U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
11:77.
E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
11:77.
Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, Ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
11:77.
Kur të dërguarit Tanë erdhën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe ndjeu ngushtim për shkak të tyre, dhe tha: "Kjo është një ditë e vështirë."
11:77.
WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALE HADHA JEWMUN 'ASIBUN
C
11:78.
Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
11:78.
Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
11:78.
Dhe populli i tij erdhi tek ai, duke u nxituar drejt tij. Dhe ata ishin më parë që bënin të këqija. Ai tha: "O populli im, ja ku janë bijat e mia. Ato janë më të pastra për ju. Keni frikë Allahun dhe mos më turpëroni në të ftuarit e mi. A nuk ka asnjë njeri të mençur mes jush?"
11:78.
WE XHA'EHU KAWMUHU JUHRA'UNE 'ILEJHI WE MIN KABLU KANU JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI KALE JA KAWMI HA'UULA' BENATI HUNNE 'ETHERU LEKUM FE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI FI DEJFI 'ELEJSE MINKUM REXHULUN RESHIDUN
C
11:79.
Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
11:79.
Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç'duam ne”.
11:79.
Ata thanë: "Ti e di që ne nuk kemi asnjë të drejtë për bijat e tua dhe me të vërtetë, ti e di çfarë dëshirojmë."
11:79.
KALU LEKAD 'ALIMTE MA LENA FI BENATIKE MIN HEKKIN WE 'INNEKE LETA'LEMU MA NURIDU
C
11:80.
Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja musafirët e mi).
11:80.
Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t'ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”
11:80.
Ai tha: "Sikur të kisha forcë kundër jush ose të mund të mbështetesha në një mbështetje të fortë."
11:80.
KALE LEW 'ENNE LI BIKUM KUWETEN 'EW 'AWI 'ILA RUKNIN SHEDIDIN
C
11:81.
(engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?"
11:81.
Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t'i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
11:81.
Ata thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk do të arrijnë te ti. Prandaj, dil me familjen tënde në një pjesë të natës dhe askush nga ju të mos shikojë prapa, përveç gruas tënde. Ajo do të mbetet me ata që do të preken nga dënimi. Me të vërtetë, afati i tyre është mëngjesi. A nuk është mëngjesi afër?"
11:81.
KALU JA LUTU 'INNA RUSULU RABBIKE LEN JESILU 'ILEJKE FE'ESRI BI'EHLIKE BIKIT'IN MINEL-LEJLI WE LA JELTEFIT MINKUM 'EHEDUN 'ILLA EMRE'ETEKE 'INNEHU MUSIBUHA MA 'ESABEHUM 'INNE MEW'IDEHUMU ES-SUBHU 'ELEJSE ES-SUBHU BIKARIBIN
C
11:82.
Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
11:82.
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, - ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.
11:82.
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e kthyem atë vend përmbys dhe lëshuam mbi të gurë të ngurtë, njëri pas tjetrit.
11:82.
FELEMMA XHA'E 'EMRUNA XHE'ALNA 'ALIJEHA SAFILEHA WE 'EMTERNA 'ALEJHA HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN MENDUDIN
C
11:83.
(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
11:83.
(Ato ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.
11:83.
Gurë të shënuar nga Zoti yt. Dhe ato nuk janë larg nga keqbërësit.
11:83.
MUSEWWEMETEN 'INDE RABBIKE WE MA HIJE MINE EDH-DHALIMINE BIBA'IDIN
C
11:84.
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!"
11:84.
Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s'keni tjetër zot përveç Tij. Mos bëni hile as gjatë matjes, as në kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati dhe kam frikë se do t'ju godasë dënimi i një dite, që ju përfshin të gjithëve.
11:84.
Dhe te populli Medjen, Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Mos e zvogëloni masën dhe peshën. Unë ju shoh në mirëqenie, por unë i frikësohem për ju nga ndëshkimi i një dite gjithëpërfshirëse."
11:84.
WE 'ILA MEDJENE 'EHAHUM SHU'AJBEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU WE LA TENKUSUL-MIKJA LE WEL-MIZANE 'INNI 'ERAKUM BIHAJRIN WE 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN MUHITIN
C
11:85.
O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!"
11:85.
O populli im, matni drejt në litër dhe kandar, mos ua hani njerëzve hakun e tyre dhe mos bëni ngatërresa në Tokë!
11:85.
O populli im, plotësoni masën dhe peshën me drejtësi dhe mos u jepni njerëzve më pak nga ajo që u përket atyre, dhe mos bëni shkatërrime në tokë.
11:85.
WE JA KAWMI 'EWFUL-MIKJALE WEL-MIZANE BIL-KISTI WE LA TEBHASU EN-NASE 'ESHJA'EHUM WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDINE
C
11:86.
Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë roje juaj!"
11:86.
Ajo që ju është lënë nga Allahu, është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë; e unë nuk jam ruajtësi juaj”.
11:86.
Ajo që mbetet nga Allahu është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë. Dhe unë nuk jam mbi ju mbikëqyrës."
11:86.
BEKIJETU ELLAHI HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE WE MA 'ENA 'ALEJKUM BIHEFIDHIN
C
11:87.
Ata thanë: "O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).
11:87.
Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t'i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!”
11:87.
Thanë: "O Shuajb, a të urdhëron feja jote që të lëmë atë që etërit tanë adhuronin ose të mos veprojmë në pasuritë tona si të dëshirojmë? Me të vërtetë, ti je ai që është i butë dhe i drejtë."
11:87.
KALU JA SHU'AJBU 'ESELATUKE TE'MURUKE 'EN NETRUKE MA JA'BUDU 'ABA'UUNA 'EW 'EN NEF'ALE FI 'EMWALINA MA NESHA'U 'INNEKE LE'ENTEL-HELIMU ER-RESHIDU