Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 11. Hud
Ajete: 123

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 11:1. Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
11:1. Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.
11:1. Elif, Lam, Ra. Kjo është një Libër, ajetet e të cilit janë bërë të forta dhe më pas janë shpjeguar nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
11:1. 'ELIF-LAM-RA KITABUN 'UHKIMET 'AJATUHU THUMME FUSSILET MIN LEDUN HEKIMIN HABIRIN
C 11:2. Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai, qortues e përgëzues për ju.
11:2. Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij,
11:2. Adhuroni vetëm Allahun. Unë jam për ju një paralajmërues dhe përgëzues nga Ai.
11:2. 'ELLA TA'BUDU 'ILLALLAHE 'INNENI LEKUM MINHU NEDHIRUN WE BESHIRUN
C 11:3. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.
11:3. (që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t'ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t'i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.
11:3. Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, që t'ju japë një përfundim të mirë deri në një kohë të caktuar dhe të japë begati për ata që janë me virtyte të larta. Por nëse ia ktheni shpinën, atëherë unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe.
11:3. WE 'ENI ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI JUMETTI'KUM META'EN HESENAN 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN WE JU'UTI KULLE DHI FEDLIN FEDLEHU WE 'IN TEWELLEW FE'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN KEBIRIN
C 11:4. Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
11:4. Tek Allahu do të ktheheni; Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!
11:4. Te Allahu do të ktheheni, dhe Ai ka pushtet mbi çdo gjë.
11:4. 'ILA ELLAHI MERXHI'UKUM WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 11:5. Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen ata me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S'ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
11:5. Ah! Në të vërtetë, ata mbulojnë kraharorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç'ka në zemra (të çdokujt).
11:5. Ata e palosin kraharorin e tyre për të fshehur veten nga Ai. Por edhe kur ata mbulohen me rrobat e tyre, Ai e di çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Me të vërtetë, Ai di çdo gjë që është në kraharorët.
11:5. 'ELA 'INNEHUM JETHNUNE SUDUREHUM LIJESTEHFU MINHU 'ELA HINE JESTEGSHUNE THIJABEHUM JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 11:6. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
11:6. S'ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
11:6. Dhe nuk ka asnjë gjallesë mbi tokë që furnizimi i saj të mos jetë nga Allahu. Ai e di vendbanimin e saj dhe vendin e saj të përkohshëm. Çdo gjë është në një Libër të qartë.
11:6. WE MA MIN DABBETIN FIL-'ERDI 'ILLA 'ALA ELLAHI RIZKUHA WE JA'LEMU MUSTEKARREHA WE MUSTEWDE'AHA KULLUN FI KITABIN MUBININ
C 11:7. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të ringjalleni pas vdekjes!", ata që nuk besuan thonë: "Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetëm se magji e hapur".
11:7. Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë, për t'ju vënë në provë kush është më i mirë në vepra. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse magji e kulluar!”
11:7. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, dhe Froni i Tij ishte mbi ujë, që t'ju sprovojë se cili prej jush është më i mirë në vepra. Por nëse thua: "Do të ringjalleni pas vdekjes," ata që nuk besojnë do të thonë: "Kjo është vetëm magji e qartë."
11:7. WE HUWEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE FI SITTETI 'EJJAMIN WE KANE 'ARSHUHU 'ALEL-MA'I LIJEBLUWEKUM 'EJJUKUM 'EHSENU 'AMELEN WE LE'IN KULTE 'INNEKUM MEB'UTHUNE MIN BA'DIL-MEWTI LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C 11:8. Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t'u vijë, ai nuk zbrapet prej tyre, ata do t'i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
11:8. Nëse Ne ua shtyjmë dënimin për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e vonon?” Por ditën që do t'u vijë dënimi, asgjë nuk do t'ua largojë atë dhe, do t'i përfshijë ajo që ata e përqeshnin.
11:8. Dhe nëse Ne ua shtyjmë dënimin atyre deri në një kohë të caktuar, ata do të thonë: "Çfarë e mban atë?" Me të vërtetë, ditën kur të vijë, ai nuk do të largohet prej tyre dhe ata do të rrethohen nga ajo që e përqeshnin.
11:8. WE LE'IN 'EHHARNA 'ANHUMUL-'ADHABE 'ILA 'UMMETIN MA'DUDETIN LEJEKULUNNE MA JEHBISUHU 'ELA JEWME JE'TIHIM LEJSE MESRUFEN 'ANHUM WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 11:9. Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës.
11:9. Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë e pastaj ia heqim atë, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.
11:9. Dhe nëse Ne i bëjmë njeriun të shijojë mëshirën Tonë dhe pastaj ia heqim atë, me të vërtetë, ai bëhet i dëshpëruar dhe mosmirënjohës.
11:9. WE LE'IN 'EDHEKNAL-'INSANE MINNA REHMETEN THUMME NEZA'NAHA MINHU 'INNEHU LEJE'USUN KEFURUN
C 11:10. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë Ne dhurojmë të mira, ai do të thotë: "Kaluan të këqijat prej meje!". Vërtet, ai është i shfrenuar dhe mendjemadh.
11:10. E, kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Gjynahet e mia janë larguar nga unë!” atëherë bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.
11:10. Dhe nëse Ne i japim atij të shijojë bekimet pas një fatkeqësie që e ka prekur, me siguri ai do të thotë: "Të këqijat janë larguar nga unë." Me të vërtetë, ai bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.
11:10. WE LE'IN 'EDHEKNAHU NA'MA'E BA'DE DERRA'E MESSET/HU LEJEKULENNE DHEHEBE ES-SEJJI'ATU 'ANNI 'INNEHU LEFERIHUN FEHURUN
C 11:11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
11:11. (Nuk janë të tillë) vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ata do të ketë falje dhe shpërblim të madh.
11:11. Përveç atyre që janë të durueshëm dhe bëjnë vepra të mira. Ata do të kenë falje dhe shpërblim të madh.
11:11. 'ILLAL-LEDHINE SEBERU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN KEBIRUN
C 11:12. A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t'u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtrëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?". Ti je vetëm qortues, e All-llahu përkujdeset për çdo send.
11:12. Mund të ndodhë që ti (Muhamed) të lësh mënjanë diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe të të ngushtohet kraharori, sepse ata thonë: “Përse nuk i është dërguar ndonjë thesar?” ose, “Përse nuk vjen një engjëll me të?” Ti je vetëm paralajmërues e Allahu kujdeset për çdo gjë.
11:12. Ti mund të dëshirosh të braktisësh disa nga ato që të shpallen dhe të ndihesh ngushtë për shkak të tyre, sepse ata thonë: "Përse nuk i është zbritur një thesar atij ose nuk ka ardhur një engjëll me të?" Ti je vetëm një paralajmërues, dhe Allahu është kujdestar mbi çdo gjë.
11:12. FELE'ALLEKE TARIKUN BA'DE MA JUHA 'ILEJKE WE DA'IKUN BIHI SEDRUKE 'EN JEKULU LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI KENZUN 'EW XHA'E ME'AHU MELEKUN 'INNEMA 'ENTE NEDHIRUN WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN WE KILUN
C 11:13. Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)". Thuaj: "Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
11:13. Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”
11:13. Apo ata thonë: "Ai e ka trilluar atë?" Thuaj: "Atëherë sillni dhjetë sure të ngjashme të trilluara dhe thirrni kë të mundeni përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë."
11:13. 'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL FE'TU BI'ASHRI SUWERIN MITHLIHI MUFTEREJATIN WE ED'U MENI ESTETA'TUM MIN DUNI ELLAHI 'IN KUNTUM SADIKINE
C 11:14. E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur'ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë?"
11:14. E, nëse nuk ju përgjigjen, atëherë ta dini se ai (Kurani), ka zbritur me dijen e Allahut dhe se s'ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) myslimanë?
11:14. Por nëse nuk ju përgjigjen, atëherë dijeni se ai është shpallur me dijen e Allahut dhe se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. A do të nënshtroheni pra?
11:14. FE'ILLEM JESTEXHIBU LEKUM FA'LEMU 'ENNEMA 'UNZILE BI'ILMI ELLAHI WE 'EN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FEHEL 'ENTUM MUSLIMUNE
C 11:15. Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë.
11:15. Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t'ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t'u lihet gjë mangët.
