U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 29. Ankebut
Ajete: 69
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:2.
A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"
29:2.
Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!
29:2.
A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë: "Ne besojmë," dhe nuk do të vihen në provë?
29:2.
'EHESIBE EN-NASU 'EN JUTREKU 'EN JEKULU 'AMENNA WE HUM LA JUFTENUNE
C
29:3.
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.
29:3.
Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.
29:3.
Dhe me të vërtetë, Ne i kemi provuar ata që ishin para tyre. Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që janë të sinqertë, dhe Ai me të vërtetë do të dijë gënjeshtarët.
29:3.
WE LEKAD FETENNAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE SEDEKU WE LEJA'LEMENNEL-KADHIBINE
C
29:4.
A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
29:4.
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t'i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!
29:4.
A mendojnë ata që bëjnë keq se do të shpëtojnë prej Nesh? Sa keq që gjykojnë!
29:4.
'EM HESIBEL-LEDHINE JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI 'EN JESBIKUNA SA'E MA JEHKUMUNE
C
29:5.
E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
29:5.
Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:5.
Kushdo që shpreson të takojë Allahun, me të vërtetë, afati i Allahut është i ardhshëm. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:5.
MEN KANE JERXHU LIKA'EL-LAHI FE'INNE 'EXHELEL-LAHI LE'ATIN WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
29:6.
E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:6.
Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.
29:6.
Dhe kushdo që përpiqet, ai përpiqet për veten e tij. Me të vërtetë, Allahu është i Pavarur nga botët.
29:6.
WE MEN XHAHEDE FE'INNEMA JUXHAHIDU LINEFSIHI 'INNALL-LLAHE LEGANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
C
29:7.
Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:7.
Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.
29:7.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i shlyejmë të këqijat e tyre dhe do t'i shpërblejmë ata më të mirë nga ajo që kanë bërë.
29:7.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUKEFFIRENNE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LENEXHZIJENNEHUM 'EHSENEL-LEDHI KANU JA'MELUNE
C
29:8.
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:8.
Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet dhe: “Nëse ata të nxisin ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata.” Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t'ju lajmëroj për gjithçka që keni bërë.
29:8.
Dhe Ne i kemi urdhëruar njeriut për mirësinë ndaj prindërve të tij. Por nëse ata të luftojnë që t'i bësh shok Mua diçka për të cilën ti nuk ke dije, atëherë mos i bind. Te Unë është kthimi juaj, dhe Unë do t'ju informoj për atë që keni bërë.
29:8.
WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI HUSNEN WE 'IN XHAHEDAKE LITUSHRIKE BI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN FELA TUTI'HUMA 'ILEJJE MERXHI'UKUM FE'UNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
29:9.
E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.
29:9.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri do t'i radhisim në mesin e të mirëve.
29:9.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i fusim ata në mesin e të drejtëve.
29:9.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUDHILENNEHUM FI ES-SALIHINE
C
29:10.
Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: "Ne kemi qenë me ju!" Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
29:10.
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë pëndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. Ndërsa, kur u vjen fitorja prej Zotit tënd, ata, me siguri - do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç'ka në zemrat e çdokujt?
29:10.
Dhe ka nga njerëzit që thonë: "Ne besojmë në Allahun." Por kur ata dëmtohen për hir të Allahut, ata e marrin sprovën e njerëzve si ndëshkimin e Allahut. Por kur vjen ndonjë ndihmë nga Zoti yt, ata me siguri do të thonë: "Me të vërtetë, ne kemi qenë me ju." A nuk e di Allahu më së miri atë që është në zemrat e të gjitha krijesave?
29:10.
WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI FE'IDHA 'UDHIJE FI ELLAHI XHE'ALE FITNETE EN-NASI KE'ADHABI ELLAHI WE LE'IN XHA'E NESRUN MIN RABBIKE LEJEKULUNNE 'INNA KUNNA ME'AKUM 'EWELEJSEL-LAHU BI'A'LEME BIMA FI SUDURIL-'ALEMINE
C
29:11.
