U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
30:46.
Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t'i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
30:46.
Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t'ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
30:46.
Dhe nga shenjat e Tij është që Ai dërgon erërat si lajmëtarë të lajmeve të mira dhe që Ai t'ju bëjë të shijoni mëshirën e Tij, dhe që anijet të lundrojnë me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga furnizimi i Tij, dhe që ju të jeni mirënjohës.
30:46.
WE MIN 'AJATIHI 'EN JURSILE ER-RIJAHE MUBESHSHIRATIN WE LIJUDHIKAKUM MIN REHMETIHI WE LITEXHRIJEL-FULKU BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
30:47.
Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
30:47.
Pa dyshim, Ne kemi nisur të dërguar para teje te popujt e tyre. Ata u paraqitën me prova të qarta, por popujt i mohuan, prandaj Ne i ndëshkuam keqbërësit. Është detyra Jonë që t'i ndihmojmë besimtarët.
30:47.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar të dërguar te populli i tyre, dhe ata i sollën atyre prova të qarta. Pastaj Ne u hakmorëm ndaj atyre që bënë krime, dhe ishte një detyrë për Ne të ndihmonim besimtarët.
30:47.
WE LEKAD 'ERSELNA MIN KABLIKE RUSULEN 'ILA KAWMIHIM FEXHA'UHUM BIL-BEJJINATI FANTEKAMNA MINEL-LEDHINE 'EXHREMU WE KANE HEKKAN 'ALEJNA NESRUL-MU'UMININE
C
30:48.
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
30:48.
Allahu është ai që i dërgon erërat, që ato t'i lëvizin retë, pastaj i shpërndan ato nëpër qiell si të dojë dhe i copëton ato pjesë pjesë, e ti sheh shiun, si bie prej tyre. Kur ua çon kujt të dojë nga robërit e Vet, atëherë ata gëzohen përnjëherësh,
30:48.
Allahu është Ai që dërgon erërat dhe ato lëvizin retë, pastaj Ai i përhap ato në qiell si të dojë dhe i ndan ato në copa, dhe ti sheh shiun që del prej tyre. Pastaj, kur Ai e sjell atë mbi kë të dojë nga robërit e Tij, ja, ata gëzohen.
30:48.
ELLAHUL-LEDHI JURSILU ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABEN FEJEBSUTUHU FI ES-SEMA'I KEJFE JESHA'U WE JEXH'ALUHU KISEFAN FETERAL-WEDKA JEHRUXHU MIN HILALIHI FE'IDHA 'ESABE BIHI MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI 'IDHA HUM JESTEBSHIRUNE
C
30:49.
Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
30:49.
edhe pse, me të vërtetë, para se t'u vinte shiu, ishin të dëshpëruar.
30:49.
Megjithëse para se t'u vinte, ata ishin me siguri të dëshpëruar.
30:49.
WE 'IN KANU MIN KABLI 'EN JUNEZZELE 'ALEJHIM MIN KABLIHI LEMUBLISINE
C
30:50.
Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
30:50.
Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t'i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
30:50.
Shiko pra shenjat e mëshirës së Allahut – si e gjallëron Ai tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ai është Ai që do të gjallërojë të vdekurit, dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
30:50.
FANDHUR 'ILA 'ATHARI REHMETI ELLAHI KEJFE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE DHALIKE LEMUHJIL-MEWTA WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
30:51.
E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
30:51.
Edhe sikur Ne të dërgonim furtunë, e jobesimtarët të shihnin që çdo gjë të zverdhej, edhe pas kësaj ata do të mbeteshin mohues të dhuntive.
30:51.
Dhe nëse Ne dërgojmë një erë dhe ata e shohin atë (të mbjellën) të verdhë, me të vërtetë ata do të vazhdojnë të jenë mosmirënjohës pas kësaj.
30:51.
WE LE'IN 'ERSELNA RIHEN FERE'EWHU MUSFERRAN LEDHELLU MIN BA'DIHI JEKFURUNE
C
30:52.
Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
30:52.
Me të vërtetë, ti (Muhamed) nuk mund të bësh që “i vdekuri” apo “i shurdhëri” të dëgjojnë thirrjen, kur ata ta kthejnë shpinën duke u larguar!
30:52.
Dhe me të vërtetë, ti nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen kur ata kthehen duke u larguar.
30:52.
FE'INNEKE LA TUSMI'UL-MEWTA WE LA TUSMI'U ES-SUMME ED-DU'A'E 'IDHA WE LLEW MUDBIRINE
C
30:53.
Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
30:53.
Ti nuk mund ta udhëzosh të verbrin të dalë nga humbja e tij! Ti mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shpalljet Tona. Ata janë myslimanë të vërtetë.
30:53.
Dhe ti nuk mund t'i udhëzosh të verbrit nga devijimi i tyre. Ti mund të bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shpalljet Tona dhe që janë të nënshtruar.
30:53.
WE MA 'ENTE BIHADIL-'UMJI 'AN DELALETIHIM 'IN TUSMI'U 'ILLA MEN JU'UMINU BI'AJATINA FEHUM MUSLIMUN
C
30:54.
All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
30:54.
Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
30:54.
Allahu është Ai që ju krijoi ju nga dobësia, pastaj pas dobësisë Ai ju dha forcë, pastaj pas forcës Ai ju dha dobësi dhe thinja. Ai krijon atë që do, dhe Ai është i Gjithëdituri, i Gjithëfuqishmi.
30:54.
ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM MIN DA'FIN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI DA'FIN KUWETEN THUMME XHE'ALE MIN BA'DI KUWETIN DA'FEN WE SHEJBETEN JEHLUKU MA JESHA'U WE HUWEL-'ALIMUL-KADIRU
C
30:55.
E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:55.
Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në tokë) veçse për një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
30:55.
Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të betohen se nuk kanë qëndruar përveçse për një çast. Kështu ata ishin larguar (nga e vërteta).
30:55.
WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUKSIMUL-MUXHRIMUNE MA LEBITHU GAJRE SA'ATIN KEDHALIKE KANU JU'UFEKUNE
C
30:56.
E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
30:56.
Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
30:56.
Dhe ata të cilëve u është dhënë dije dhe besim do të thonë: "Ju keni qëndruar sipas librit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Dhe kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dini."
30:56.
WE KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WEL-'IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI 'ILA JEWMIL-BA'THI FEHEDHA JEWMUL-BA'THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA'LEMUNE