11:15. Ata që e dëshirojnë jetën e kësaj bote dhe zbukurimet e saj, Ne do t'ua japim plotësisht shpërblimin e veprave të tyre në të dhe ata nuk do të dëmtohen në të.
11:15. MEN KANE JURIDUL-HEJETE ED-DUNJA WE ZINETEHA NUWEFFI 'ILEJHIM 'A'MALEHUM FIHA WE HUM FIHA LA JUBHASUNE
C 11:16. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
11:16. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t'u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t'u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.
11:16. Ata janë ata që nuk do të kenë tjetër përveç Zjarrit në jetën e përtejme. Atë që kanë bërë në të do të zhduket dhe ajo që kanë vepruar është e kotë.
11:16. 'ULA'IKEL-LEDHINE LEJSE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ILLA EN-NARU WE HEBITE MA SENA'U FIHA WE BATILUN MA KANU JA'MELUNE
C 11:17. A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur'anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur'anin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos ki dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti yt, në të s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
11:17. A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre, që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.
11:17. A mos është ai që ka një provë të qartë nga Zoti i tij dhe e ndjek atë një dëshmitar prej Tij, dhe para tij ishte Libri i Musait, një udhërrëfyes dhe mëshirë? Ata besojnë në të. Dhe kush e mohon atë nga aleatët, Zjarri është vendi i tij. Prandaj, mos dysho në të. Me të vërtetë, ajo është e vërteta nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
11:17. 'EFEMEN KANE 'ALA BEJJINETIN MIN RABBIHI WE JETLUHU SHAHIDUN MINHU WE MIN KABLIHI KITABU MUSA 'IMAMEN WE REHMETEN 'ULA'IKE JU'UMINUNE BIHI WE MEN JEKFUR BIHI MINEL-'EHZABI FALNNARU MEW'IDUHU FELA TEKUN FI MIRJETIN MINHU 'INNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JU'UMINUNE
C 11:18. E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!"
11:18. Kush janë më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët,
11:18. Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtër për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: "Këta janë ata që shpifën kundër Zotit të tyre." Vërtet, mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.
11:18. WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'ULA'IKE JU'REDUNE 'ALA RABBIHIM WE JEKULUL-'ESH/HADU HA'UULA'L-LEDHINE KEDHEBU 'ALA RABBIHIM 'ELA LA'NETU ELLAHI 'ALA EDH-DHALIMINE
C 11:19. Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
11:19. të cilët pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, ndërsa vetë nuk besojnë në botën tjetër.”
11:19. Ata që pengojnë nga rruga e Allahut dhe kërkojnë ta bëjnë atë të shtrembër, dhe ata që nuk besojnë në jetën e përtejme.
11:19. EL-LEDHINE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA 'IWEXHEN WE HUM BIL-'AHIRETI HUM KAFIRUNE
C 11:20. Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
11:20. Nuk janë ata që kanë pushtetin në Tokë dhe nuk do të kenë ndonjë mbrojtës tjetër, në vend të Allahut. Atyre do t'u shumëfishohet dënimi, sepse as nuk dëgjonin, as shihnin.
11:20. Ata nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë në tokë dhe nuk do të kenë mbrojtës përveç Allahut. Për ta dënimi do të dyfishohet. Ata nuk ishin në gjendje të dëgjojnë dhe as të shohin.
11:20. 'ULA'IKE LEM JEKUNU MU'XHIZINE FIL-'ERDI WE MA KANE LEHUM MIN DUNI ELLAHI MIN 'EWLIJA'E JUDA'AFU LEHUMUL-'ADHABU MA KANU JESTETI'UNE ES-SEM'A WE MA KANU JUBSIRUNE
C 11:21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
11:21. Këta janë ata që dëmtuan vetveten dhe u humbën idhujt e rremë që i trillonin.
11:21. Ata janë ata që e humbën veten dhe ajo që shpifën për Allahun do të largohet prej tyre.
11:21. 'ULA'IKEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 11:22. Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
11:22. Vërtet, këta do të jenë më të humburit në botën tjetër.
11:22. Nuk ka dyshim që ata janë më të humburit në jetën e përtejme.
11:22. LA XHEREME 'ENNEHUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C 11:23. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
11:23. Pa dyshim, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe përulen para Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
11:23. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, ata do të jenë banorët e Xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë.
11:23. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'EHBETU 'ILA RABBIHIM 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C 11:24. Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!
11:24. Dallimi midis këtyre dy grupeve shëmbëllen me dallimin midis një të verbri të shurdhër dhe një njeriu që sheh e dëgjon. A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po merrni këshillë?!
11:24. Shembulli i këtyre dy grupeve është si i të verbërit dhe i shurdhërit dhe i atij që sheh dhe dëgjon. A janë ata të barabartë? A nuk përkujtoni?
11:24. METHELUL-FERIKAJNI KAL'A'MA WEL-'ESEMMI WEL-BESIRI WE ES-SEMI'I HEL JESTEWIJANI METHELEN 'EFELA TEDHEKKERUNE
C 11:25. Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t'u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi".
11:25. Shumë kohë më parë, Ne dërguam Nuhun te popullit i tij. (Ai u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
11:25. Ne dërguam Nuhun te populli i tij, duke thënë: "Unë jam për ju një paralajmërues i qartë.
11:25. WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI 'INNI LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C 11:26. "Që të mos adhuroni tjetërkë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në Ditën e pikëllueshme".
11:26. që të adhuroni vetëm Allahun. (Përndryshe), unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të dhembshme”.
11:26. Që të mos adhuroni tjetër përveç Allahut. Me të vërtetë, unë frikësohem për ju nga dënimi i një Dite të dhembshme."
11:26. 'EN LA TA'BUDU 'ILLALLAHE 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN 'ELIMIN
C 11:27. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasoi kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtarë!"
11:27. Por, paria e popullit të tij, e cila nuk besoi, tha: “Ne shohim se ti je thjesht njeri si ne dhe, shohim, që ty të shkojnë pas vetëm më të pavlerët nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke diçka më të mirë se ne, madje ju quajmë gënjeshtarë”.
11:27. Paria e popullit të tij, ata që nuk besuan, thanë: "Ne të shohim ty vetëm si njeri si ne, dhe nuk shohim që të të kenë ndjekur përveç atyre që janë më të ulëtit nga ne, pa menduar. Dhe ne nuk shohim asnjë epërsi te ju; përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtarë."
11:27. FEKALEL-MELE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI MA NERAKE 'ILLA BESHEREN MITHLENA WE MA NERAKE ETTEBE'AKE 'ILLAL-LEDHINE HUM 'ERADHILUNA BADIJE ER-RE'JI WE MA NERA LEKUM 'ALEJNA MIN FEDLIN BEL NEDHUNNUKUM KADHIBINE
C 11:28. (Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
11:28. Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë mbështetem në një provë të qartë që më ka ardhur nga Zoti im dhe, nëse nga ana e Tij më ka ardhur një mëshirë, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t'ju bëjmë ta pranoni me detyrim (provën), kur ju e urreni?
11:28. Nuhu tha: "O populli im, mendoni, nëse unë kam një provë të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë prej Tij, por ajo ju është fshehur. A do t'ju detyrojmë ta pranoni atë, ndërkohë që ju e urreni atë?
11:28. KALE JA KAWMI 'ERE'EJTUM 'IN KUNTU 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE 'ATANI REHMETEN MIN 'INDIHI FA'UMMIJET 'ALEJKUM 'ENULZIMUKUMUHA WE 'ENTUM LEHA KARIHUNE
C 11:29. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
11:29. O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t'i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.
11:29. O populli im, unë nuk kërkoj prej jush pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm te Allahu. Dhe unë nuk do t'i dëboj ata që besojnë. Me të vërtetë, ata do të takojnë Zotin e tyre, por unë ju shoh juve si një popull të paditur.
11:29. WE JAKAWMI LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MALEN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA ELLAHI WE MA 'ENA BITARIDIL-LEDHINE 'AMENU 'INNEHUM MULAKU RABBIHIM WE LEKINNI 'ERAKUM KAWMAN TEXHHELUNE
C 11:30. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
11:30. O populli im, kush do të më mbrojë nga Allahu, nëse unë i dëboj (besimtarët)? A nuk doni të merrni këshillë?
11:30. O populli im, kush do të më ndihmojë kundër Allahut nëse unë i dëboj ata? A nuk përkujtoni?
