Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 11:33. Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!"
11:33. Tha (Nuhu): “Vetëm Allahu do t'jua sjellë atë, nëse dëshiron; e ju Atij nuk mund t'i ikni.
11:33. Ai tha: "Vetëm Allahu do t'jua sjellë atë, nëse dëshiron, dhe ju nuk do të mund t'i shpëtoni.
11:33. KALE 'INNEMA JE'TIKUM BIHI ELLAHU 'IN SHA'E WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C 11:34. Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
11:34. Këshilla ime nuk do t'ju bëjë dobi edhe sikur të doja t'ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t'ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.
11:34. Këshilla ime nuk do t'ju bëjë dobi, edhe sikur të dëshiroj t'ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t'ju shpjerë në devijim. Ai është Zoti juaj, dhe tek Ai do të ktheheni."
11:34. WE LA JENFA'UKUM NUSHI 'IN 'EREDTU 'EN 'ENSEHE LEKUM 'IN KANEL-LAHU JURIDU 'EN JUGWIJEKUM HUWE REBBUKUM WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 11:35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
11:35. Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë”. Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e unë jam larg nga gjynahet që bëni ju”.
11:35. Apo ata thonë: "Ai e ka trilluar atë?" Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë faji është mbi mua. Por unë jam i pafajshëm ndaj asaj që ju bëni."
11:35. 'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL 'INI EFTEREJTUHU FE'ALEJJE 'IXHRAMI WE 'ENA BERI'UN MIMMA TUXHRIMUNE
C 11:36. E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
11:36. Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!
11:36. U shpall Nuhut: "Askush nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar. Prandaj, mos u trishto për atë që ata bëjnë.
11:36. WE 'UHIJE 'ILA NUHIN 'ENNEHU LEN JU'UMINE MIN KAWMIKE 'ILLA MEN KAD 'AMENE FELA TEBTE'IS BIMA KANU JEF'ALUNE
C 11:37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
11:37. Ndërto anijen nën Sytë (mbikqyrjen) dhe udhëzimin Tonë dhe mos m'u drejto më për ata që janë keqbërës! Ata, me siguri, do të fundosen”.
11:37. Dhe ndërto anijen nën kujdesin Tonë dhe sipas shpalljes sonë, dhe mos m'u drejto për ata që kanë bërë padrejtësi. Me të vërtetë, ata do të mbyten."
11:37. WE ESNA'IL-FULKE BI'A'JUNINA WE WEHJINA WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU 'INNEHUM MUGREKUNE
C 11:38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
11:38. Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju
11:38. Dhe ai ndërtonte anijen, dhe sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. Ai tha: "Nëse ju talleni me ne, ne do të tallemi me ju ashtu siç tallet me ne.
11:38. WE JESNA'UL-FULKE WE KULLEMA MERRE 'ALEJHI MELE'UN MIN KAWMIHI SEHIRU MINHU KALE 'IN TESHARU MINNA FE'INNA NESHARU MINKUM KEMA TESHARUNE
C 11:39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.
11:39. dhe, së shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm”.
11:39. Dhe ju do ta dini kush do ta gjejë dënimin që do ta turpërojë dhe mbi të cilin do të zbresë një dënim i përhershëm."
11:39. FESEWFE TA'LEMUNE MEN JE'TIHI 'ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU 'ALEJHI 'ADHABUN MUKIMUN
C 11:40. E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij".
11:40. Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!
11:40. Derisa, kur erdhi urdhri Ynë dhe burimet shpërthyen, Ne thamë: "Ngarko në të nga çdo lloj një çift dhe familjen tënde, përveç atyre kundër të cilëve fjala ka kaluar më parë, dhe ata që kanë besuar." Por vetëm pak kishin besuar me të.
11:40. HETTA 'IDHA XHA'E 'EMRUNA WE FARET-TENNURU KULNA EHMIL FIHA MIN KULLIN ZEWXHEJNI ETHNEJNI WE 'EHLEKE 'ILLA MEN SEBEKA 'ALEJHIL-KAWLU WE MEN 'AMENE WE MA 'AMENE ME'AHU 'ILLA KALILUN
C 11:41. Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues".
11:41. Ai tha: “Hipni në anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”.
11:41. Dhe ai tha: "Hypni në të! Në emër të Allahut është lundrimi i saj dhe ndalja e saj. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirues."
11:41. WE KALE ERKEBU FIHA BISMI ELLAHI MEXHRAHA WE MURSAHA 'INNE RABBI LEGAFURUN REHIMUN
C 11:42. Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
11:42. Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!”
11:42. Ndërsa ajo lundronte me ta mbi valët si male, Nuhu thirri të birin e tij, që ishte në një vend të veçuar: "O biri im, hip me ne dhe mos qëndro me jobesimtarët."
11:42. WE HIJE TEXHRI BIHIM FI MEWXHIN KALXHIBALI WE NADA NUHUN EBNEHU WE KANE FI MA'ZILIN JA BUNEJJE ERKEB ME'ANA WE LA TEKUN ME'AL-KAFIRINE
C 11:43. Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: "Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
11:43. (I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.
11:43. Ai tha: "Unë do të strehohem në një mal që do të më mbrojë nga uji." Nuhu tha: "Sot nuk ka shpëtim nga urdhri i Allahut, përveç për atë që Ai ka mëshiruar." Dhe valët u ndanë mes tyre, dhe ai ishte nga të mbyturit.
11:43. KALE SE'AWI 'ILA XHEBELIN JA'SIMUNI MINEL-MA'I KALE LA 'ASIMEL-JEWME MIN 'EMRI ELLAHI 'ILLA MEN REHIME WE HALE BEJNEHUMAL-MEWXHU FEKANE MINEL-MUGREKINE