Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 11:99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
11:99. Ata i përcjell mallkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Eh sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t'u jepet!
11:99. Dhe atyre iu ndoq mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Dhe sa shpërblim i keq është ai që u është dhënë.
11:99. WE 'UTBI'U FI HEDHIHI LA'NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI BI'SE ER-RIFDUL-MERFUDU
C 11:100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
11:100. Këto janë disa prej historive të qyteteve që po t'i tregojmë ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qëndrojnë, kurse disa janë rrënuar.
11:100. Këto janë nga tregimet e qyteteve që Ne të tregojmë ty. Prej tyre, disa janë ende të dukshme dhe disa janë zhdukur.
11:100. DHALIKE MIN 'ENBA'IL-KURA NEKUSSUHU 'ALEJKE MINHA KA'IMUN WE HESIDUN
C 11:101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
11:101. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hynitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.
11:101. Dhe Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë i bënë padrejtësi vetes së tyre. Dhe zotat e tyre që ata i thërrisnin përveç Allahut nuk i sollën asnjë dobi, kur erdhi urdhri i Zotit tënd. Dhe ata nuk bënë gjë tjetër përveçse shtuan humbjen e tyre.
11:101. WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN DHELEMU 'ENFUSEHUM FEMA 'EGNET 'ANHUM 'ALIHETUHUMU ELLETI JED'UNE MIN DUNI ELLAHI MIN SHEJ'IN LEMMA XHA'E 'EMRU RABBIKE WE MA ZADUHUM GAJRE TETBIBIN
C 11:102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
11:102. I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
11:102. Dhe kështu është kapja e Zotit tënd kur Ai kap qytetet ndërsa ato bëjnë padrejtësi. Me të vërtetë, kapja e Tij është e dhimbshme dhe e ashpër.
11:102. WE KEDHELIKE 'EHDHU RABBIKE 'IDHA 'EHADHEL-KURA WE HIJE DHALIMETUN 'INNE 'EHDHEHU 'ELIMUN SHEDIDUN
C 11:103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
11:103. Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
11:103. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për atë që i frikësohet dënimit të jetës së përtejme. Ky është një ditë kur të gjithë njerëzit do të mblidhen bashkë, dhe kjo është një ditë e dëshmuar.
11:103. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIMEN HAFE 'ADHABEL-'AHIRETI DHALIKE JEWMUN MEXHMU'UN LEHU EN-NASU WE DHELIKE JEWMUN MESH/HUDUN
C 11:104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
11:104. Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
11:104. Dhe Ne nuk do ta vonojmë atë përveçse për një kohë të caktuar.
11:104. WE MA NU'UEHHIRUHU 'ILLA LI'XHELIN MA'DUDIN
C 11:105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë.
11:105. Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
11:105. Atë ditë, kur të vijë, asnjë shpirt nuk do të flasë përveç me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë dhe disa të lumtur.
11:105. JEWME JE'TI LA TEKELLEMU NEFSUN 'ILLA BI'IDHNIHI FEMINHUM SHEKIJUN WE SA'IDUN
C 11:106. E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
11:106. Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do t'i presin veç ofshamat e vajtimet.
11:106. Sa për ata që janë të mjerë, ata do të jenë në zjarr, ku do të kenë vetëm klithma dhe britma.
11:106. FE'EMMAL-LEDHINE SHEKU FEFI EN-NARI LEHUM FIHA ZEFIRUN WE SHEHIKUN
C 11:107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
11:107. Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt kryen atë që do.
11:107. Ata do të mbeten aty për aq kohë sa do të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse Zoti yt dëshiron ndryshe. Me të vërtetë, Zoti yt bën atë që dëshiron.
11:107. HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'ILLA MA SHA'E REBBUKE 'INNE REBBEKE FA''ALUN LIMA JURIDU
C 11:108. E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
11:108. Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.
11:108. Dhe sa për ata që janë të lumtur, ata do të jenë në Xhenet, ku do të mbeten për aq kohë sa do të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse Zoti yt dëshiron ndryshe. Kjo është një dhuratë e pandërprerë.
11:108. WE 'EMMAL-LEDHINE SU'IDU FEFIL-XHENNETI HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'ILLA MA SHA'E REBBUKE 'ATA'EN GAJRE MEXHDHUDHIN
C 11:109. Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t'ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
11:109. Prandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t'ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.
11:109. Prandaj, mos ki dyshim për atë që adhurojnë ata. Ata nuk adhurojnë asgjë përveç siç adhuronin etërit e tyre më parë. Dhe me të vërtetë, Ne do t'ua japim atyre pjesën e tyre pa humbur asgjë.
11:109. FELA TEKU FI MIRJETIN MIMMA JA'BUDU HA'UULA' MA JA'BUDUNE 'ILLA KEMA JA'BUDU 'ABA'UUHUM MIN KABLU WE 'INNA LEMUWEFFUHUM NESIBEHUM GAJRE MENKUSIN