11:30. WE JAKAWMI MEN JENSURUNI MINEL-LAHI 'IN TEREDTUHUM 'EFELA TEDHEKKERUNE
C 11:31. Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
11:31. Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll e as do t'u them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk do t'u japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç'ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”
11:31. Unë nuk ju them se kam thesaret e Allahut, as që e njoh të fshehtën, as që jam një engjëll, as që them për ata që sytë tuaj i përbuzin se Allahu nuk do t'u japë atyre ndonjë të mirë. Allahu e di më mirë se ç'ka në shpirtërat e tyre. Përndryshe, unë do të isha nga të padrejtët."
11:31. WE LA 'EKULU LEKUM 'INDI HAZA'INU ELLAHI WE LA 'A'LEMUL-GAJBE WE LA 'EKULU 'INNI MELEKUN WE LA 'EKULU LILLEDHINE TEZDERI 'A'JUNUKUM LEN JU'UTIJEHUMU ELLAHU HAJREN ELLAHU 'A'LEMU BIMA FI 'ENFUSIHIM 'INNI 'IDHAN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 11:32. Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, silleni pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!"
11:32. Ata thanë: “O Nuh, ti na kundërshtove ne, madje e zgjate kundërshtimin. Le të na godasë ajo me çfarë na kërcënon, nëse thua të vërtetën!”
11:32. Ata thanë: "O Nuh, ti ke diskutuar me ne dhe e ke zgjatur shumë debatin me ne. Na sill atë që na kërcënon, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
11:32. KALU JA NUHU KAD XHADELTENA FE'EKTHERTE XHIDALENA FE'TINA BIMA TA'IDUNA 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 11:33. Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!"
11:33. Tha (Nuhu): “Vetëm Allahu do t'jua sjellë atë, nëse dëshiron; e ju Atij nuk mund t'i ikni.
11:33. Ai tha: "Vetëm Allahu do t'jua sjellë atë, nëse dëshiron, dhe ju nuk do të mund t'i shpëtoni.
11:33. KALE 'INNEMA JE'TIKUM BIHI ELLAHU 'IN SHA'E WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C 11:34. Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
11:34. Këshilla ime nuk do t'ju bëjë dobi edhe sikur të doja t'ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t'ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.
11:34. Këshilla ime nuk do t'ju bëjë dobi, edhe sikur të dëshiroj t'ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t'ju shpjerë në devijim. Ai është Zoti juaj, dhe tek Ai do të ktheheni."
11:34. WE LA JENFA'UKUM NUSHI 'IN 'EREDTU 'EN 'ENSEHE LEKUM 'IN KANEL-LAHU JURIDU 'EN JUGWIJEKUM HUWE REBBUKUM WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 11:35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
11:35. Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë”. Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e unë jam larg nga gjynahet që bëni ju”.
11:35. Apo ata thonë: "Ai e ka trilluar atë?" Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë faji është mbi mua. Por unë jam i pafajshëm ndaj asaj që ju bëni."
11:35. 'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL 'INI EFTEREJTUHU FE'ALEJJE 'IXHRAMI WE 'ENA BERI'UN MIMMA TUXHRIMUNE
C 11:36. E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
11:36. Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!
11:36. U shpall Nuhut: "Askush nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar. Prandaj, mos u trishto për atë që ata bëjnë.
11:36. WE 'UHIJE 'ILA NUHIN 'ENNEHU LEN JU'UMINE MIN KAWMIKE 'ILLA MEN KAD 'AMENE FELA TEBTE'IS BIMA KANU JEF'ALUNE
C 11:37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
11:37. Ndërto anijen nën Sytë (mbikqyrjen) dhe udhëzimin Tonë dhe mos m'u drejto më për ata që janë keqbërës! Ata, me siguri, do të fundosen”.
11:37. Dhe ndërto anijen nën kujdesin Tonë dhe sipas shpalljes sonë, dhe mos m'u drejto për ata që kanë bërë padrejtësi. Me të vërtetë, ata do të mbyten."
11:37. WE ESNA'IL-FULKE BI'A'JUNINA WE WEHJINA WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU 'INNEHUM MUGREKUNE
C 11:38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
11:38. Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju
11:38. Dhe ai ndërtonte anijen, dhe sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. Ai tha: "Nëse ju talleni me ne, ne do të tallemi me ju ashtu siç tallet me ne.
11:38. WE JESNA'UL-FULKE WE KULLEMA MERRE 'ALEJHI MELE'UN MIN KAWMIHI SEHIRU MINHU KALE 'IN TESHARU MINNA FE'INNA NESHARU MINKUM KEMA TESHARUNE
C 11:39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.
11:39. dhe, së shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm”.
11:39. Dhe ju do ta dini kush do ta gjejë dënimin që do ta turpërojë dhe mbi të cilin do të zbresë një dënim i përhershëm."
11:39. FESEWFE TA'LEMUNE MEN JE'TIHI 'ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU 'ALEJHI 'ADHABUN MUKIMUN
C 11:40. E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij".
11:40. Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!
11:40. Derisa, kur erdhi urdhri Ynë dhe burimet shpërthyen, Ne thamë: "Ngarko në të nga çdo lloj një çift dhe familjen tënde, përveç atyre kundër të cilëve fjala ka kaluar më parë, dhe ata që kanë besuar." Por vetëm pak kishin besuar me të.
11:40. HETTA 'IDHA XHA'E 'EMRUNA WE FARET-TENNURU KULNA EHMIL FIHA MIN KULLIN ZEWXHEJNI ETHNEJNI WE 'EHLEKE 'ILLA MEN SEBEKA 'ALEJHIL-KAWLU WE MEN 'AMENE WE MA 'AMENE ME'AHU 'ILLA KALILUN
C 11:41. Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues".
11:41. Ai tha: “Hipni në anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”.
11:41. Dhe ai tha: "Hypni në të! Në emër të Allahut është lundrimi i saj dhe ndalja e saj. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirues."
11:41. WE KALE ERKEBU FIHA BISMI ELLAHI MEXHRAHA WE MURSAHA 'INNE RABBI LEGAFURUN REHIMUN
C 11:42. Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
11:42. Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!”
11:42. Ndërsa ajo lundronte me ta mbi valët si male, Nuhu thirri të birin e tij, që ishte në një vend të veçuar: "O biri im, hip me ne dhe mos qëndro me jobesimtarët."
11:42. WE HIJE TEXHRI BIHIM FI MEWXHIN KALXHIBALI WE NADA NUHUN EBNEHU WE KANE FI MA'ZILIN JA BUNEJJE ERKEB ME'ANA WE LA TEKUN ME'AL-KAFIRINE
C 11:43. Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: "Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
11:43. (I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.
11:43. Ai tha: "Unë do të strehohem në një mal që do të më mbrojë nga uji." Nuhu tha: "Sot nuk ka shpëtim nga urdhri i Allahut, përveç për atë që Ai ka mëshiruar." Dhe valët u ndanë mes tyre, dhe ai ishte nga të mbyturit.
11:43. KALE SE'AWI 'ILA XHEBELIN JA'SIMUNI MINEL-MA'I KALE LA 'ASIMEL-JEWME MIN 'EMRI ELLAHI 'ILLA MEN REHIME WE HALE BEJNEHUMAL-MEWXHU FEKANE MINEL-MUGREKINE
C 11:44. E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!"
11:44. Më pas, një zë thirri: “O Tokë, gëlltit ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin al Xhudij dhe u tha: “Larguar qofshin keqbërësit (nga mëshira e Allahut)!”
11:44. U tha: "O tokë, përpije ujin tënd, dhe o qiell, ndalo!" Dhe uji u tërhoq, dhe urdhri u përmbush, dhe anija u ndal në Xhudij. Dhe u tha: "Larg qoftë populli keqbërës!"
11:44. WE KILE JA 'ERDU EBLA'I MA'EKI WE JA SEMA'U 'EKLI'I WE GIDEL-MA'U WE KUDIJEL-'EMRU WE ESTEWET 'ALEL-XHUDIJI WE KILE BU'DEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C 11:45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: "O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve!"
11:45. Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: “O Zoti im, biri im është nga familja ime, premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!”
11:45. Nuhu thirri Zotin e tij dhe tha: "O Zoti im, biri im është nga familja ime, dhe premtimi Yt është i vërtetë, dhe Ti je më i Drejti i gjykuesve."
