U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:28.
(Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
11:28.
Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë mbështetem në një provë të qartë që më ka ardhur nga Zoti im dhe, nëse nga ana e Tij më ka ardhur një mëshirë, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t'ju bëjmë ta pranoni me detyrim (provën), kur ju e urreni?
11:28.
Nuhu tha: "O populli im, mendoni, nëse unë kam një provë të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë prej Tij, por ajo ju është fshehur. A do t'ju detyrojmë ta pranoni atë, ndërkohë që ju e urreni atë?
11:28.
KALE JA KAWMI 'ERE'EJTUM 'IN KUNTU 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE 'ATANI REHMETEN MIN 'INDIHI FA'UMMIJET 'ALEJKUM 'ENULZIMUKUMUHA WE 'ENTUM LEHA KARIHUNE
C
11:29.
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
11:29.
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t'i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.
11:29.
O populli im, unë nuk kërkoj prej jush pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm te Allahu. Dhe unë nuk do t'i dëboj ata që besojnë. Me të vërtetë, ata do të takojnë Zotin e tyre, por unë ju shoh juve si një popull të paditur.
11:29.
WE JAKAWMI LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MALEN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA ELLAHI WE MA 'ENA BITARIDIL-LEDHINE 'AMENU 'INNEHUM MULAKU RABBIHIM WE LEKINNI 'ERAKUM KAWMAN TEXHHELUNE
C
11:30.
O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
11:30.
O populli im, kush do të më mbrojë nga Allahu, nëse unë i dëboj (besimtarët)? A nuk doni të merrni këshillë?
11:30.
O populli im, kush do të më ndihmojë kundër Allahut nëse unë i dëboj ata? A nuk përkujtoni?
11:30.
WE JAKAWMI MEN JENSURUNI MINEL-LAHI 'IN TEREDTUHUM 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
11:31.
Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
11:31.
Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll e as do t'u them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk do t'u japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç'ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”
11:31.
Unë nuk ju them se kam thesaret e Allahut, as që e njoh të fshehtën, as që jam një engjëll, as që them për ata që sytë tuaj i përbuzin se Allahu nuk do t'u japë atyre ndonjë të mirë. Allahu e di më mirë se ç'ka në shpirtërat e tyre. Përndryshe, unë do të isha nga të padrejtët."
11:31.
WE LA 'EKULU LEKUM 'INDI HAZA'INU ELLAHI WE LA 'A'LEMUL-GAJBE WE LA 'EKULU 'INNI MELEKUN WE LA 'EKULU LILLEDHINE TEZDERI 'A'JUNUKUM LEN JU'UTIJEHUMU ELLAHU HAJREN ELLAHU 'A'LEMU BIMA FI 'ENFUSIHIM 'INNI 'IDHAN LEMINE EDH-DHALIMINE
C
11:32.
Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, silleni pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!"
11:32.
Ata thanë: “O Nuh, ti na kundërshtove ne, madje e zgjate kundërshtimin. Le të na godasë ajo me çfarë na kërcënon, nëse thua të vërtetën!”
11:32.
Ata thanë: "O Nuh, ti ke diskutuar me ne dhe e ke zgjatur shumë debatin me ne. Na sill atë që na kërcënon, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
11:32.
KALU JA NUHU KAD XHADELTENA FE'EKTHERTE XHIDALENA FE'TINA BIMA TA'IDUNA 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
11:33.
Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!"
11:33.
Tha (Nuhu): “Vetëm Allahu do t'jua sjellë atë, nëse dëshiron; e ju Atij nuk mund t'i ikni.
11:33.
Ai tha: "Vetëm Allahu do t'jua sjellë atë, nëse dëshiron, dhe ju nuk do të mund t'i shpëtoni.
11:33.
KALE 'INNEMA JE'TIKUM BIHI ELLAHU 'IN SHA'E WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C
11:34.
Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
11:34.
Këshilla ime nuk do t'ju bëjë dobi edhe sikur të doja t'ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t'ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.
11:34.
Këshilla ime nuk do t'ju bëjë dobi, edhe sikur të dëshiroj t'ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t'ju shpjerë në devijim. Ai është Zoti juaj, dhe tek Ai do të ktheheni."
11:34.
WE LA JENFA'UKUM NUSHI 'IN 'EREDTU 'EN 'ENSEHE LEKUM 'IN KANEL-LAHU JURIDU 'EN JUGWIJEKUM HUWE REBBUKUM WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
11:35.
A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
11:35.
Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë”. Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e unë jam larg nga gjynahet që bëni ju”.
11:35.
Apo ata thonë: "Ai e ka trilluar atë?" Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë faji është mbi mua. Por unë jam i pafajshëm ndaj asaj që ju bëni."
11:35.
'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL 'INI EFTEREJTUHU FE'ALEJJE 'IXHRAMI WE 'ENA BERI'UN MIMMA TUXHRIMUNE
C
11:36.
E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
11:36.
Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!
11:36.
U shpall Nuhut: "Askush nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar. Prandaj, mos u trishto për atë që ata bëjnë.
11:36.
WE 'UHIJE 'ILA NUHIN 'ENNEHU LEN JU'UMINE MIN KAWMIKE 'ILLA MEN KAD 'AMENE FELA TEBTE'IS BIMA KANU JEF'ALUNE
C
11:37.
E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
11:37.
Ndërto anijen nën Sytë (mbikqyrjen) dhe udhëzimin Tonë dhe mos m'u drejto më për ata që janë keqbërës! Ata, me siguri, do të fundosen”.
11:37.
Dhe ndërto anijen nën kujdesin Tonë dhe sipas shpalljes sonë, dhe mos m'u drejto për ata që kanë bërë padrejtësi. Me të vërtetë, ata do të mbyten."
11:37.
WE ESNA'IL-FULKE BI'A'JUNINA WE WEHJINA WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU 'INNEHUM MUGREKUNE
C
11:38.
Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
11:38.
Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju
11:38.
Dhe ai ndërtonte anijen, dhe sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. Ai tha: "Nëse ju talleni me ne, ne do të tallemi me ju ashtu siç tallet me ne.
11:38.
WE JESNA'UL-FULKE WE KULLEMA MERRE 'ALEJHI MELE'UN MIN KAWMIHI SEHIRU MINHU KALE 'IN TESHARU MINNA FE'INNA NESHARU MINKUM KEMA TESHARUNE