U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:50.
Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime".
11:50.
Fisit Ad (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues.
11:50.
Dhe te populli Ad, Ne dërguam Hudin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Ju nuk jeni tjetër përveçse shpifës."
11:50.
WE 'ILA 'ADIN 'EHAHUM HUDEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUFTERUNE
C
11:51.
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
11:51.
O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk kuptoni?!
11:51.
O populli im, unë nuk kërkoj prej jush shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm te Ai që më ka krijuar. A nuk përkujtoni?
11:51.
JA KAWMI LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI 'EXHREN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALEL-LEDHI FETERENI 'EFELA TA'KILUNE
C
11:52.
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"
11:52.
O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t'ju sjellë shi të begatshëm dhe do t'ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”
11:52.
Dhe o populli im, kërkoni falje te Zoti juaj, dhe pastaj kthehuni te Ai, që Ai të lëshojë mbi ju shi të bollshëm dhe t'ju shtojë forcë mbi forcën tuaj, dhe mos u ktheni si mëkatarë."
11:52.
WE JA KAWMI ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN WE JEZIDKUM KUWETEN 'ILA KUWETIKUM WE LA TETEWELLEW MUXHRIMINE
C
11:53.
Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty".
11:53.
Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë prove të dukshme për fjalët e tua, ne nuk do t'i braktisim zotat tanë dhe nuk të besojmë ty!
11:53.
Thanë: "O Hud, ti nuk na ke sjellë asnjë provë të qartë, dhe ne nuk do t'i braktisim zotat tanë për shkak të fjalës tënde, dhe ne nuk të besojmë ty.
11:53.
KALU JA HUDU MA XHI'TENA BIBEJJINETIN WE MA NEHNU BITARIKI 'ALIHETINA 'AN KAWLIKE WE MA NEHNU LEKE BIMU'UMININE
C
11:54.
Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: "Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
11:54.
Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tanë”. Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, se unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni
11:54.
Ne themi vetëm se disa nga zotat tanë të kanë prekur me ndonjë e keqe." Ai tha: "Unë dëshmoj Allahun dhe dëshmoni ju se unë jam i pastër nga ajo që ju shoqëroni,
11:54.
'IN NEKULU 'ILLA A'TERAKE BA'DU 'ALIHETINA BISU'IN KALE 'INNI 'USH/HIDU ELLAHE WE ESH/HEDU 'ENNI BERI'UN MIMMA TUSHRIKUNE
C
11:55.
(larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
11:55.
në vend të Tij. Të gjithë ju bëni komplot kundër meje dhe mos më jepni afat aspak!
11:55.
Përveç Tij. Tani, të gjithë bashkë kurdisni kundër meje dhe mos më jepni afat.
11:55.
MIN DUNIHI FEKIDUNI XHEMI'EN THUMME LA TUNDHIRUNI
C
11:56.
Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.
11:56.
Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S'ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.
11:56.
Me të vërtetë, unë mbështetem te Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. Nuk ka gjallesë që Ai të mos e mbajë tërësisht nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im është mbi rrugën e drejtë.
11:56.
'INNI TEWEKKELTU 'ALA ELLAHI RABBI WE RABBIKUM MA MIN DABBETIN 'ILLA HUWE 'AHIDHUN BINASIJETIHA 'INNE RABBI 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
11:57.
Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jamë dërguar te ju. Zoti im do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t'i bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi".
11:57.
E, nëse ju shmangeni, unë tashmë jua kam përcjellë atë (mesazhin), për të cilin jam dërguar te ju. Zoti im, në vendin tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju nuk mund t'i bëni kurrfarë dëmi Atij. Vërtet, Zoti im është Mbikqyrës mbi çdo gjë”.
11:57.
Por nëse ia ktheni shpinën, atëherë unë ju kam komunikuar atë me të cilën jam dërguar te ju. Dhe Zoti im do të sjellë në vend të jush një popull tjetër, dhe ju nuk mund ta dëmtoni Atë aspak. Me të vërtetë, Zoti im është mbi çdo gjë Mbikëqyrës."
11:57.
FE'IN TEWELLEW FEKAD 'EBLEGTUKUM MA 'URSILTU BIHI 'ILEJKUM WE JESTEHLIFU RABBI KAWMEN GAJREKUM WE LA TEDURRUNEHU SHEJ'AN 'INNE RABBI 'ALA KULLI SHEJ'IN HEFIDHUN
C
11:58.
E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
11:58.
Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij. I shpëtuam ata nga dënimi i rëndë.
11:58.
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam Hudin dhe ata që besuan me të, me mëshirën Tonë. Dhe Ne i shpëtuam ata nga një dënim i rëndë.
11:58.
WE LEMMA XHA'E 'EMRUNA NEXHXHEJNA HUDEN WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU BIREHMETIN MINNA WE NEXHXHEJNAHUM MIN 'ADHABIN GALIDHIN
C
11:59.
E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhrit të çdo kryelarti kundërshtar.
11:59.
Ja, ky ishte fisi Ad. Ai i mohonte shenjat e Zotit të tij, nuk i dëgjonte të dërguarit e Tij dhe shkonte pas urdhrit të çdo keqbërësi kokëfortë.
11:59.
Ky ishte populli Ad. Ata e mohuan Zotin e tyre, i kundërshtuan të dërguarit e Tij dhe ndoqën urdhrin e çdo tirani dhe kokëforti.
11:59.
WE TILKE 'ADUN XHEHEDU BI'AJATI RABBIHIM WE 'ASEW RUSULEHU WE ETTEBA'U 'EMRE KULLI XHEBBARIN 'ANIDIN
C
11:60.
Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
11:60.
Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, fisi Ad e mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Allahut) fisi Ad, populli i Hudit!
11:60.
Dhe mallkimi i ndoqi ata në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Ja, me të vërtetë, Adi nuk besuan Zotin e tyre. Larg qoftë Adi, populli i Hudit!
11:60.
WE 'UTBI'U FI HEDHIHI ED-DUNJA LA'NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI 'ELA 'INNE 'ADEN KEFERU REBBEHUM 'ELA BU'DAN LI'ADIN KAWMI HUDIN