11:45. WE NADA NUHUN REBBEHU FEKALE RABBI 'INNE EBNI MIN 'EHLI WE 'INNE WA'DEKEL-HEKKU WE 'ENTE 'EHKEMUL-HAKIMINE
C 11:46. (Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t'i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!"
11:46. (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”.
11:46. Ai tha: "O Nuh, me të vërtetë, ai nuk është nga familja jote. Veprimi i tij është i padrejtë. Prandaj, mos më kërko për atë për të cilën nuk ke dije. Unë të këshilloj që të mos jesh nga të paditurit."
11:46. KALE JA NUHU 'INNEHU LEJSE MIN 'EHLIKE 'INNEHU 'AMELUN GAJRU SALIHIN FELA TES'ELNI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN 'INNI 'A'IDHUKE 'EN TEKUNE MINEL-XHAHILINE
C 11:47. (Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!"
11:47. (Nuhu) tha: “O Zoti im, mbështetem tek Ti për Të të mos kërkuar gjëra, për të cilat nuk kam dijeni. Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.
11:47. Ai tha: "O Zoti im, unë kërkoj strehim te Ti që të mos të kërkoj për atë për të cilën nuk kam dije. Dhe nëse nuk më fal dhe nuk më mëshiron, unë do të jem nga të humburit."
11:47. KALE RABBI 'INNI 'A'UDHU BIKE 'EN 'ES'ELEKE MA LEJSE LI BIHI 'ILMUN WE 'ILLA TEGFIR LI WE TERHEMNI 'EKUN MINEL-HASIRINE
C 11:48. Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull që është me ty. E një populli (tjetër) do t'i mundësojmë përjetime, e pastaj do t'i godasë dënimi i dhembshëm nga ana Jonë".
11:48. Atëherë iu tha: “O Nuh, zbrit me përshëndetje prej Nesh dhe me bekime për ty dhe pasardhësit e atyre që gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t'u japim kënaqësi e pastaj do t'i godasë nga Ne dënimi i dhembshëm!”
11:48. U tha: "O Nuh, zbrit me paqe prej Nesh dhe me bekime mbi ty dhe mbi popujt që janë me ty. Por do të ketë popuj të cilëve Ne do t'u japim përkohësisht përfitime, dhe më pas do t'i prekë ata dënimi i dhimbshëm nga Ne."
11:48. KILE JA NUHU EHBIT BISELAMIN MINNA WE BEREKATIN 'ALEJKE WE 'ALA 'UMEMIN MIMMEN ME'AKE WE 'UMEMUN SENUMETTI'UHUM THUMME JEMESSUHUM MINNA 'ADHABUN 'ELIMUN
C 11:49. Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t'i shpallim ty, e që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
11:49. Këto janë (disa) nga lajmet e fshehta që Ne t'i shpallim ty. Këto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpalljes së Kuranit). Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve.
11:49. Këto janë nga tregimet e së fshehtës që Ne t'i shpallim ty. As ti dhe as populli yt nuk i dinit ato më parë. Prandaj, bëj durim. Me të vërtetë, fundi është për ata që janë të devotshëm.
11:49. TILKE MIN 'ENBA'IL-GAJBI NUHIHA 'ILEJKE MA KUNTE TA'LEMUHA 'ENTE WE LA KAWMUKE MIN KABLI HADHA FASBIR 'INNEL-'AKIBETE LILMUTTEKINE
C 11:50. Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime".
11:50. Fisit Ad (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues.
11:50. Dhe te populli Ad, Ne dërguam Hudin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Ju nuk jeni tjetër përveçse shpifës."
11:50. WE 'ILA 'ADIN 'EHAHUM HUDEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUFTERUNE
C 11:51. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
11:51. O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk kuptoni?!
11:51. O populli im, unë nuk kërkoj prej jush shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm te Ai që më ka krijuar. A nuk përkujtoni?
11:51. JA KAWMI LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI 'EXHREN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALEL-LEDHI FETERENI 'EFELA TA'KILUNE
C 11:52. O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"
11:52. O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t'ju sjellë shi të begatshëm dhe do t'ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”
11:52. Dhe o populli im, kërkoni falje te Zoti juaj, dhe pastaj kthehuni te Ai, që Ai të lëshojë mbi ju shi të bollshëm dhe t'ju shtojë forcë mbi forcën tuaj, dhe mos u ktheni si mëkatarë."
11:52. WE JA KAWMI ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN WE JEZIDKUM KUWETEN 'ILA KUWETIKUM WE LA TETEWELLEW MUXHRIMINE
C 11:53. Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty".
11:53. Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë prove të dukshme për fjalët e tua, ne nuk do t'i braktisim zotat tanë dhe nuk të besojmë ty!
11:53. Thanë: "O Hud, ti nuk na ke sjellë asnjë provë të qartë, dhe ne nuk do t'i braktisim zotat tanë për shkak të fjalës tënde, dhe ne nuk të besojmë ty.
11:53. KALU JA HUDU MA XHI'TENA BIBEJJINETIN WE MA NEHNU BITARIKI 'ALIHETINA 'AN KAWLIKE WE MA NEHNU LEKE BIMU'UMININE
C 11:54. Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: "Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
11:54. Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tanë”. Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, se unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni
11:54. Ne themi vetëm se disa nga zotat tanë të kanë prekur me ndonjë e keqe." Ai tha: "Unë dëshmoj Allahun dhe dëshmoni ju se unë jam i pastër nga ajo që ju shoqëroni,
11:54. 'IN NEKULU 'ILLA A'TERAKE BA'DU 'ALIHETINA BISU'IN KALE 'INNI 'USH/HIDU ELLAHE WE ESH/HEDU 'ENNI BERI'UN MIMMA TUSHRIKUNE
C 11:55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
11:55. në vend të Tij. Të gjithë ju bëni komplot kundër meje dhe mos më jepni afat aspak!
11:55. Përveç Tij. Tani, të gjithë bashkë kurdisni kundër meje dhe mos më jepni afat.
11:55. MIN DUNIHI FEKIDUNI XHEMI'EN THUMME LA TUNDHIRUNI
C 11:56. Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.
11:56. Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S'ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.
11:56. Me të vërtetë, unë mbështetem te Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. Nuk ka gjallesë që Ai të mos e mbajë tërësisht nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im është mbi rrugën e drejtë.
11:56. 'INNI TEWEKKELTU 'ALA ELLAHI RABBI WE RABBIKUM MA MIN DABBETIN 'ILLA HUWE 'AHIDHUN BINASIJETIHA 'INNE RABBI 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 11:57. Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jamë dërguar te ju. Zoti im do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t'i bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi".
11:57. E, nëse ju shmangeni, unë tashmë jua kam përcjellë atë (mesazhin), për të cilin jam dërguar te ju. Zoti im, në vendin tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju nuk mund t'i bëni kurrfarë dëmi Atij. Vërtet, Zoti im është Mbikqyrës mbi çdo gjë”.
11:57. Por nëse ia ktheni shpinën, atëherë unë ju kam komunikuar atë me të cilën jam dërguar te ju. Dhe Zoti im do të sjellë në vend të jush një popull tjetër, dhe ju nuk mund ta dëmtoni Atë aspak. Me të vërtetë, Zoti im është mbi çdo gjë Mbikëqyrës."
11:57. FE'IN TEWELLEW FEKAD 'EBLEGTUKUM MA 'URSILTU BIHI 'ILEJKUM WE JESTEHLIFU RABBI KAWMEN GAJREKUM WE LA TEDURRUNEHU SHEJ'AN 'INNE RABBI 'ALA KULLI SHEJ'IN HEFIDHUN
C 11:58. E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
11:58. Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij. I shpëtuam ata nga dënimi i rëndë.
11:58. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam Hudin dhe ata që besuan me të, me mëshirën Tonë. Dhe Ne i shpëtuam ata nga një dënim i rëndë.
11:58. WE LEMMA XHA'E 'EMRUNA NEXHXHEJNA HUDEN WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU BIREHMETIN MINNA WE NEXHXHEJNAHUM MIN 'ADHABIN GALIDHIN
C 11:59. E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhrit të çdo kryelarti kundërshtar.
11:59. Ja, ky ishte fisi Ad. Ai i mohonte shenjat e Zotit të tij, nuk i dëgjonte të dërguarit e Tij dhe shkonte pas urdhrit të çdo keqbërësi kokëfortë.
