Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 11:45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: "O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve!"
11:45. Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: “O Zoti im, biri im është nga familja ime, premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!”
11:45. Nuhu thirri Zotin e tij dhe tha: "O Zoti im, biri im është nga familja ime, dhe premtimi Yt është i vërtetë, dhe Ti je më i Drejti i gjykuesve."
11:45. WE NADA NUHUN REBBEHU FEKALE RABBI 'INNE EBNI MIN 'EHLI WE 'INNE WA'DEKEL-HEKKU WE 'ENTE 'EHKEMUL-HAKIMINE
C 11:46. (Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t'i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!"
11:46. (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”.
11:46. Ai tha: "O Nuh, me të vërtetë, ai nuk është nga familja jote. Veprimi i tij është i padrejtë. Prandaj, mos më kërko për atë për të cilën nuk ke dije. Unë të këshilloj që të mos jesh nga të paditurit."
11:46. KALE JA NUHU 'INNEHU LEJSE MIN 'EHLIKE 'INNEHU 'AMELUN GAJRU SALIHIN FELA TES'ELNI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN 'INNI 'A'IDHUKE 'EN TEKUNE MINEL-XHAHILINE
C 11:47. (Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!"
11:47. (Nuhu) tha: “O Zoti im, mbështetem tek Ti për Të të mos kërkuar gjëra, për të cilat nuk kam dijeni. Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.
11:47. Ai tha: "O Zoti im, unë kërkoj strehim te Ti që të mos të kërkoj për atë për të cilën nuk kam dije. Dhe nëse nuk më fal dhe nuk më mëshiron, unë do të jem nga të humburit."
11:47. KALE RABBI 'INNI 'A'UDHU BIKE 'EN 'ES'ELEKE MA LEJSE LI BIHI 'ILMUN WE 'ILLA TEGFIR LI WE TERHEMNI 'EKUN MINEL-HASIRINE
C 11:48. Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull që është me ty. E një populli (tjetër) do t'i mundësojmë përjetime, e pastaj do t'i godasë dënimi i dhembshëm nga ana Jonë".
11:48. Atëherë iu tha: “O Nuh, zbrit me përshëndetje prej Nesh dhe me bekime për ty dhe pasardhësit e atyre që gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t'u japim kënaqësi e pastaj do t'i godasë nga Ne dënimi i dhembshëm!”
11:48. U tha: "O Nuh, zbrit me paqe prej Nesh dhe me bekime mbi ty dhe mbi popujt që janë me ty. Por do të ketë popuj të cilëve Ne do t'u japim përkohësisht përfitime, dhe më pas do t'i prekë ata dënimi i dhimbshëm nga Ne."
11:48. KILE JA NUHU EHBIT BISELAMIN MINNA WE BEREKATIN 'ALEJKE WE 'ALA 'UMEMIN MIMMEN ME'AKE WE 'UMEMUN SENUMETTI'UHUM THUMME JEMESSUHUM MINNA 'ADHABUN 'ELIMUN
C 11:49. Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t'i shpallim ty, e që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
11:49. Këto janë (disa) nga lajmet e fshehta që Ne t'i shpallim ty. Këto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpalljes së Kuranit). Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve.
11:49. Këto janë nga tregimet e së fshehtës që Ne t'i shpallim ty. As ti dhe as populli yt nuk i dinit ato më parë. Prandaj, bëj durim. Me të vërtetë, fundi është për ata që janë të devotshëm.
11:49. TILKE MIN 'ENBA'IL-GAJBI NUHIHA 'ILEJKE MA KUNTE TA'LEMUHA 'ENTE WE LA KAWMUKE MIN KABLI HADHA FASBIR 'INNEL-'AKIBETE LILMUTTEKINE
C 11:50. Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime".
11:50. Fisit Ad (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues.
11:50. Dhe te populli Ad, Ne dërguam Hudin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Ju nuk jeni tjetër përveçse shpifës."
11:50. WE 'ILA 'ADIN 'EHAHUM HUDEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'IN 'ENTUM 'ILLA MUFTERUNE
C 11:51. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
11:51. O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk kuptoni?!
11:51. O populli im, unë nuk kërkoj prej jush shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm te Ai që më ka krijuar. A nuk përkujtoni?
11:51. JA KAWMI LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI 'EXHREN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALEL-LEDHI FETERENI 'EFELA TA'KILUNE
C 11:52. O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"
11:52. O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t'ju sjellë shi të begatshëm dhe do t'ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”
11:52. Dhe o populli im, kërkoni falje te Zoti juaj, dhe pastaj kthehuni te Ai, që Ai të lëshojë mbi ju shi të bollshëm dhe t'ju shtojë forcë mbi forcën tuaj, dhe mos u ktheni si mëkatarë."
11:52. WE JA KAWMI ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN WE JEZIDKUM KUWETEN 'ILA KUWETIKUM WE LA TETEWELLEW MUXHRIMINE
C 11:53. Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty".
11:53. Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë prove të dukshme për fjalët e tua, ne nuk do t'i braktisim zotat tanë dhe nuk të besojmë ty!
11:53. Thanë: "O Hud, ti nuk na ke sjellë asnjë provë të qartë, dhe ne nuk do t'i braktisim zotat tanë për shkak të fjalës tënde, dhe ne nuk të besojmë ty.
11:53. KALU JA HUDU MA XHI'TENA BIBEJJINETIN WE MA NEHNU BITARIKI 'ALIHETINA 'AN KAWLIKE WE MA NEHNU LEKE BIMU'UMININE
C 11:54. Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: "Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
11:54. Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tanë”. Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, se unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni
11:54. Ne themi vetëm se disa nga zotat tanë të kanë prekur me ndonjë e keqe." Ai tha: "Unë dëshmoj Allahun dhe dëshmoni ju se unë jam i pastër nga ajo që ju shoqëroni,
11:54. 'IN NEKULU 'ILLA A'TERAKE BA'DU 'ALIHETINA BISU'IN KALE 'INNI 'USH/HIDU ELLAHE WE ESH/HEDU 'ENNI BERI'UN MIMMA TUSHRIKUNE
C 11:55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
11:55. në vend të Tij. Të gjithë ju bëni komplot kundër meje dhe mos më jepni afat aspak!
11:55. Përveç Tij. Tani, të gjithë bashkë kurdisni kundër meje dhe mos më jepni afat.
11:55. MIN DUNIHI FEKIDUNI XHEMI'EN THUMME LA TUNDHIRUNI