Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 11:61. Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!
11:61. Fisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetëm Allahun. Ju s'keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).”
11:61. Dhe te populli Themud, Ne dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju bëri ta banuarit atë. Kërkoni falje te Ai dhe kthehuni te Ai. Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe i përgjigjet lutjeve."
11:61. WE 'ILA THEMUDE 'EHAHUM SALIHEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU HUWE 'ENSHE'EKUM MINEL-'ERDI WE ESTA'MEREKUM FIHA FASTEGFIRUHU THUMME TUBU 'ILEJHI 'INNE RABBI KARIBUN MUXHIBUN
C 11:62. Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh ta adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!"
11:62. Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). A mos vallë po na ndalon ta adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Vërtet, ne jemi në mëdyshje për thirrjen tënde”.
11:62. Thanë: "O Salih, ti ishe një prej nesh në të cilin kishim shpresa. A na ndalon të adhurojmë atë që etërit tanë adhuronin? Me të vërtetë, ne jemi në dyshim të madh për atë në të cilin na fton."
11:62. KALU JA SALIHU KAD KUNTE FINA MERXHUWEN KABLE HADHA 'ETENHANA 'EN NA'BUDE MA JA'BUDU 'ABA'UUNA WE 'INNENA LEFI SHEKKIN MIMMA TED'UNA 'ILEJHI MURIBIN
C 11:63. "O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
11:63. Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse Zoti im më ka dhënë provë të qartë nga Vetja dhe mëshirë, kush do të më mbrojë nga dënimi i Allahut, nëse nuk e dëgjoj?! Ju (me këtë) mua do të më shtonit vetëm humbjen.
11:63. Ai tha: "O populli im, mendoni, nëse unë kam një provë të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë prej Tij, kush do të më ndihmojë kundër Allahut nëse i kundërshtoj? Ju nuk më shtoni asgjë përveç humbjes."
11:63. KALE JA KAWMI 'ERE'EJTUM 'IN KUNTU 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE 'ATANI MINHU REHMETEN FEMEN JENSURUNI MINEL-LAHI 'IN 'ASEJTUHU FEMA TEZIDUNENI GAJRE TEHSIRIN
C 11:64. O populli im, kjo është deveja e All-llahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t'ju godasë menjëherë dënimi!"
11:64. O populli im! Kjo është deveja e Allahut, shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë”.
11:64. O populli im, kjo është deveja e Allahut, një shenjë për ju. Lëreni të hajë në tokën e Allahut dhe mos e prekni me të keq, përndryshe do t'ju kapë një dënim i afërt."
11:64. WE JA KAWMI HEDHIHI NAKATU ELLAHI LEKUM 'AJETEN FEDHERUHA TE'KUL FI 'ERDI ELLAHI WE LA TEMESSUHA BISU'IN FEJE'HUDHEKUM 'ADHABUN KARIBUN
C 11:65. E megjithatë ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!"
11:65. Por ata e therën dhe ai tha: “Jetoni në shtëpitë tuaja edhe tri ditë! Ky është premtimi i vërtetë”.
11:65. Por ata e prenë atë, dhe ai tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë. Ky është një premtim që nuk mund të mohohet."
11:65. FE'AKARUHA FEKALE TEMETTA'U FI DARIKUM THELATHETE 'EJJAMIN DHALIKE WA'DUN GAJRU MEKDHUBIN
C 11:66. E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
11:66. E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne - me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.
11:66. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan me të, me mëshirën Tonë, dhe i shpëtuam nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti, i Plotfuqishmi.
11:66. FELEMMA XHA'E 'EMRUNA NEXHXHEJNA SALIHEN WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU BIREHMETIN MINNA WE MIN HIZJI JEWMI'IDHIN 'INNE REBBEKE HUWEL-KAWIJUL-'AZIZU
C 11:67. Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
11:67. Kurse ata që bënë të këqija, i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
11:67. Dhe ata që bënë padrejtësi u kapën nga një britmë, dhe ata u bënë të pajetë në shtëpitë e tyre.
11:67. WE 'EHADHEL-LEDHINE DHELEMU ES-SEJHETU FE'ESBEHU FI DIJARIHIM XHATHIMINE
C 11:68. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
11:68. sikur nuk kishin jetuar kurrë në to. Me të vërtetë, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) fisi Themud!
11:68. Sikur të mos kishin banuar kurrë në to. Ja, me të vërtetë, Themudi nuk besuan Zotin e tyre. Larg qoftë Themudi!
11:68. KE'EN LEM JEGNEW FIHA 'ELA 'INNE THEMUDE KEFERU REBBEHUM 'ELA BU'DEN LITHEMUDE
C 11:69. Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjigj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
11:69. Të dërguarit Tanë, i sollën Ibrahimit lajmin e mirë dhe i thanë: “Paqe mbi ty!” Ai u përgjigj: “Paqja qoftë mbi ju!” Dhe me të shpejtë u solli atyre një viç të pjekur.
11:69. Dhe me të vërtetë, të dërguarit Tanë erdhën te Ibrahimi me përgëzim. Ata thanë: "Paqja qoftë mbi ty!" Ai tha: "Paqja qoftë mbi ju!" Dhe nuk vonoi të sjellë një viç të pjekur.
11:69. WE LEKAD XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU SELAMEN KALE SELAMUN FEMA LEBITHE 'EN XHA'E BI'IXHLIN HENIDHIN
C 11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
11:70. Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë prej atyre. (Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit”.
11:70. Kur pa se duart e tyre nuk e shtrinë drejt tij, ai dyshoi për ta dhe ndjeu frikë prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso. Ne jemi dërguar te populli i Lutut."
11:70. FELEMMA RE'A 'EJDIJEHUM LA TESILU 'ILEJHI NEKIREHUM WE 'EWXHESE MINHUM HIFETEN KALU LA TEHAF 'INNA 'URSILNA 'ILA KAWMI LUTIN
C 11:71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin.
11:71. Gruaja e tij, që rrinte aty, qeshi kur Ne i dhamë lajmin e mirë për Is'hakun e pas Is'hakut - për Jakubin.
11:71. Dhe gruaja e tij ishte aty, dhe ajo qeshi. Pastaj Ne e përgëzuam me Is'hakun dhe pas Is'hakut, Jakubin.
11:71. WE EMRE'ETUHU KA'IMETUN FEDEHIKET FEBESHSHERNAHA BI'ISHAKA WE MIN WERA'I 'ISHAKA JA'KUBE