11:59. Ky ishte populli Ad. Ata e mohuan Zotin e tyre, i kundërshtuan të dërguarit e Tij dhe ndoqën urdhrin e çdo tirani dhe kokëforti.
11:59. WE TILKE 'ADUN XHEHEDU BI'AJATI RABBIHIM WE 'ASEW RUSULEHU WE ETTEBA'U 'EMRE KULLI XHEBBARIN 'ANIDIN
C 11:60. Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
11:60. Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, fisi Ad e mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Allahut) fisi Ad, populli i Hudit!
11:60. Dhe mallkimi i ndoqi ata në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Ja, me të vërtetë, Adi nuk besuan Zotin e tyre. Larg qoftë Adi, populli i Hudit!
11:60. WE 'UTBI'U FI HEDHIHI ED-DUNJA LA'NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI 'ELA 'INNE 'ADEN KEFERU REBBEHUM 'ELA BU'DAN LI'ADIN KAWMI HUDIN
C 11:61. Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!
11:61. Fisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetëm Allahun. Ju s'keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).”
11:61. Dhe te populli Themud, Ne dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju bëri ta banuarit atë. Kërkoni falje te Ai dhe kthehuni te Ai. Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe i përgjigjet lutjeve."
11:61. WE 'ILA THEMUDE 'EHAHUM SALIHEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU HUWE 'ENSHE'EKUM MINEL-'ERDI WE ESTA'MEREKUM FIHA FASTEGFIRUHU THUMME TUBU 'ILEJHI 'INNE RABBI KARIBUN MUXHIBUN
C 11:62. Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh ta adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!"
11:62. Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). A mos vallë po na ndalon ta adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Vërtet, ne jemi në mëdyshje për thirrjen tënde”.
11:62. Thanë: "O Salih, ti ishe një prej nesh në të cilin kishim shpresa. A na ndalon të adhurojmë atë që etërit tanë adhuronin? Me të vërtetë, ne jemi në dyshim të madh për atë në të cilin na fton."
11:62. KALU JA SALIHU KAD KUNTE FINA MERXHUWEN KABLE HADHA 'ETENHANA 'EN NA'BUDE MA JA'BUDU 'ABA'UUNA WE 'INNENA LEFI SHEKKIN MIMMA TED'UNA 'ILEJHI MURIBIN
C 11:63. "O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
11:63. Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse Zoti im më ka dhënë provë të qartë nga Vetja dhe mëshirë, kush do të më mbrojë nga dënimi i Allahut, nëse nuk e dëgjoj?! Ju (me këtë) mua do të më shtonit vetëm humbjen.
11:63. Ai tha: "O populli im, mendoni, nëse unë kam një provë të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë prej Tij, kush do të më ndihmojë kundër Allahut nëse i kundërshtoj? Ju nuk më shtoni asgjë përveç humbjes."
11:63. KALE JA KAWMI 'ERE'EJTUM 'IN KUNTU 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE 'ATANI MINHU REHMETEN FEMEN JENSURUNI MINEL-LAHI 'IN 'ASEJTUHU FEMA TEZIDUNENI GAJRE TEHSIRIN
C 11:64. O populli im, kjo është deveja e All-llahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t'ju godasë menjëherë dënimi!"
11:64. O populli im! Kjo është deveja e Allahut, shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë”.
11:64. O populli im, kjo është deveja e Allahut, një shenjë për ju. Lëreni të hajë në tokën e Allahut dhe mos e prekni me të keq, përndryshe do t'ju kapë një dënim i afërt."
11:64. WE JA KAWMI HEDHIHI NAKATU ELLAHI LEKUM 'AJETEN FEDHERUHA TE'KUL FI 'ERDI ELLAHI WE LA TEMESSUHA BISU'IN FEJE'HUDHEKUM 'ADHABUN KARIBUN
C 11:65. E megjithatë ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!"
11:65. Por ata e therën dhe ai tha: “Jetoni në shtëpitë tuaja edhe tri ditë! Ky është premtimi i vërtetë”.
11:65. Por ata e prenë atë, dhe ai tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë. Ky është një premtim që nuk mund të mohohet."
11:65. FE'AKARUHA FEKALE TEMETTA'U FI DARIKUM THELATHETE 'EJJAMIN DHALIKE WA'DUN GAJRU MEKDHUBIN
C 11:66. E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
11:66. E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne - me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.
11:66. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan me të, me mëshirën Tonë, dhe i shpëtuam nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti, i Plotfuqishmi.
11:66. FELEMMA XHA'E 'EMRUNA NEXHXHEJNA SALIHEN WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU BIREHMETIN MINNA WE MIN HIZJI JEWMI'IDHIN 'INNE REBBEKE HUWEL-KAWIJUL-'AZIZU
C 11:67. Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
11:67. Kurse ata që bënë të këqija, i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
11:67. Dhe ata që bënë padrejtësi u kapën nga një britmë, dhe ata u bënë të pajetë në shtëpitë e tyre.
11:67. WE 'EHADHEL-LEDHINE DHELEMU ES-SEJHETU FE'ESBEHU FI DIJARIHIM XHATHIMINE
C 11:68. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
11:68. sikur nuk kishin jetuar kurrë në to. Me të vërtetë, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) fisi Themud!
11:68. Sikur të mos kishin banuar kurrë në to. Ja, me të vërtetë, Themudi nuk besuan Zotin e tyre. Larg qoftë Themudi!
11:68. KE'EN LEM JEGNEW FIHA 'ELA 'INNE THEMUDE KEFERU REBBEHUM 'ELA BU'DEN LITHEMUDE
C 11:69. Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjigj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
11:69. Të dërguarit Tanë, i sollën Ibrahimit lajmin e mirë dhe i thanë: “Paqe mbi ty!” Ai u përgjigj: “Paqja qoftë mbi ju!” Dhe me të shpejtë u solli atyre një viç të pjekur.
11:69. Dhe me të vërtetë, të dërguarit Tanë erdhën te Ibrahimi me përgëzim. Ata thanë: "Paqja qoftë mbi ty!" Ai tha: "Paqja qoftë mbi ju!" Dhe nuk vonoi të sjellë një viç të pjekur.
11:69. WE LEKAD XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU SELAMEN KALE SELAMUN FEMA LEBITHE 'EN XHA'E BI'IXHLIN HENIDHIN
C 11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
11:70. Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë prej atyre. (Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit”.
11:70. Kur pa se duart e tyre nuk e shtrinë drejt tij, ai dyshoi për ta dhe ndjeu frikë prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso. Ne jemi dërguar te populli i Lutut."
11:70. FELEMMA RE'A 'EJDIJEHUM LA TESILU 'ILEJHI NEKIREHUM WE 'EWXHESE MINHUM HIFETEN KALU LA TEHAF 'INNA 'URSILNA 'ILA KAWMI LUTIN
C 11:71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin.
11:71. Gruaja e tij, që rrinte aty, qeshi kur Ne i dhamë lajmin e mirë për Is'hakun e pas Is'hakut - për Jakubin.
11:71. Dhe gruaja e tij ishte aty, dhe ajo qeshi. Pastaj Ne e përgëzuam me Is'hakun dhe pas Is'hakut, Jakubin.
11:71. WE EMRE'ETUHU KA'IMETUN FEDEHIKET FEBESHSHERNAHA BI'ISHAKA WE MIN WERA'I 'ISHAKA JA'KUBE
C 11:72. Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme?!".
11:72. Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”
11:72. Ajo tha: "Mjerë për mua! A do të lind unë kur jam plakë dhe ky burri im është i moshuar? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çuditshme."
11:72. KALET JA WEJLETA 'E'ELIDU WE 'ENA 'AXHUZUN WE HEDHA BA'LI SHEJHEN 'INNE HADHA LESHEJ'UN 'AXHIBUN
C 11:73. Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh.
11:73. Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju - familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”
11:73. Thanë: "A po habitesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij janë mbi ju, o familja e shtëpisë. Me të vërtetë, Ai është i Lavdishmi, i Lavdëruari."
11:73. KALU 'ETA'XHEBINE MIN 'EMRI ELLAHI REHMETU ELLAHI WE BEREKATUHU 'ALEJKUM 'EHLEL-BEJTI 'INNEHU HEMIDUN MEXHIDUN
C 11:74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
11:74. Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, ai polemizoi me të dërguarit Tanë për popullin e Lutit.
11:74. Kur frika e Ibrahimit u largua dhe ai mori përgëzimin, ai filloi të flasë me ta për popullin e Lutut.
11:74. FELEMMA DHEHEBE 'AN 'IBRAHIME ER-REW'U WE XHA'ET/HUL-BUSHRA JUXHADILUNA FI KAWMI LUTIN
C 11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu).
11:75. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur dhe i kthyer nga Allahu.
11:75. 'INNE 'IBRAHIME LEHELIMUN 'EWWAHUN MUNIBUN
C 11:76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
11:76. “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t'i gjejë dënimi i pashmangshëm.”
11:76. O Ibrahim, hiq dorë nga kjo. Me të vërtetë, urdhri i Zotit tënd ka ardhur dhe ata do të goditen nga një dënim i pandalshëm.
11:76. JA 'IBRAHIMU 'A'RID 'AN HADHA 'INNEHU KAD XHA'E 'EMRU RABBIKE WE 'INNEHUM 'ATIHIM 'ADHABUN GAJRU MERDUDIN
C 11:77. E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
11:77. Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, Ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
11:77. Kur të dërguarit Tanë erdhën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe ndjeu ngushtim për shkak të tyre, dhe tha: "Kjo është një ditë e vështirë."
11:77. WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALE HADHA JEWMUN 'ASIBUN
C 11:78. Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
11:78. Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
11:78. Dhe populli i tij erdhi tek ai, duke u nxituar drejt tij. Dhe ata ishin më parë që bënin të këqija. Ai tha: "O populli im, ja ku janë bijat e mia. Ato janë më të pastra për ju. Keni frikë Allahun dhe mos më turpëroni në të ftuarit e mi. A nuk ka asnjë njeri të mençur mes jush?"
11:78. WE XHA'EHU KAWMUHU JUHRA'UNE 'ILEJHI WE MIN KABLU KANU JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI KALE JA KAWMI HA'UULA' BENATI HUNNE 'ETHERU LEKUM FE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI FI DEJFI 'ELEJSE MINKUM REXHULUN RESHIDUN
C 11:79. Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
11:79. Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç'duam ne”.
11:79. Ata thanë: "Ti e di që ne nuk kemi asnjë të drejtë për bijat e tua dhe me të vërtetë, ti e di çfarë dëshirojmë."
11:79. KALU LEKAD 'ALIMTE MA LENA FI BENATIKE MIN HEKKIN WE 'INNEKE LETA'LEMU MA NURIDU
C 11:80. Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja musafirët e mi).
11:80. Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t'ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”
11:80. Ai tha: "Sikur të kisha forcë kundër jush ose të mund të mbështetesha në një mbështetje të fortë."
11:80. KALE LEW 'ENNE LI BIKUM KUWETEN 'EW 'AWI 'ILA RUKNIN SHEDIDIN
C 11:81. (engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?"
11:81. Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t'i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
11:81. Ata thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk do të arrijnë te ti. Prandaj, dil me familjen tënde në një pjesë të natës dhe askush nga ju të mos shikojë prapa, përveç gruas tënde. Ajo do të mbetet me ata që do të preken nga dënimi. Me të vërtetë, afati i tyre është mëngjesi. A nuk është mëngjesi afër?"
11:81. KALU JA LUTU 'INNA RUSULU RABBIKE LEN JESILU 'ILEJKE FE'ESRI BI'EHLIKE BIKIT'IN MINEL-LEJLI WE LA JELTEFIT MINKUM 'EHEDUN 'ILLA EMRE'ETEKE 'INNEHU MUSIBUHA MA 'ESABEHUM 'INNE MEW'IDEHUMU ES-SUBHU 'ELEJSE ES-SUBHU BIKARIBIN
C 11:82. Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
11:82. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, - ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.
11:82. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e kthyem atë vend përmbys dhe lëshuam mbi të gurë të ngurtë, njëri pas tjetrit.
11:82. FELEMMA XHA'E 'EMRUNA XHE'ALNA 'ALIJEHA SAFILEHA WE 'EMTERNA 'ALEJHA HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN MENDUDIN
C 11:83. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
11:83. (Ato ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.
11:83. Gurë të shënuar nga Zoti yt. Dhe ato nuk janë larg nga keqbërësit.
11:83. MUSEWWEMETEN 'INDE RABBIKE WE MA HIJE MINE EDH-DHALIMINE BIBA'IDIN
C 11:84. Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!"
11:84. Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s'keni tjetër zot përveç Tij. Mos bëni hile as gjatë matjes, as në kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati dhe kam frikë se do t'ju godasë dënimi i një dite, që ju përfshin të gjithëve.
11:84. Dhe te populli Medjen, Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Mos e zvogëloni masën dhe peshën. Unë ju shoh në mirëqenie, por unë i frikësohem për ju nga ndëshkimi i një dite gjithëpërfshirëse."
11:84. WE 'ILA MEDJENE 'EHAHUM SHU'AJBEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU WE LA TENKUSUL-MIKJA LE WEL-MIZANE 'INNI 'ERAKUM BIHAJRIN WE 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN MUHITIN
C 11:85. O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!"
11:85. O populli im, matni drejt në litër dhe kandar, mos ua hani njerëzve hakun e tyre dhe mos bëni ngatërresa në Tokë!
11:85. O populli im, plotësoni masën dhe peshën me drejtësi dhe mos u jepni njerëzve më pak nga ajo që u përket atyre, dhe mos bëni shkatërrime në tokë.
11:85. WE JA KAWMI 'EWFUL-MIKJALE WEL-MIZANE BIL-KISTI WE LA TEBHASU EN-NASE 'ESHJA'EHUM WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDINE
C 11:86. Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë roje juaj!"
11:86. Ajo që ju është lënë nga Allahu, është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë; e unë nuk jam ruajtësi juaj”.
11:86. Ajo që mbetet nga Allahu është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë. Dhe unë nuk jam mbi ju mbikëqyrës."
11:86. BEKIJETU ELLAHI HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE WE MA 'ENA 'ALEJKUM BIHEFIDHIN
C 11:87. Ata thanë: "O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).
11:87. Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t'i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!”
11:87. Thanë: "O Shuajb, a të urdhëron feja jote që të lëmë atë që etërit tanë adhuronin ose të mos veprojmë në pasuritë tona si të dëshirojmë? Me të vërtetë, ti je ai që është i butë dhe i drejtë."
11:87. KALU JA SHU'AJBU 'ESELATUKE TE'MURUKE 'EN NETRUKE MA JA'BUDU 'ABA'UUNA 'EW 'EN NEF'ALE FI 'EMWALINA MA NESHA'U 'INNEKE LE'ENTEL-HELIMU ER-RESHIDU
C 11:88. "O populli im, më thuani pra nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!"
11:88. Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im, i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet, a të mos ju udhëzoj në rrugën e drejtë?! Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.
11:88. Ai tha: "O populli im, mendoni, nëse unë kam një provë të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka furnizuar me një furnizim të mirë? Unë nuk dëshiroj të bëj atë që ju ndaloj. Unë dëshiroj vetëm ta përmirësoj sa mundem. Dhe suksesi im është vetëm me Allahun. Tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem.
11:88. KALE JA KAWMI 'ERE'EJTUM 'IN KUNTU 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE REZEKANI MINHU RIZKEN HESENAN WE MA 'URIDU 'EN 'UHALIFEKUM 'ILA MA 'ENHAKUM 'ANHU 'IN 'URIDU 'ILLAL-'ISLAHE MA ESTETA'TU WE MA TEWFIKI 'ILLA BILLAHI 'ALEJHI TEWEKKELTU WE 'ILEJHI 'UNIBU
C 11:89. O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
11:89. O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos ju çojë kurrsesi që t'ju ndodhë ajo, që i ndodhi popullit të Nuhut ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush.
11:89. O populli im, mos lejoni që kundërshtimi juaj ndaj meje t'ju sjellë dënim, siç ndodhi me popullin e Nuhut, ose me popullin e Hudit, ose me popullin e Salihut. Dhe populli i Lutut nuk është larg prej jush.
11:89. WE JA KAWMI LA JEXHRIMENNEKUM SHIKAKI 'EN JUSIBEKUM MITHLU MA 'ESABE KAWME NUHIN 'EW KAWME HUDIN 'EW KAWME SALIHIN WE MA KAWMU LUTIN MINKUM BIBA'IDIN
C 11:90. Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.
