Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:68. E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
29:68. Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose mohon të vërtetën që i ka ardhur?! Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?!
29:68. Dhe kush është më i padrejtë sesa ai që shpik një gënjeshtër për Allahun ose që përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i ka ardhur? A nuk është Xhehenemi vendbanimi për jobesimtarët?
29:68. WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHU 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
C 29:69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.
29:69. Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t'i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!
29:69. Dhe ata që përpiqen për Ne, Ne me siguri do t'i udhëzojmë ata në rrugët Tona. Dhe me të vërtetë, Allahu është me ata që bëjnë mirë.
29:69. WEL-LEDHINE XHAHEDU FINA LENEHDIJENNEHUM SUBULENA WE 'INNALL-LLAHE LEME'AL-MUHSININE
C 30:1. Elif, Lam, Mim.
30:1. Elif, Lâm, Mîm.
30:1. Alif, Lam, Mim.
30:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 30:2. Bizantinët (rumët) u mundën,
30:2. U mundën bizantinët,
30:2. Romakët janë mposhtur,
30:2. GULIBETI ER-RUMU
C 30:3. në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
30:3. në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë
30:3. Në një tokë afër, por ata, pas disfatës së tyre, do të jenë fitimtarë,
30:3. FI 'EDNAL-'ERDI WE HUM MIN BA'DI GALEBIHIM SEJEGLIBUNE
C 30:4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
30:4. brenda disa vjetëve. Me të vërtetë, është vendimi i Allahut, si për të parën dhe për të dytën. Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët
30:4. Brenda pak viteve. Me Allahun është urdhri para dhe pas (kësaj). Dhe atë ditë besimtarët do të gëzohen
30:4. FI BID'I SININE LILLAHIL-'EMRU MIN KABLU WE MIN BA'DU WE JEWME'IDHIN JEFREHUL-MU'UMINUNE
C 30:5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
30:5. për ndihmën e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë.
30:5. Me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon kë të dojë, dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
30:5. BINESRI ELLAHI JENSURU MEN JESHA'U WE HUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 30:6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
30:6. (Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:6. Ky është premtimi i Allahut, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:6. WA'DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHU WA'DEHU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 30:7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
30:7. Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.
30:7. Ata e njohin vetëm të jashtmen e jetës së kësaj bote, por janë të pavëmendshëm ndaj botës tjetër.
30:7. JA'LEMUNE DHAHIREN MINEL-HEJATI ED-DUNJA WE HUM 'ANIL-'AHIRETI HUM GAFILUNE
C 30:8. Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
30:8. Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete? Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre - vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
30:8. A nuk mendojnë ata për veten e tyre? Allahu krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre vetëm me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
30:8. 'EWELEM JETEFEKKERU FI 'ENFUSIHIM MA HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE 'EXHELIN MUSEMMEN WE 'INNE KETHIREN MINE EN-NASI BILIKA'I RABBIHIM LEKAFIRUNE
C 30:9. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
30:9. Vallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta, e të dërguarit e tyre u kanë sjellë prova të qarta. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë vetvetes padrejtësi.
30:9. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se ata, dhe ata punuan tokën dhe e përmirësuan atë më shumë sesa e përmirësojnë ata. Dhe të dërguarit e tyre u erdhën atyre me shenja të qarta. Prandaj, nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin që i bënë padrejtësi vetvetes.
30:9. 'EWELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE 'ETHARUL-'ERDE WE 'AMERUHA 'EKTHERE MIMMA 'AMERUHA WE XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE