Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 11:1. Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
11:1. Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.
11:1. Elif, Lam, Ra. Kjo është një Libër, ajetet e të cilit janë bërë të forta dhe më pas janë shpjeguar nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
11:1. 'ELIF-LAM-RA KITABUN 'UHKIMET 'AJATUHU THUMME FUSSILET MIN LEDUN HEKIMIN HABIRIN
C 11:2. Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai, qortues e përgëzues për ju.
11:2. Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij,
11:2. Adhuroni vetëm Allahun. Unë jam për ju një paralajmërues dhe përgëzues nga Ai.
11:2. 'ELLA TA'BUDU 'ILLALLAHE 'INNENI LEKUM MINHU NEDHIRUN WE BESHIRUN
C 11:3. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.
11:3. (që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t'ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t'i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.
11:3. Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, që t'ju japë një përfundim të mirë deri në një kohë të caktuar dhe të japë begati për ata që janë me virtyte të larta. Por nëse ia ktheni shpinën, atëherë unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe.
11:3. WE 'ENI ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI JUMETTI'KUM META'EN HESENAN 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN WE JU'UTI KULLE DHI FEDLIN FEDLEHU WE 'IN TEWELLEW FE'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN KEBIRIN
C 11:4. Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
11:4. Tek Allahu do të ktheheni; Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!
11:4. Te Allahu do të ktheheni, dhe Ai ka pushtet mbi çdo gjë.
11:4. 'ILA ELLAHI MERXHI'UKUM WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 11:5. Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen ata me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S'ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
11:5. Ah! Në të vërtetë, ata mbulojnë kraharorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç'ka në zemra (të çdokujt).
11:5. Ata e palosin kraharorin e tyre për të fshehur veten nga Ai. Por edhe kur ata mbulohen me rrobat e tyre, Ai e di çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Me të vërtetë, Ai di çdo gjë që është në kraharorët.
11:5. 'ELA 'INNEHUM JETHNUNE SUDUREHUM LIJESTEHFU MINHU 'ELA HINE JESTEGSHUNE THIJABEHUM JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 11:6. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
11:6. S'ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
11:6. Dhe nuk ka asnjë gjallesë mbi tokë që furnizimi i saj të mos jetë nga Allahu. Ai e di vendbanimin e saj dhe vendin e saj të përkohshëm. Çdo gjë është në një Libër të qartë.
11:6. WE MA MIN DABBETIN FIL-'ERDI 'ILLA 'ALA ELLAHI RIZKUHA WE JA'LEMU MUSTEKARREHA WE MUSTEWDE'AHA KULLUN FI KITABIN MUBININ
C 11:7. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të ringjalleni pas vdekjes!", ata që nuk besuan thonë: "Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetëm se magji e hapur".
11:7. Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë, për t'ju vënë në provë kush është më i mirë në vepra. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse magji e kulluar!”
11:7. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, dhe Froni i Tij ishte mbi ujë, që t'ju sprovojë se cili prej jush është më i mirë në vepra. Por nëse thua: "Do të ringjalleni pas vdekjes," ata që nuk besojnë do të thonë: "Kjo është vetëm magji e qartë."
11:7. WE HUWEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE FI SITTETI 'EJJAMIN WE KANE 'ARSHUHU 'ALEL-MA'I LIJEBLUWEKUM 'EJJUKUM 'EHSENU 'AMELEN WE LE'IN KULTE 'INNEKUM MEB'UTHUNE MIN BA'DIL-MEWTI LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C 11:8. Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t'u vijë, ai nuk zbrapet prej tyre, ata do t'i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
11:8. Nëse Ne ua shtyjmë dënimin për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e vonon?” Por ditën që do t'u vijë dënimi, asgjë nuk do t'ua largojë atë dhe, do t'i përfshijë ajo që ata e përqeshnin.
11:8. Dhe nëse Ne ua shtyjmë dënimin atyre deri në një kohë të caktuar, ata do të thonë: "Çfarë e mban atë?" Me të vërtetë, ditën kur të vijë, ai nuk do të largohet prej tyre dhe ata do të rrethohen nga ajo që e përqeshnin.
11:8. WE LE'IN 'EHHARNA 'ANHUMUL-'ADHABE 'ILA 'UMMETIN MA'DUDETIN LEJEKULUNNE MA JEHBISUHU 'ELA JEWME JE'TIHIM LEJSE MESRUFEN 'ANHUM WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 11:9. Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës.
11:9. Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë e pastaj ia heqim atë, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.
11:9. Dhe nëse Ne i bëjmë njeriun të shijojë mëshirën Tonë dhe pastaj ia heqim atë, me të vërtetë, ai bëhet i dëshpëruar dhe mosmirënjohës.
11:9. WE LE'IN 'EDHEKNAL-'INSANE MINNA REHMETEN THUMME NEZA'NAHA MINHU 'INNEHU LEJE'USUN KEFURUN
C 11:10. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë Ne dhurojmë të mira, ai do të thotë: "Kaluan të këqijat prej meje!". Vërtet, ai është i shfrenuar dhe mendjemadh.
11:10. E, kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Gjynahet e mia janë larguar nga unë!” atëherë bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.
11:10. Dhe nëse Ne i japim atij të shijojë bekimet pas një fatkeqësie që e ka prekur, me siguri ai do të thotë: "Të këqijat janë larguar nga unë." Me të vërtetë, ai bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.
11:10. WE LE'IN 'EDHEKNAHU NA'MA'E BA'DE DERRA'E MESSET/HU LEJEKULENNE DHEHEBE ES-SEJJI'ATU 'ANNI 'INNEHU LEFERIHUN FEHURUN
C 11:11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
11:11. (Nuk janë të tillë) vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ata do të ketë falje dhe shpërblim të madh.
11:11. Përveç atyre që janë të durueshëm dhe bëjnë vepra të mira. Ata do të kenë falje dhe shpërblim të madh.
11:11. 'ILLAL-LEDHINE SEBERU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN KEBIRUN