11:90. Kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirëplotë dhe gjithë dashuri.”
11:90. Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni te Ai. Me të vërtetë, Zoti im është i Mëshirshëm dhe i Dashur.
11:90. WE ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI 'INNE RABBI REHIMUN WEDUDUN
C 11:91. Ata thanë: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grup yti, ne do të gurëzonim ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne".
11:91. Ata thanë: “O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë nga ato, që na thua ti dhe të konsiderojmë të dobët midis nesh. Sikur të mos ishte farefisi yt, do të të kishim mbytur me gurë; ti nuk je i respektuar te ne.”
11:91. Thanë: "O Shuajb, ne nuk e kuptojmë shumicën e asaj që thua dhe ne me të vërtetë të shohim ty të dobët mes nesh. Dhe sikur të mos ishte familja jote, ne me siguri do të të kishim gurëzuar. Dhe ti nuk ke fuqi mbi ne."
11:91. KALU JA SHU'AJBU MA NEFKAHU KETHIREN MIMMA TEKULU WE 'INNA LENERAKE FINA DA'IFAN WE LEWLA REHTUKE LEREXHEMNAKE WE MA 'ENTE 'ALEJNA BI'AZIZIN
C 11:92. Ai tha: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni".
11:92. Ai tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Allahu, të cilin po e anashkaloni? Me të vërtetë, Zoti im, ka nën kontroll gjithçka që bëni ju.
11:92. Ai tha: "O populli im, a është familja ime më e dashur për ju se Allahu? Dhe ju e keni hedhur Atë pas shpinës suaj. Me të vërtetë, Zoti im është Ai që rrethon gjithçka që bëni.
11:92. KALE JA KAWMI 'EREHTI 'E'AZZU 'ALEJKUM MINEL-LAHI WE ETTEHADHTUMUHU WERA'EKUM DHIHRIJEN 'INNE RABBI BIMA TA'MELUNE MUHITUN
C 11:93. "O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do ta pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
11:93. O populli im, bëni sa të mundni, por edhe unë do të bëj. Ju, shpejt do ta mësoni se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. Pritni (fundin), se edhe unë do të pres me ju”.
11:93. O populli im, veproni sipas mënyrës suaj; unë gjithashtu do të veproj. Ju do ta dini te kë do të vijë një dënim që do ta turpërojë dhe kush është gënjeshtar. Prisni, dhe unë do të pres me ju."
11:93. WE JA KAWMI A'MELU 'ALA MEKANETIKUM 'INNI 'AMILUN SEWFE TA'LEMUNE MEN JE'TIHI 'ADHABUN JUHZIHI WE MEN HUWE KADHIBUN WE ERTEKIBU 'INNI ME'AKUM REKIBUN
C 11:94. E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
11:94. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
11:94. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe ata që besuan me të, me mëshirën Tonë. Ndërsa ata që bënë padrejtësi u kapën nga një britmë, dhe ata u bënë të pajetë në shtëpitë e tyre.
11:94. WE LEMMA XHA'E 'EMRUNA NEXHXHEJNA SHU'AJBEN WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU BIREHMETIN MINNA WE 'EHADHETIL-LEDHINE DHELEMU ES-SEJHETU FE'ESBEHU FI DIJARIHIM XHATHIMINE
C 11:95. (gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
11:95. thuajse nuk kishin jetuar kurrë aty. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu siç qe larguar edhe fisi Themud!
11:95. Sikur të mos kishin banuar kurrë në to. Larg qoftë Medjeni, ashtu siç ishte larg Themudi!
11:95. KE'EN LEM JEGNEW FIHA 'ELA BU'DEN LIMEDJENE KEMA BA'IDET THEMUDU
C 11:96. Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
11:96. Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me autoritetin e qartë
11:96. Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Musan me shenjat Tona dhe me një autoritet të qartë.
11:96. WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C 11:97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
11:97. te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit të Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
11:97. Te Faraoni dhe paria e tij. Por ata ndoqën urdhrin e Faraonit, dhe urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
11:97. 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI FE ETTEBA'U 'EMRE FIR'AWNE WE MA 'EMRU FIR'AWNE BIRESHIDIN
C 11:98. Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
11:98. Ai do ta udhëheqë popullin e tij në Ditën e Kiametit e do ta çojë në zjarr. Eh, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!
11:98. Ai do ta udhëheqë popullin e tij Ditën e Kiametit dhe do t'i çojë ata në zjarr. Dhe ai është një vend i keq ku do të çohen.
11:98. JEKDUMU KAWMEHU JEWMEL-KIJAMETI FE'EWREDEHUMU EN-NARE WE BI'SEL-WIRDUL-MEWRUDU
C 11:99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
11:99. Ata i përcjell mallkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Eh sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t'u jepet!
11:99. Dhe atyre iu ndoq mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Dhe sa shpërblim i keq është ai që u është dhënë.
11:99. WE 'UTBI'U FI HEDHIHI LA'NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI BI'SE ER-RIFDUL-MERFUDU
C 11:100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
11:100. Këto janë disa prej historive të qyteteve që po t'i tregojmë ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qëndrojnë, kurse disa janë rrënuar.
11:100. Këto janë nga tregimet e qyteteve që Ne të tregojmë ty. Prej tyre, disa janë ende të dukshme dhe disa janë zhdukur.
11:100. DHALIKE MIN 'ENBA'IL-KURA NEKUSSUHU 'ALEJKE MINHA KA'IMUN WE HESIDUN
C 11:101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
11:101. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hynitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.
11:101. Dhe Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë i bënë padrejtësi vetes së tyre. Dhe zotat e tyre që ata i thërrisnin përveç Allahut nuk i sollën asnjë dobi, kur erdhi urdhri i Zotit tënd. Dhe ata nuk bënë gjë tjetër përveçse shtuan humbjen e tyre.
11:101. WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN DHELEMU 'ENFUSEHUM FEMA 'EGNET 'ANHUM 'ALIHETUHUMU ELLETI JED'UNE MIN DUNI ELLAHI MIN SHEJ'IN LEMMA XHA'E 'EMRU RABBIKE WE MA ZADUHUM GAJRE TETBIBIN
C 11:102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
11:102. I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
11:102. Dhe kështu është kapja e Zotit tënd kur Ai kap qytetet ndërsa ato bëjnë padrejtësi. Me të vërtetë, kapja e Tij është e dhimbshme dhe e ashpër.
11:102. WE KEDHELIKE 'EHDHU RABBIKE 'IDHA 'EHADHEL-KURA WE HIJE DHALIMETUN 'INNE 'EHDHEHU 'ELIMUN SHEDIDUN
C 11:103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
11:103. Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
11:103. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për atë që i frikësohet dënimit të jetës së përtejme. Ky është një ditë kur të gjithë njerëzit do të mblidhen bashkë, dhe kjo është një ditë e dëshmuar.
11:103. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIMEN HAFE 'ADHABEL-'AHIRETI DHALIKE JEWMUN MEXHMU'UN LEHU EN-NASU WE DHELIKE JEWMUN MESH/HUDUN
C 11:104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
11:104. Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
11:104. Dhe Ne nuk do ta vonojmë atë përveçse për një kohë të caktuar.
11:104. WE MA NU'UEHHIRUHU 'ILLA LI'XHELIN MA'DUDIN
C 11:105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë.
11:105. Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
11:105. Atë ditë, kur të vijë, asnjë shpirt nuk do të flasë përveç me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë dhe disa të lumtur.
11:105. JEWME JE'TI LA TEKELLEMU NEFSUN 'ILLA BI'IDHNIHI FEMINHUM SHEKIJUN WE SA'IDUN
C 11:106. E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
11:106. Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do t'i presin veç ofshamat e vajtimet.
11:106. Sa për ata që janë të mjerë, ata do të jenë në zjarr, ku do të kenë vetëm klithma dhe britma.
11:106. FE'EMMAL-LEDHINE SHEKU FEFI EN-NARI LEHUM FIHA ZEFIRUN WE SHEHIKUN
C 11:107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
11:107. Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt kryen atë që do.
11:107. Ata do të mbeten aty për aq kohë sa do të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse Zoti yt dëshiron ndryshe. Me të vërtetë, Zoti yt bën atë që dëshiron.
11:107. HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'ILLA MA SHA'E REBBUKE 'INNE REBBEKE FA''ALUN LIMA JURIDU
C 11:108. E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
11:108. Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.
