Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 30:3. në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
30:3. në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë
30:3. Në një tokë afër, por ata, pas disfatës së tyre, do të jenë fitimtarë,
30:3. FI 'EDNAL-'ERDI WE HUM MIN BA'DI GALEBIHIM SEJEGLIBUNE
C 30:4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
30:4. brenda disa vjetëve. Me të vërtetë, është vendimi i Allahut, si për të parën dhe për të dytën. Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët
30:4. Brenda pak viteve. Me Allahun është urdhri para dhe pas (kësaj). Dhe atë ditë besimtarët do të gëzohen
30:4. FI BID'I SININE LILLAHIL-'EMRU MIN KABLU WE MIN BA'DU WE JEWME'IDHIN JEFREHUL-MU'UMINUNE
C 30:5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
30:5. për ndihmën e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë.
30:5. Me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon kë të dojë, dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
30:5. BINESRI ELLAHI JENSURU MEN JESHA'U WE HUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 30:6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
30:6. (Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:6. Ky është premtimi i Allahut, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:6. WA'DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHU WA'DEHU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 30:7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
30:7. Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.
30:7. Ata e njohin vetëm të jashtmen e jetës së kësaj bote, por janë të pavëmendshëm ndaj botës tjetër.
30:7. JA'LEMUNE DHAHIREN MINEL-HEJATI ED-DUNJA WE HUM 'ANIL-'AHIRETI HUM GAFILUNE
C 30:8. Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
30:8. Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete? Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre - vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
30:8. A nuk mendojnë ata për veten e tyre? Allahu krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre vetëm me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
30:8. 'EWELEM JETEFEKKERU FI 'ENFUSIHIM MA HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE 'EXHELIN MUSEMMEN WE 'INNE KETHIREN MINE EN-NASI BILIKA'I RABBIHIM LEKAFIRUNE
C 30:9. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
30:9. Vallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta, e të dërguarit e tyre u kanë sjellë prova të qarta. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë vetvetes padrejtësi.
30:9. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se ata, dhe ata punuan tokën dhe e përmirësuan atë më shumë sesa e përmirësojnë ata. Dhe të dërguarit e tyre u erdhën atyre me shenja të qarta. Prandaj, nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin që i bënë padrejtësi vetvetes.
30:9. 'EWELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE 'ETHARUL-'ERDE WE 'AMERUHA 'EKTHERE MIMMA 'AMERUHA WE XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 30:10. Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
30:10. Pastaj përfundimi i atyre që punuan keq, ka qenë e keqja e madhe (Xhehenemi), ngase i mohonin shpalljet e Allahut dhe talleshin me to.
30:10. Pastaj fundi i atyre që bënë të këqija ishte më i keqi, sepse ata përgënjeshtruan shpalljet e Allahut dhe i tallën ato.
30:10. THUMME KANE 'AKIBETEL-LEDHINE 'ESA'U ES-SU'A 'EN KEDHDHEBU BI'AJATI ELLAHI WE KANU BIHA JESTEHZI'UN
C 30:11. All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
30:11. Allahu e fillon krijimin e pastaj e përsërit dhe pastaj tek Ai do të ktheheni.
30:11. Allahu fillon krijimin, pastaj e përsërit atë, pastaj te Ai do të ktheheni.
30:11. ELLAHU JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 30:12. E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
30:12. E, atë ditë kur të arrijë Ora, gjynahqarët do të mbesin pa gojë, shpresë këputur.
30:12. Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të humbasin çdo shpresë.
30:12. WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUBLISUL-MUXHRIMUNE
C 30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet dhe do t'i mohojnë idhujt e tyre.
30:13. Dhe ata nuk do të kenë ndërmjetës nga shokët e tyre, dhe ata do t'i mohojnë shokët e tyre.
30:13. WE LEM JEKUN LEHUM MIN SHUREKA'IHIM SHUFA'A'U WE KANU BISHUREKA'IHIM KAFIRINE