U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:104.
Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
11:104.
Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
11:104.
Dhe Ne nuk do ta vonojmë atë përveçse për një kohë të caktuar.
11:104.
WE MA NU'UEHHIRUHU 'ILLA LI'XHELIN MA'DUDIN
C
11:105.
E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë.
11:105.
Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
11:105.
Atë ditë, kur të vijë, asnjë shpirt nuk do të flasë përveç me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë dhe disa të lumtur.
11:105.
JEWME JE'TI LA TEKELLEMU NEFSUN 'ILLA BI'IDHNIHI FEMINHUM SHEKIJUN WE SA'IDUN
C
11:106.
E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
11:106.
Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do t'i presin veç ofshamat e vajtimet.
11:106.
Sa për ata që janë të mjerë, ata do të jenë në zjarr, ku do të kenë vetëm klithma dhe britma.
11:106.
FE'EMMAL-LEDHINE SHEKU FEFI EN-NARI LEHUM FIHA ZEFIRUN WE SHEHIKUN
C
11:107.
Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
11:107.
Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt kryen atë që do.
11:107.
Ata do të mbeten aty për aq kohë sa do të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse Zoti yt dëshiron ndryshe. Me të vërtetë, Zoti yt bën atë që dëshiron.
11:107.
HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'ILLA MA SHA'E REBBUKE 'INNE REBBEKE FA''ALUN LIMA JURIDU
C
11:108.
E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
11:108.
Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.
11:108.
Dhe sa për ata që janë të lumtur, ata do të jenë në Xhenet, ku do të mbeten për aq kohë sa do të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse Zoti yt dëshiron ndryshe. Kjo është një dhuratë e pandërprerë.
11:108.
WE 'EMMAL-LEDHINE SU'IDU FEFIL-XHENNETI HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'ILLA MA SHA'E REBBUKE 'ATA'EN GAJRE MEXHDHUDHIN
C
11:109.
Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t'ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
11:109.
Prandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t'ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.
11:109.
Prandaj, mos ki dyshim për atë që adhurojnë ata. Ata nuk adhurojnë asgjë përveç siç adhuronin etërit e tyre më parë. Dhe me të vërtetë, Ne do t'ua japim atyre pjesën e tyre pa humbur asgjë.
11:109.
FELA TEKU FI MIRJETIN MIMMA JA'BUDU HA'UULA' MA JA'BUDUNE 'ILLA KEMA JA'BUDU 'ABA'UUHUM MIN KABLU WE 'INNA LEMUWEFFUHUM NESIBEHUM GAJRE MENKUSIN
C
11:110.
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
11:110.
Vërtet, Ne i dhamë Musait Librin, por rreth tij pati kundërshti. Sikur të mos ishte parathënë Fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e gjykimit), me siguri që (çështja) do të gjykohej midis tyre (menjëherë). Në fakt, (edhe tani) ata janë në një mëdyshje tepër të madhe në lidhje me të.
11:110.
Dhe Ne i dhamë Musait Librin, por pati mospajtime për të. Dhe sikur të mos kishte qenë fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, do të ishte gjykuar mes tyre. Dhe me të vërtetë, ata janë në dyshim të madh për të.
11:110.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FAHTULIFE FIHI WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM WE 'INNEHUM LEFI SHEKKIN MINHU MURIBIN
C
11:111.
S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t'u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
11:111.
Në të vërtetë, çdonjërit prej tyre Zoti yt do t'ia plotësojë shpagimin për veprat e veta. Se Ai, me siguri, e di mirë atë që punojnë ata.
11:111.
Dhe me të vërtetë, të gjithëve do t'ua japim shpërblimin e veprave të tyre pa u bërë padrejtësi.
11:111.
WE 'INNE KULLA LEMMA LEJUWEFFIJENNEHUM REBBUKE 'A'MALEHUM 'INNEHU BIMA JA'MELUNE HABIRUN
C
11:112.
Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
11:112.
Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.
11:112.
Prandaj, qëndro i qëndrueshëm, ashtu siç je urdhëruar, dhe ata që janë kthyer me ty, dhe mos e tejkaloni kufirin. Me të vërtetë, Ai e sheh gjithçka që bëni.
11:112.
FASTEKIM KEMA 'UMIRTE WE MEN TABE ME'AKE WE LA TETGAW 'INNEHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
11:113.
Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.
11:113.
Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t'ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.
11:113.
Dhe mos u mbështetni tek ata që kanë bërë padrejtësi, përndryshe zjarri do t'ju kapë, dhe ju nuk do të keni mbrojtës përveç Allahut, dhe nuk do të ndihmoheni.
11:113.
WE LA TERKENU 'ILAL-LEDHINE DHELEMU FETEMESSEKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN 'EWLIJA'E THUMME LA TUNSERUNE
C
11:114.
Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
11:114.
Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.
11:114.
Dhe fal namazin në të dy skajet e ditës dhe në disa orë të natës. Me të vërtetë, veprat e mira i zhdukin të këqijat. Kjo është një përkujtim për ata që përkujtojnë.
11:114.
WE 'EKIMI ES-SELETE TEREFEJI EN-NEHARI WE ZULEFAN MINEL-LEJLI 'INNEL-HESENATI JUDH/HIBNE ES-SEJJI'ATI DHALIKE DHIKRA LILDHDHAKIRINE