11:108. Dhe sa për ata që janë të lumtur, ata do të jenë në Xhenet, ku do të mbeten për aq kohë sa do të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse Zoti yt dëshiron ndryshe. Kjo është një dhuratë e pandërprerë.
11:108. WE 'EMMAL-LEDHINE SU'IDU FEFIL-XHENNETI HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'ILLA MA SHA'E REBBUKE 'ATA'EN GAJRE MEXHDHUDHIN
C 11:109. Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t'ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
11:109. Prandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t'ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.
11:109. Prandaj, mos ki dyshim për atë që adhurojnë ata. Ata nuk adhurojnë asgjë përveç siç adhuronin etërit e tyre më parë. Dhe me të vërtetë, Ne do t'ua japim atyre pjesën e tyre pa humbur asgjë.
11:109. FELA TEKU FI MIRJETIN MIMMA JA'BUDU HA'UULA' MA JA'BUDUNE 'ILLA KEMA JA'BUDU 'ABA'UUHUM MIN KABLU WE 'INNA LEMUWEFFUHUM NESIBEHUM GAJRE MENKUSIN
C 11:110. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
11:110. Vërtet, Ne i dhamë Musait Librin, por rreth tij pati kundërshti. Sikur të mos ishte parathënë Fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e gjykimit), me siguri që (çështja) do të gjykohej midis tyre (menjëherë). Në fakt, (edhe tani) ata janë në një mëdyshje tepër të madhe në lidhje me të.
11:110. Dhe Ne i dhamë Musait Librin, por pati mospajtime për të. Dhe sikur të mos kishte qenë fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, do të ishte gjykuar mes tyre. Dhe me të vërtetë, ata janë në dyshim të madh për të.
11:110. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FAHTULIFE FIHI WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM WE 'INNEHUM LEFI SHEKKIN MINHU MURIBIN
C 11:111. S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t'u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
11:111. Në të vërtetë, çdonjërit prej tyre Zoti yt do t'ia plotësojë shpagimin për veprat e veta. Se Ai, me siguri, e di mirë atë që punojnë ata.
11:111. Dhe me të vërtetë, të gjithëve do t'ua japim shpërblimin e veprave të tyre pa u bërë padrejtësi.
11:111. WE 'INNE KULLA LEMMA LEJUWEFFIJENNEHUM REBBUKE 'A'MALEHUM 'INNEHU BIMA JA'MELUNE HABIRUN
C 11:112. Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
11:112. Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.
11:112. Prandaj, qëndro i qëndrueshëm, ashtu siç je urdhëruar, dhe ata që janë kthyer me ty, dhe mos e tejkaloni kufirin. Me të vërtetë, Ai e sheh gjithçka që bëni.
11:112. FASTEKIM KEMA 'UMIRTE WE MEN TABE ME'AKE WE LA TETGAW 'INNEHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 11:113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.
11:113. Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t'ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.
11:113. Dhe mos u mbështetni tek ata që kanë bërë padrejtësi, përndryshe zjarri do t'ju kapë, dhe ju nuk do të keni mbrojtës përveç Allahut, dhe nuk do të ndihmoheni.
11:113. WE LA TERKENU 'ILAL-LEDHINE DHELEMU FETEMESSEKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN 'EWLIJA'E THUMME LA TUNSERUNE
C 11:114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
11:114. Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.
11:114. Dhe fal namazin në të dy skajet e ditës dhe në disa orë të natës. Me të vërtetë, veprat e mira i zhdukin të këqijat. Kjo është një përkujtim për ata që përkujtojnë.
11:114. WE 'EKIMI ES-SELETE TEREFEJI EN-NEHARI WE ZULEFAN MINEL-LEJLI 'INNEL-HESENATI JUDH/HIBNE ES-SEJJI'ATI DHALIKE DHIKRA LILDHDHAKIRINE
C 11:115. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.
11:115. Dhe duro! Se Allahu, me të vërtetë, nuk e humb shpërblimin për punëmirët.
11:115. Dhe bëj durim. Me të vërtetë, Allahu nuk e humb shpërblimin e atyre që bëjnë mirë.
11:115. WE ESBIR FE'INNALL-LLAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MUHSININE
C 11:116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t'i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase u frenuan nga të këqijat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
11:116. A ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush, të cilët të pengonin ngatërresat në Tokë, përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne?! Ata që bënin të këqija, jepeshin pas kënaqësive dhe ishin gjynahqarë.
11:116. Pse nuk pati nga brezat para jush njerëz të virtytshëm, që të ndalonin prishjen në tokë, përveç një pakice prej tyre që Ne i shpëtuam? Dhe ata që bënë padrejtësi ndoqën kënaqësitë e kësaj bote, dhe ata ishin fajtorë.
11:116. FELEWLA KANE MINEL-KURUNI MIN KABLIKUM 'ULU BEKIJETIN JENHEWNE 'ANIL-FESADI FIL-'ERDI 'ILLA KALILEN MIMMEN 'ENXHEJNA MINHUM WE ETTEBE'AL-LEDHINE DHELEMU MA 'UTRIFU FIHI WE KANU MUXHRIMINE
C 11:117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
11:117. Zoti yt kurrë nuk do t'i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin të ndershëm.
11:117. Dhe Zoti yt nuk do t'i shkatërronte qytetet padrejtësisht, ndërsa banorët e tyre përmirësojnë.
11:117. WE MA KANE REBBUKE LIJUHLIKEL-KURA BIDHULMIN WE 'EHLUHA MUSLIHUNE
C 11:118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
11:118. Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t'i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë,
11:118. Dhe sikur Zoti yt të kishte dashur, Ai do t'i kishte bërë njerëzit një popull të vetëm. Por ata nuk do të pushojnë së kundërshtuari,
11:118. WE LEW SHA'E REBBUKE LEXHE'ALE EN-NASE 'UMMETEN WAHIDETEN WE LA JEZALUNE MUHTELIFINE
C 11:119. Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: "Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit", ka marrë fund (është plotësuar).
11:119. përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata. Do të plotësohet Fjala e Zotit tënd: “Me të vërtetë që do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkërisht!”
11:119. Përveç atyre që mëshiroi Zoti yt. Dhe për këtë Ai i krijoi ata. Dhe fjala e Zotit tënd është përmbushur: "Me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhin dhe njerëz së bashku."
11:119. 'ILLA MEN REHIME REBBUKE WE LIDHELIKE HALEKAHUM WE TEMMET KELIMETU RABBIKE LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINEL-XHINNETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 11:120. Të gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
11:120. Ne po t'i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.
11:120. Dhe të gjitha këto tregime të të dërguarve Ne t'i tregojmë ty për të forcuar zemrën tënde. Dhe në këto ka ardhur tek ti e vërteta, këshilla dhe një përkujtim për besimtarët.
11:120. WE KULLEN NEKUSSU 'ALEJKE MIN 'ENBA'I ER-RUSULI MA NUTHEBBITU BIHI FU'UADEKE WE XHA'EKE FI HEDHIHIL-HEKKU WE MEW'IDHETUN WE DHIKRA LILMU'UMININE
C 11:121. E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar".
11:121. Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: “Ju bëni çfarë të mundni, edhe ne do të bëjmë çfarë të mundim,
11:121. Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: "Veproni sipas mënyrës suaj; ne gjithashtu do të veprojmë."
11:121. WE KUL LILLEDHINE LA JU'UMINUNE A'MELU 'ALA MEKANETIKUM 'INNA 'AMILUNE
C 11:122. Ju pritni (ç'do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç'do t'ju gjejë juve).
11:122. dhe pritni, nëse do të prisni, se dhe ne do të presim!”
11:122. Dhe prisni; ne gjithashtu do të presim."
11:122. WE ENTEDHIRU 'INNA MUNTEDHIRUNE
C 11:123. Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.
11:123. Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.
11:123. Dhe Allahut i përket e fshehta e qiejve dhe e tokës. Dhe tek Ai kthehen të gjitha çështjet. Prandaj, adhuroje Atë dhe mbështetu tek Ai. Dhe Zoti yt nuk është i pavëmendshëm për atë që bëni.
11:123. WE LILLEHI GAJBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ILEJHI JURXHA'UL-'EMRU KULLUHU FA'BUD/HU WE TEWEKKEL 'ALEJHI WE MA REBBUKE BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE