U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
30:10.
Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
30:10.
Pastaj përfundimi i atyre që punuan keq, ka qenë e keqja e madhe (Xhehenemi), ngase i mohonin shpalljet e Allahut dhe talleshin me to.
30:10.
Pastaj fundi i atyre që bënë të këqija ishte më i keqi, sepse ata përgënjeshtruan shpalljet e Allahut dhe i tallën ato.
30:10.
THUMME KANE 'AKIBETEL-LEDHINE 'ESA'U ES-SU'A 'EN KEDHDHEBU BI'AJATI ELLAHI WE KANU BIHA JESTEHZI'UN
C
30:11.
All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
30:11.
Allahu e fillon krijimin e pastaj e përsërit dhe pastaj tek Ai do të ktheheni.
30:11.
Allahu fillon krijimin, pastaj e përsërit atë, pastaj te Ai do të ktheheni.
30:11.
ELLAHU JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
30:12.
E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
30:12.
E, atë ditë kur të arrijë Ora, gjynahqarët do të mbesin pa gojë, shpresë këputur.
30:12.
Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, mëkatarët do të humbasin çdo shpresë.
30:12.
WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JUBLISUL-MUXHRIMUNE
C
30:13.
Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
30:13.
Ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet dhe do t'i mohojnë idhujt e tyre.
30:13.
Dhe ata nuk do të kenë ndërmjetës nga shokët e tyre, dhe ata do t'i mohojnë shokët e tyre.
30:13.
WE LEM JEKUN LEHUM MIN SHUREKA'IHIM SHUFA'A'U WE KANU BISHUREKA'IHIM KAFIRINE
C
30:14.
Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
30:14.
E, atë ditë kur të arrijë Ora, ata (besimtarët dhe jobesimtarët) do të ndahen.
30:14.
Dhe atë ditë, kur Ora do të vijë, atë ditë ata do të ndahen.
30:14.
WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JEWME'IDHIN JETEFERREKUNE
C
30:15.
E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
30:15.
Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gëzojnë në kopshtin e Xhenetit,
30:15.
Sa i përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në një kopsht duke u kënaqur.
30:15.
FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEHUM FI REWDETIN JUHBERUNE
C
30:16.
E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
30:16.
kurse ata që kanë mohuar dhe kanë përgënjeshtruar shenjat Tona dhe takimin në jetën tjetër, do të hidhen në zjarr.
30:16.
Dhe sa i përket atyre që nuk besuan dhe përgënjeshtruan shpalljet Tona dhe takimin me botën tjetër, ata do të jenë në ndëshkim.
30:16.
WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA WE LIKA'IL-'AHIRETI FE'ULA'IKE FIL-'ADHABI MUHDERUNE
C
30:17.
Atëherë, All-llahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
30:17.
Prandaj lavdërojeni Allahun, kur bie muzgu dhe, kur gdhin drita!
30:17.
Prandaj, i Lavdëruar qoftë Allahu kur ju arrini mbrëmjen dhe kur ju arrini mëngjesin.
30:17.
FESUBHANEL-LAHI HINE TUMSUNE WE HINE TUSBIHUNE
C
30:18.
Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
30:18.
Për Atë është falënderimi në qiej dhe në Tokë, në mbrëmje dhe në mesditë.
30:18.
Dhe për Të është falënderimi në qiej dhe në tokë, dhe në mbrëmje dhe kur arrini mesditën.
30:18.
WE LEHUL-HEMDU FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ASHIJEN WE HINE TUDHHIRUNE
C
30:19.
Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
30:19.
Ai krijon të gjallën prej së vdekurës, krijon të vdekurën prej së gjallës dhe e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Në të njëjtën mënyrë do të ktheheni edhe ju në jetë.
30:19.
Ai nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla, dhe Ai gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Dhe kështu do të nxirreni edhe ju.
30:19.
JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE KEDHELIKE TUHREXHUNE
C
30:20.
Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
30:20.
Një prej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, tashmë ju jeni njerëz të shpërndarë në të gjitha anët.
30:20.
Dhe nga shenjat e Tij është që Ai ju krijoi ju nga dheu, dhe pastaj, ja, ju jeni njerëz që shpërndaheni (nëpër botë).
30:20.
WE MIN 'AJATIHI 'EN HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME 'IDHA 'ENTUM BESHERUN TENTESHIRUNE