U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:15.
Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë.
11:15.
Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t'ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t'u lihet gjë mangët.
11:15.
Ata që e dëshirojnë jetën e kësaj bote dhe zbukurimet e saj, Ne do t'ua japim plotësisht shpërblimin e veprave të tyre në të dhe ata nuk do të dëmtohen në të.
11:15.
MEN KANE JURIDUL-HEJETE ED-DUNJA WE ZINETEHA NUWEFFI 'ILEJHIM 'A'MALEHUM FIHA WE HUM FIHA LA JUBHASUNE
C
11:16.
Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
11:16.
Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t'u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t'u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.
11:16.
Ata janë ata që nuk do të kenë tjetër përveç Zjarrit në jetën e përtejme. Atë që kanë bërë në të do të zhduket dhe ajo që kanë vepruar është e kotë.
11:16.
'ULA'IKEL-LEDHINE LEJSE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ILLA EN-NARU WE HEBITE MA SENA'U FIHA WE BATILUN MA KANU JA'MELUNE
C
11:17.
A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur'anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur'anin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos ki dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti yt, në të s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
11:17.
A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre, që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.
11:17.
A mos është ai që ka një provë të qartë nga Zoti i tij dhe e ndjek atë një dëshmitar prej Tij, dhe para tij ishte Libri i Musait, një udhërrëfyes dhe mëshirë? Ata besojnë në të. Dhe kush e mohon atë nga aleatët, Zjarri është vendi i tij. Prandaj, mos dysho në të. Me të vërtetë, ajo është e vërteta nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
11:17.
'EFEMEN KANE 'ALA BEJJINETIN MIN RABBIHI WE JETLUHU SHAHIDUN MINHU WE MIN KABLIHI KITABU MUSA 'IMAMEN WE REHMETEN 'ULA'IKE JU'UMINUNE BIHI WE MEN JEKFUR BIHI MINEL-'EHZABI FALNNARU MEW'IDUHU FELA TEKUN FI MIRJETIN MINHU 'INNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JU'UMINUNE
C
11:18.
E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!"
11:18.
Kush janë më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët,
11:18.
Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtër për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: "Këta janë ata që shpifën kundër Zotit të tyre." Vërtet, mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.
11:18.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'ULA'IKE JU'REDUNE 'ALA RABBIHIM WE JEKULUL-'ESH/HADU HA'UULA'L-LEDHINE KEDHEBU 'ALA RABBIHIM 'ELA LA'NETU ELLAHI 'ALA EDH-DHALIMINE
C
11:19.
Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
11:19.
të cilët pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, ndërsa vetë nuk besojnë në botën tjetër.”
11:19.
Ata që pengojnë nga rruga e Allahut dhe kërkojnë ta bëjnë atë të shtrembër, dhe ata që nuk besojnë në jetën e përtejme.
11:19.
EL-LEDHINE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA 'IWEXHEN WE HUM BIL-'AHIRETI HUM KAFIRUNE
C
11:20.
Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
11:20.
Nuk janë ata që kanë pushtetin në Tokë dhe nuk do të kenë ndonjë mbrojtës tjetër, në vend të Allahut. Atyre do t'u shumëfishohet dënimi, sepse as nuk dëgjonin, as shihnin.
11:20.
Ata nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë në tokë dhe nuk do të kenë mbrojtës përveç Allahut. Për ta dënimi do të dyfishohet. Ata nuk ishin në gjendje të dëgjojnë dhe as të shohin.
11:20.
'ULA'IKE LEM JEKUNU MU'XHIZINE FIL-'ERDI WE MA KANE LEHUM MIN DUNI ELLAHI MIN 'EWLIJA'E JUDA'AFU LEHUMUL-'ADHABU MA KANU JESTETI'UNE ES-SEM'A WE MA KANU JUBSIRUNE
C
11:21.
Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
11:21.
Këta janë ata që dëmtuan vetveten dhe u humbën idhujt e rremë që i trillonin.
11:21.
Ata janë ata që e humbën veten dhe ajo që shpifën për Allahun do të largohet prej tyre.
11:21.
'ULA'IKEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
11:22.
Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
11:22.
Vërtet, këta do të jenë më të humburit në botën tjetër.
11:22.
Nuk ka dyshim që ata janë më të humburit në jetën e përtejme.
11:22.
LA XHEREME 'ENNEHUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C
11:23.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
11:23.
Pa dyshim, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe përulen para Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
11:23.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, ata do të jenë banorët e Xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë.
11:23.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'EHBETU 'ILA RABBIHIM 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C
11:24.
Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!
11:24.
Dallimi midis këtyre dy grupeve shëmbëllen me dallimin midis një të verbri të shurdhër dhe një njeriu që sheh e dëgjon. A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po merrni këshillë?!
11:24.
Shembulli i këtyre dy grupeve është si i të verbërit dhe i shurdhërit dhe i atij që sheh dhe dëgjon. A janë ata të barabartë? A nuk përkujtoni?
11:24.
METHELUL-FERIKAJNI KAL'A'MA WEL-'ESEMMI WEL-BESIRI WE ES-SEMI'I HEL JESTEWIJANI METHELEN 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
11:25.
Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t'u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi".
11:25.
Shumë kohë më parë, Ne dërguam Nuhun te popullit i tij. (Ai u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
11:25.
Ne dërguam Nuhun te populli i tij, duke thënë: "Unë jam për ju një paralajmërues i qartë.
11:25.
WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI 'INNI LEKUM NEDHIRUN MUBINUN