U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:71.
E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin.
11:71.
Gruaja e tij, që rrinte aty, qeshi kur Ne i dhamë lajmin e mirë për Is'hakun e pas Is'hakut - për Jakubin.
11:71.
Dhe gruaja e tij ishte aty, dhe ajo qeshi. Pastaj Ne e përgëzuam me Is'hakun dhe pas Is'hakut, Jakubin.
11:71.
WE EMRE'ETUHU KA'IMETUN FEDEHIKET FEBESHSHERNAHA BI'ISHAKA WE MIN WERA'I 'ISHAKA JA'KUBE
C
11:72.
Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme?!".
11:72.
Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”
11:72.
Ajo tha: "Mjerë për mua! A do të lind unë kur jam plakë dhe ky burri im është i moshuar? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çuditshme."
11:72.
KALET JA WEJLETA 'E'ELIDU WE 'ENA 'AXHUZUN WE HEDHA BA'LI SHEJHEN 'INNE HADHA LESHEJ'UN 'AXHIBUN
C
11:73.
Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh.
11:73.
Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju - familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”
11:73.
Thanë: "A po habitesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij janë mbi ju, o familja e shtëpisë. Me të vërtetë, Ai është i Lavdishmi, i Lavdëruari."
11:73.
KALU 'ETA'XHEBINE MIN 'EMRI ELLAHI REHMETU ELLAHI WE BEREKATUHU 'ALEJKUM 'EHLEL-BEJTI 'INNEHU HEMIDUN MEXHIDUN
C
11:74.
Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
11:74.
Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, ai polemizoi me të dërguarit Tanë për popullin e Lutit.
11:74.
Kur frika e Ibrahimit u largua dhe ai mori përgëzimin, ai filloi të flasë me ta për popullin e Lutut.
11:74.
FELEMMA DHEHEBE 'AN 'IBRAHIME ER-REW'U WE XHA'ET/HUL-BUSHRA JUXHADILUNA FI KAWMI LUTIN
C
11:75.
Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
11:75.
Vërtet, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu).
11:75.
Me të vërtetë, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur dhe i kthyer nga Allahu.
11:75.
'INNE 'IBRAHIME LEHELIMUN 'EWWAHUN MUNIBUN
C
11:76.
(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
11:76.
“O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t'i gjejë dënimi i pashmangshëm.”
11:76.
O Ibrahim, hiq dorë nga kjo. Me të vërtetë, urdhri i Zotit tënd ka ardhur dhe ata do të goditen nga një dënim i pandalshëm.
11:76.
JA 'IBRAHIMU 'A'RID 'AN HADHA 'INNEHU KAD XHA'E 'EMRU RABBIKE WE 'INNEHUM 'ATIHIM 'ADHABUN GAJRU MERDUDIN
C
11:77.
E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
11:77.
Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, Ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
11:77.
Kur të dërguarit Tanë erdhën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe ndjeu ngushtim për shkak të tyre, dhe tha: "Kjo është një ditë e vështirë."
11:77.
WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALE HADHA JEWMUN 'ASIBUN
C
11:78.
Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
11:78.
Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
11:78.
Dhe populli i tij erdhi tek ai, duke u nxituar drejt tij. Dhe ata ishin më parë që bënin të këqija. Ai tha: "O populli im, ja ku janë bijat e mia. Ato janë më të pastra për ju. Keni frikë Allahun dhe mos më turpëroni në të ftuarit e mi. A nuk ka asnjë njeri të mençur mes jush?"
11:78.
WE XHA'EHU KAWMUHU JUHRA'UNE 'ILEJHI WE MIN KABLU KANU JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI KALE JA KAWMI HA'UULA' BENATI HUNNE 'ETHERU LEKUM FE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI FI DEJFI 'ELEJSE MINKUM REXHULUN RESHIDUN
C
11:79.
Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
11:79.
Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç'duam ne”.
11:79.
Ata thanë: "Ti e di që ne nuk kemi asnjë të drejtë për bijat e tua dhe me të vërtetë, ti e di çfarë dëshirojmë."
11:79.
KALU LEKAD 'ALIMTE MA LENA FI BENATIKE MIN HEKKIN WE 'INNEKE LETA'LEMU MA NURIDU
C
11:80.
Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja musafirët e mi).
11:80.
Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t'ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”
11:80.
Ai tha: "Sikur të kisha forcë kundër jush ose të mund të mbështetesha në një mbështetje të fortë."
11:80.
KALE LEW 'ENNE LI BIKUM KUWETEN 'EW 'AWI 'ILA RUKNIN SHEDIDIN
C
11:81.
(engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?"
11:81.
Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t'i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
11:81.
Ata thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk do të arrijnë te ti. Prandaj, dil me familjen tënde në një pjesë të natës dhe askush nga ju të mos shikojë prapa, përveç gruas tënde. Ajo do të mbetet me ata që do të preken nga dënimi. Me të vërtetë, afati i tyre është mëngjesi. A nuk është mëngjesi afër?"
11:81.
KALU JA LUTU 'INNA RUSULU RABBIKE LEN JESILU 'ILEJKE FE'ESRI BI'EHLIKE BIKIT'IN MINEL-LEJLI WE LA JELTEFIT MINKUM 'EHEDUN 'ILLA EMRE'ETEKE 'INNEHU MUSIBUHA MA 'ESABEHUM 'INNE MEW'IDEHUMU ES-SUBHU 'ELEJSE ES-SUBHU BIKARIBIN