U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:20.
Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
11:20.
Nuk janë ata që kanë pushtetin në Tokë dhe nuk do të kenë ndonjë mbrojtës tjetër, në vend të Allahut. Atyre do t'u shumëfishohet dënimi, sepse as nuk dëgjonin, as shihnin.
11:20.
Ata nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë në tokë dhe nuk do të kenë mbrojtës përveç Allahut. Për ta dënimi do të dyfishohet. Ata nuk ishin në gjendje të dëgjojnë dhe as të shohin.
11:20.
'ULA'IKE LEM JEKUNU MU'XHIZINE FIL-'ERDI WE MA KANE LEHUM MIN DUNI ELLAHI MIN 'EWLIJA'E JUDA'AFU LEHUMUL-'ADHABU MA KANU JESTETI'UNE ES-SEM'A WE MA KANU JUBSIRUNE
C
11:21.
Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
11:21.
Këta janë ata që dëmtuan vetveten dhe u humbën idhujt e rremë që i trillonin.
11:21.
Ata janë ata që e humbën veten dhe ajo që shpifën për Allahun do të largohet prej tyre.
11:21.
'ULA'IKEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
11:22.
Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
11:22.
Vërtet, këta do të jenë më të humburit në botën tjetër.
11:22.
Nuk ka dyshim që ata janë më të humburit në jetën e përtejme.
11:22.
LA XHEREME 'ENNEHUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C
11:23.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
11:23.
Pa dyshim, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe përulen para Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
11:23.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, ata do të jenë banorët e Xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë.
11:23.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'EHBETU 'ILA RABBIHIM 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C
11:24.
Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!
11:24.
Dallimi midis këtyre dy grupeve shëmbëllen me dallimin midis një të verbri të shurdhër dhe një njeriu që sheh e dëgjon. A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po merrni këshillë?!
11:24.
Shembulli i këtyre dy grupeve është si i të verbërit dhe i shurdhërit dhe i atij që sheh dhe dëgjon. A janë ata të barabartë? A nuk përkujtoni?
11:24.
METHELUL-FERIKAJNI KAL'A'MA WEL-'ESEMMI WEL-BESIRI WE ES-SEMI'I HEL JESTEWIJANI METHELEN 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
11:25.
Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t'u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi".
11:25.
Shumë kohë më parë, Ne dërguam Nuhun te popullit i tij. (Ai u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
11:25.
Ne dërguam Nuhun te populli i tij, duke thënë: "Unë jam për ju një paralajmërues i qartë.
11:25.
WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI 'INNI LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C
11:26.
"Që të mos adhuroni tjetërkë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në Ditën e pikëllueshme".
11:26.
që të adhuroni vetëm Allahun. (Përndryshe), unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të dhembshme”.
11:26.
Që të mos adhuroni tjetër përveç Allahut. Me të vërtetë, unë frikësohem për ju nga dënimi i një Dite të dhembshme."
11:26.
'EN LA TA'BUDU 'ILLALLAHE 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN 'ELIMIN
C
11:27.
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasoi kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtarë!"
11:27.
Por, paria e popullit të tij, e cila nuk besoi, tha: “Ne shohim se ti je thjesht njeri si ne dhe, shohim, që ty të shkojnë pas vetëm më të pavlerët nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke diçka më të mirë se ne, madje ju quajmë gënjeshtarë”.
11:27.
Paria e popullit të tij, ata që nuk besuan, thanë: "Ne të shohim ty vetëm si njeri si ne, dhe nuk shohim që të të kenë ndjekur përveç atyre që janë më të ulëtit nga ne, pa menduar. Dhe ne nuk shohim asnjë epërsi te ju; përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtarë."
11:27.
FEKALEL-MELE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI MA NERAKE 'ILLA BESHEREN MITHLENA WE MA NERAKE ETTEBE'AKE 'ILLAL-LEDHINE HUM 'ERADHILUNA BADIJE ER-RE'JI WE MA NERA LEKUM 'ALEJNA MIN FEDLIN BEL NEDHUNNUKUM KADHIBINE
C
11:28.
(Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
11:28.
Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë mbështetem në një provë të qartë që më ka ardhur nga Zoti im dhe, nëse nga ana e Tij më ka ardhur një mëshirë, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t'ju bëjmë ta pranoni me detyrim (provën), kur ju e urreni?
11:28.
Nuhu tha: "O populli im, mendoni, nëse unë kam një provë të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë prej Tij, por ajo ju është fshehur. A do t'ju detyrojmë ta pranoni atë, ndërkohë që ju e urreni atë?
11:28.
KALE JA KAWMI 'ERE'EJTUM 'IN KUNTU 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE 'ATANI REHMETEN MIN 'INDIHI FA'UMMIJET 'ALEJKUM 'ENULZIMUKUMUHA WE 'ENTUM LEHA KARIHUNE
C
11:29.
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
11:29.
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t'i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.
11:29.
O populli im, unë nuk kërkoj prej jush pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm te Allahu. Dhe unë nuk do t'i dëboj ata që besojnë. Me të vërtetë, ata do të takojnë Zotin e tyre, por unë ju shoh juve si një popull të paditur.
11:29.
WE JAKAWMI LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MALEN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA ELLAHI WE MA 'ENA BITARIDIL-LEDHINE 'AMENU 'INNEHUM MULAKU RABBIHIM WE LEKINNI 'ERAKUM KAWMAN TEXHHELUNE
C
11:30.
O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
11:30.
O populli im, kush do të më mbrojë nga Allahu, nëse unë i dëboj (besimtarët)? A nuk doni të merrni këshillë?
11:30.
O populli im, kush do të më ndihmojë kundër Allahut nëse unë i dëboj ata? A nuk përkujtoni?
11:30.
WE JAKAWMI MEN JENSURUNI MINEL-LAHI 'IN TEREDTUHUM 'EFELA TEDHEKKERUNE