U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:94.
E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
11:94.
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
11:94.
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe ata që besuan me të, me mëshirën Tonë. Ndërsa ata që bënë padrejtësi u kapën nga një britmë, dhe ata u bënë të pajetë në shtëpitë e tyre.
11:94.
WE LEMMA XHA'E 'EMRUNA NEXHXHEJNA SHU'AJBEN WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU BIREHMETIN MINNA WE 'EHADHETIL-LEDHINE DHELEMU ES-SEJHETU FE'ESBEHU FI DIJARIHIM XHATHIMINE
C
11:95.
(gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
11:95.
thuajse nuk kishin jetuar kurrë aty. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu siç qe larguar edhe fisi Themud!
11:95.
Sikur të mos kishin banuar kurrë në to. Larg qoftë Medjeni, ashtu siç ishte larg Themudi!
11:95.
KE'EN LEM JEGNEW FIHA 'ELA BU'DEN LIMEDJENE KEMA BA'IDET THEMUDU
C
11:96.
Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
11:96.
Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me autoritetin e qartë
11:96.
Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Musan me shenjat Tona dhe me një autoritet të qartë.
11:96.
WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C
11:97.
Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
11:97.
te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit të Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
11:97.
Te Faraoni dhe paria e tij. Por ata ndoqën urdhrin e Faraonit, dhe urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
11:97.
'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI FE ETTEBA'U 'EMRE FIR'AWNE WE MA 'EMRU FIR'AWNE BIRESHIDIN
C
11:98.
Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
11:98.
Ai do ta udhëheqë popullin e tij në Ditën e Kiametit e do ta çojë në zjarr. Eh, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!
11:98.
Ai do ta udhëheqë popullin e tij Ditën e Kiametit dhe do t'i çojë ata në zjarr. Dhe ai është një vend i keq ku do të çohen.
11:98.
JEKDUMU KAWMEHU JEWMEL-KIJAMETI FE'EWREDEHUMU EN-NARE WE BI'SEL-WIRDUL-MEWRUDU
C
11:99.
Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
11:99.
Ata i përcjell mallkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Eh sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t'u jepet!
11:99.
Dhe atyre iu ndoq mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Dhe sa shpërblim i keq është ai që u është dhënë.
11:99.
WE 'UTBI'U FI HEDHIHI LA'NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI BI'SE ER-RIFDUL-MERFUDU
C
11:100.
Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
11:100.
Këto janë disa prej historive të qyteteve që po t'i tregojmë ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qëndrojnë, kurse disa janë rrënuar.
11:100.
Këto janë nga tregimet e qyteteve që Ne të tregojmë ty. Prej tyre, disa janë ende të dukshme dhe disa janë zhdukur.
11:100.
DHALIKE MIN 'ENBA'IL-KURA NEKUSSUHU 'ALEJKE MINHA KA'IMUN WE HESIDUN
C
11:101.
Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
11:101.
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hynitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.
11:101.
Dhe Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë i bënë padrejtësi vetes së tyre. Dhe zotat e tyre që ata i thërrisnin përveç Allahut nuk i sollën asnjë dobi, kur erdhi urdhri i Zotit tënd. Dhe ata nuk bënë gjë tjetër përveçse shtuan humbjen e tyre.
11:101.
WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN DHELEMU 'ENFUSEHUM FEMA 'EGNET 'ANHUM 'ALIHETUHUMU ELLETI JED'UNE MIN DUNI ELLAHI MIN SHEJ'IN LEMMA XHA'E 'EMRU RABBIKE WE MA ZADUHUM GAJRE TETBIBIN
C
11:102.
Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
11:102.
I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
11:102.
Dhe kështu është kapja e Zotit tënd kur Ai kap qytetet ndërsa ato bëjnë padrejtësi. Me të vërtetë, kapja e Tij është e dhimbshme dhe e ashpër.
11:102.
WE KEDHELIKE 'EHDHU RABBIKE 'IDHA 'EHADHEL-KURA WE HIJE DHALIMETUN 'INNE 'EHDHEHU 'ELIMUN SHEDIDUN
C
11:103.
Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
11:103.
Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
11:103.
Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për atë që i frikësohet dënimit të jetës së përtejme. Ky është një ditë kur të gjithë njerëzit do të mblidhen bashkë, dhe kjo është një ditë e dëshmuar.
11:103.
'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIMEN HAFE 'ADHABEL-'AHIRETI DHALIKE JEWMUN MEXHMU'UN LEHU EN-NASU WE DHELIKE JEWMUN MESH/HUDUN
C
11:104.
Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
11:104.
Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
11:104.
Dhe Ne nuk do ta vonojmë atë përveçse për një kohë të caktuar.
11:104.
WE MA NU'UEHHIRUHU 'ILLA LI'XHELIN MA'DUDIN