës Ai ju dha dobësi dhe thinja. Ai krijon atë që do, dhe Ai është i Gjithëdituri, i Gjithëfuqishmi.
30:54. ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM MIN DA'FIN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI DA'FIN KUWETEN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI KUWETIN DA'FEN WE SHEJBETEN JEHLUKU MA JESHA'U WE HUWEL-'ALIMUL-KADIRU
C 30:55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:55. Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në tokë) veçse për një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
30:55. Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të betohen se nuk kanë qëndruar përveçse për një çast. Kështu ata ishin larguar (nga e vërteta).
30:55. WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUKSIMUL-MUXHRIMUNE MA LEBITHU GAJRE SA'ATIN KEDHALIKE KANU JU'UFEKUNE
C 30:56. E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
30:56. Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
30:56. Dhe ata të cilëve u është dhënë dije dhe besim do të thonë: "Ju keni qëndruar sipas librit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Dhe kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dini."
30:56. WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEL-'IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI 'ILA JEWMIL-BA'THI FEHEDHA JEWMUL-BA'THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA'LEMUNE
C 30:57. E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:57. Atë Ditë, atyre që kanë bërë padrejtësi, nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi, as nuk do t'u lejohet që të kërkojnë falje.
30:57. Kështu, atë ditë, justifikimi i tyre nuk do t'u vlejë atyre që bënë padrejtësi, as nuk do t'u lejohet atyre të kërkojnë falje.
30:57. FEJEWME'IDHIN LA JENFA'UL-LEDHINE DHELEMU MA'DHIRETUHUM WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C 30:58. Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:58. Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t'u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”.
30:58. Dhe me të vërtetë, Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por nëse ti u sjell atyre një shenjë, jobesimtarët me siguri do të thonë: "Ju jeni vetëm ata që shpikni."
30:58. WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN WE LE'IN XHI'TEHUM BI'AJETIN LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUBTILUNE
C 30:59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.
30:59. Kështu, Allahu vulos zemrat e atyre që nuk dinë.
30:59. KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULUBIL-LEDHINE LA JA'LEMUNE