All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb hipokritët.
29:11.
Sigurisht, Allahu i njeh më mirë ata që kanë besuar dhe hipokritët.
29:11.
Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që besojnë, dhe me të vërtetë Ai do të dijë hipokritët.
29:11.
WE LEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE LEJA'LEMENNEL-MUNAFIKINE
C
29:12.
Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: "Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
29:12.
Mohuesit u thonë besimtarëve: “Ndiqni rrugën tonë e ne atëherë do t'i mbartim gjynahet tuaja!” Por ata nuk do të jenë në gjendje të mbartin nga gjynahet e tyre; në të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
29:12.
Dhe ata që nuk besojnë u thonë atyre që besojnë: "Ndiqni rrugën tonë, dhe ne me siguri do të mbajmë mbi ne mëkatet tuaja." Por ata nuk do të mbajnë asnjë nga mëkatet e tyre. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
29:12.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE 'AMENU ETTEBI'U SEBILENA WE LNEHMIL HATAJAKUM WE MA HUM BIHAMILINE MIN HATAJAHUM MIN SHEJ'IN 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
29:13.
Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
29:13.
Ata (mohuesit), do t'i mbartin barrët e veta e bashkë me to edhe barrë të tjera dhe patjetër, që do të pyeten Ditën e Kiametit për gjithçka, që trillonin.
29:13.
Dhe me siguri ata do të mbajnë ngarkesat e tyre dhe ngarkesa të tjera së bashku me ngarkesat e tyre. Dhe me të vërtetë, në ditën e Ringjalljes ata do të pyeten për atë që trilluan.
29:13.
WE LEJEHMILUNNE 'ETHKALEHUM WE 'ETHKALEN ME'A 'ETHKALIHIM WE LEJUS'ELUNNE JEWMEL-KIJAMETI 'AMMA KANU JEFTERUNE
C
29:14.
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
29:14.
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi tek ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e megjithatë, ata i përfshiu përmbytja, duke qenë keqbërës.
29:14.
Dhe me të vërtetë, Ne e dërguam Nuhin te populli i tij, dhe ai qëndroi midis tyre një mijë vjet, përveç pesëdhjetë. Dhe përmbytja i kapi ata ndërsa ishin të padrejtë.
29:14.
WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI FELEBITHE FIHIM 'ELFE SENETIN 'ILLA HAMSINE 'AMAN FE'EHADHEHUMUT-TUFANU WE HUM DHALIMUN
C
29:15.
Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
29:15.
Ne e shpëtuam Nuhun së bashku me ata që qenë në barkë dhe e bëmë shenjë për të gjithë brezat.
29:15.
Por Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, dhe Ne e bëmë atë një shenjë për botët.
29:15.
FE'ENXHEJNAHU WE 'ESHABE ES-SEFINETI WE XHE'ALNAHA 'AJETEN LIL'ALEMINE
C
29:16.
Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
29:16.
Kujtoje Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: “Adhuroni Allahun dhe frikësojuni Atij! Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
29:16.
Dhe Ibrahimi, kur ai i tha popullit të tij: "Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij. Kjo është më mirë për ju, nëse dini.
29:16.
WE 'IBRAHIME 'IDH KALE LIKAWMIHI A'BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
29:17.
Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni".
29:17.
Vërtet, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm idhuj. Ju po shpifni gënjeshtra. Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t'ju furnizojnë, andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë. Tek Ai do të ktheheni.
29:17.
Me të vërtetë, ju adhuroni përveç Allahut idhuj dhe krijoni trillime. Me të vërtetë, ata që adhuroni përveç Allahut nuk kanë fuqi për t'ju furnizuar. Prandaj, kërkoni furnizimin te Allahu, adhuroni Atë dhe falënderoni Atë. Te Ai do të ktheheni."
29:17.
'INNEMA TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI 'EWTHANEN WE TEHLUKUNE 'IFKAN 'INNEL-LEDHINE TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI LA JEMLIKUNE LEKUM RIZKÆN FABTEGU 'INDEL-LAHI ER-RIZKA WE A'BUDUHU WE ESHKURU LEHU 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
29:18.
Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
29:18.
Nëse ju nuk më besoni, dijeni se edhe popujt e mëparshëm i kanë quajtur gënjeshtarë (të dërguarit) dhe se i Dërguari ka për detyrë vetëm që të shpallë qartazi.”
29:18.
Dhe nëse ju përgënjeshtroni, atëherë popujt para jush gjithashtu përgënjeshtruan. Dhe detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë qartë.
29:18.
WE 'IN TUKEDHDHIBU FEKAD KEDHDHEBE 'UMEMUN MIN KABLIKUM WE MA 'ALA ER-RESULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C
29:19.
A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
29:19.
Vallë, a nuk e vërejnë ata se si Allahu e zë fill krijimin, pastaj e ripërsërit atë? Natyrisht, kjo është e lehtë për Allahun.
29:19.
A nuk e shohin ata se si Allahu fillon krijimin, pastaj e përsërit atë? Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
29:19.
'EWELEM JEREW KEJFE JUBDI'U ELLAHUL-HALKA THUMME JU'IDUHU 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C
29:20.
Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send.
29:20.
Thuaj: “Udhëtoni nëpër Tokë dhe shikoni se si Ai e ka zënë fill krijimin. Pastaj do të jetë Allahu Ai që do të bëjë krijimin e dytë (ringjalljen). Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
29:20.
Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si filloi krijimi. Pastaj Allahu do të krijojë krijimin e mëvonshëm. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë."
29:20.
KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE BEDE'EL-HALKA THUMMEL-LAHU JUNSHI'U EN-NESH'ETEL-'AHIRETE 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
29:21.
Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.
29:21.
Ai ndëshkon kë të dëshirojë dhe mëshiron kë të dëshirojë; tek Ai do të ktheheni.
29:21.
Ai ndëshkon kë të dojë dhe mëshiron kë të dojë, dhe te Ai do të ktheheni.
29:21.
JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WE JERHEMU MEN JESHA'U WE 'ILEJHI TUKLEBUNE
C
29:22.
Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar".
29:22.
Ndëshkimit të Tij nuk mund t'i shpëtoni as në Tokë e as në qiell dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës, as ndihmës.
29:22.
Dhe ju nuk mund të shpëtoni në tokë dhe as në qiell. Dhe ju nuk keni as mbrojtës as ndihmës përveç Allahut.
29:22.
WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C
29:23.
E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
29:23.
Ata që mohojnë shpalljet e Allahut dhe takimin e Tij, pikërisht ata e kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.”
29:23.
Dhe ata që nuk besojnë në ajetet e Allahut dhe në takimin me Të, ata kanë humbur shpresën për mëshirën Time, dhe për ta do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.
29:23.
WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI WE LIKA'IHI 'ULA'IKE JE'ISU MIN REHMETI WE 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
29:24.
Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
29:24.
Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtu ka shenja të qarta për njerëzit që besojnë.
29:24.
Dhe përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Vriteni atë ose digjeni atë." Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
29:24.
FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU EKTULUHU 'EW HERRIKUHU FE'ENXHAHU ELLAHU MINE EN-NARI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
29:25.
Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".
29:25.
Dhe ai tha: “Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri tjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për ju kurrfarë ndihmësi.”
29:25.
Dhe (Ibrahimi) tha: "Ju keni marrë idhujt përveç Allahut vetëm për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë të kësaj bote. Por atë ditë ju do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Dhe vendbanimi juaj do të jetë zjarri, dhe ju nuk do të keni ndihmues."
29:25.
WE KALE 'INNEMA ETTEHADHTUM MIN DUNI ELLAHI 'EWTHANEN MEWEDDETE BEJNIKUM FIL-HEJATI ED-DUNJA THUMME JEWMEL-KIJAMETI JEKFURU BA'DUKUM BIBA'DIN WE JEL'ANU BA'DUKUM BA'DÆN WE ME'WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
C
29:26.
Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti".
29:26.
Luti i besoi atij dhe tha: “Unë do të mërgoj te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”
29:26.
Dhe Luti i besoi atij. (Ibrahimi) tha: "Unë do të emigroj te Zoti im. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë."
29:26.
FE'AMENE LEHU LUTUN WE KALE 'INNI MUHAXHIRUN 'ILA RABBI 'INNEHU HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
29:27.
Dhe Ne ia dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
29:27.
Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë Profecinë dhe Librin. Ne i dhamë atij shpërblim në këtë botë, ndërsa në jetën tjetër, me siguri, ai do të jetë prej njerëzve të mirë.
29:27.
Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe vendosëm në pasardhësit e tij profetësinë dhe Librin. Dhe Ne i dhamë atij shpërblimin e tij në këtë botë, dhe me të vërtetë, ai në botën tjetër do të jetë nga të drejtët.
29:27.
WE WEHEBNA LEHU 'ISHAKA WE JA'KUBE WE XHE'ALNA FI DHURRIJETIHI EN-NUBUWETE WEL-KITABE WE 'ATEJNAHU 'EXHREHU FI ED-DUNJA WE 'INNEHU FIL-'AHIRETI LEMINE ES-SALIHIN
C
29:28.
(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
29:28.
Kur Luti i tha popullit të vet: “Vërtet, ju bëni të tilla lapërdhi, që askush para jush nuk ka bërë në botë:
29:28.
Dhe (kujto) Lutin kur ai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, ju bëni atë imoralitet që askush në botë nuk e ka bërë para jush.
29:28.
WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'INNEKUM LETE'TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN 'EHEDIN MINEL-'ALEMINE
C
29:29.
Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?"
29:29.
bëni marrëdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra”, populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveç se tha: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”!
29:29.
A shkoni ju te burrat dhe ndani rrugët, dhe bëni në tubimet tuaja veprime të keqija?" Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Sill ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
29:29.
'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE WE TEKTA'UNE ES-SEBILE WE TE'TUNE FI NADIKUMUL-MUNKERE FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU E'TINA BI'ADHABI ELLAHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
29:30.
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
29:30.
Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit që bën mbrapshti”!
29:30.
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të keqbërësve."
29:30.
KALE RABBI ENSURNI 'ALEL-KAWMIL-MUFSIDINE
C
29:31.
E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!"
29:31.
Dhe, pasi të dërguarit Tanë i sollën lajmin e mirë Ibrahimit, i thanë: “Ne do t'i zhdukim banorët e këtij vendbanimi, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës”.
29:31.
Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Ibrahimit me lajmin e mirë, ata thanë: "Ne do të shkatërrojmë popullin e këtij qyteti. Me të vërtetë, banorët e tij kanë qenë të padrejtë."
29:31.
WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU 'INNA MUHLIKU 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI 'INNE 'EHLEHA KANU DHALIMINE
C
29:32.
Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
29:32.
Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanë: “Ne e dimë më mirë kush është atje. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij: ajo do të qëndrojë me ata që do të mbesin (për t'u dënuar)”.
29:32.
Ai tha: "Por Luti është aty." Ata thanë: "Ne e dimë më mirë kush është aty. Ne me siguri do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:32.
KALE 'INNE FIHA LUTEN KALU NEHNU 'A'LEMU BIMEN FIHA LENUNEXHXHIJENNEHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KANET MINEL-GABIRIN
C
29:33.
E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
29:33.
Kur të dërguarit Tanë (engjëj) shkuan tek Luti, ai u shqetësua dhe u ngushtua (për ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u brengos! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të mbesë me ata që janë për dënim.
29:33.
Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Lutit, ai u shqetësua për ta dhe zemra iu ngushtua për shkak të tyre. Por ata thanë: "Mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:33.
WE LEMMA 'EN XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALU LA TEHAF WE LA TEHZEN 'INNA MUNEXHXHUKE WE 'EHLEKE 'ILLA EMRE'ETEKE KANET MINEL-GABIRINE
C
29:34.
Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:34.
Në të vërtetë, Ne do të lëshojmë dënim nga qielli, mbi banorët e këtij vendbanimi, ngase ata janë të prishur”.
29:34.
Dhe Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një ndëshkim nga qielli për shkak se ata bënë padrejtësi.
29:34.
'INNA MUNZILUNE 'ALA 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI RIXHZEN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE
C
29:35.
E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
29:35.
Dhe tashmë Ne e kemi lënë atë një shenjë të dukshme për njerëzit që kuptojnë.
29:35.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi lënë prej tij një shenjë të qartë për një popull që kupton.
29:35.
WE LEKAD TEREKNA MINHA 'AJETEN BEJJINETEN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
29:36.
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
29:36.
Edhe banorëve të Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, shpresoni në Ditën e Fundit dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!”
29:36.
Dhe (Ne e dërguam) te Medjanët vëllain e tyre, Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun dhe shpresoni për ditën e fundit dhe mos bëni shkatërrime në tokë si ata që bëjnë shkatërrime."
29:36.
WE 'ILA MEDJENE 'EHAHUM SHU'AJBEN FEKALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE WE ERXHUL-JEWMEL-'AHIRE WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDIN
C
29:37.
Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
29:37.
Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i goditi një tërmet i tmerrshëm e si pasojë u gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar.
29:37.
Por ata e përgënjeshtruan atë. Prandaj, tërmeti i kapi ata, dhe ata u bënë të shtrirë në shtëpitë e tyre.
29:37.
FEKEDHDHEBUHU FE'EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE'ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C
29:38.
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
29:38.
E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës.
29:38.
Dhe (kujto) Adin dhe Themudin, dhe me të vërtetë, ju keni parë nga banesat e tyre. Dhe Shejtani ua bëri të bukura veprat e tyre dhe i largoi nga rruga, megjithëse ata kishin qenë të mençur.
29:38.
WE 'ADEN WE THEMUDE WE KAD TEBEJJENE LEKUM MIN MESAKINIHIM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI WE KANU MUSTEBSIRINE
C
29:39.
Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shptojnë dënimit.
29:39.
Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit.
29:39.
Dhe (kujto) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin. Dhe me të vërtetë, Musai erdhi te ata me shenja të qarta, por ata vepruan me arrogancë në tokë, dhe ata nuk mundën të shpëtojnë.
29:39.
WE KARUNE WE FIR'AWNE WE HAMANE WE LEKAD XHA'EHUM MUSA BIL-BEJJINATI FASTEKBERU FIL-'ERDI WE MA KANU SABIKINE
C
29:40.
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.
29:40.
Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
29:40.
Kështu, Ne e kapëm secilin për shkak të mëkatit të tij. Prej tyre, disa mbi të cilët Ne dërguam një erë me gurë, dhe disa që i kapi zëri i tmerrshëm, dhe disa që i bëmë të fundosen në tokë, dhe disa që i përmbytëm. Dhe Allahu nuk ishte Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin që i bënë padrejtësi vetvetes.
29:40.
FEKULLEN 'EHADHNA BIDHENBIHI FEMINHUM MEN 'ERSELNA 'ALEJHI HASIBAN WE MINHUM MEN 'EHADHET/HU ES-SEJHETU WE MINHUM MEN HASEFNA BIHIL-'ERDE WE MINHUM MEN 'EGREKNA WE MA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
29:41.
Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
29:41.
Rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin ata!
29:41.
Shembulli i atyre që marrin mbrojtës përveç Allahut është si merimanga që bën për vete një shtëpi. Dhe me të vërtetë, shtëpia më e dobët është shtëpia e merimangës, nëse ata do ta dinin.
29:41.
METHELUL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'EWLIJA'E KEMETHELIL-'ANKEBUTI ETTEHADHET BEJTEN WE 'INNE 'EWHENEL-BUJUTI LEBEJTUL-'ANKEBUTI LEW KANU JA'LEMUNE
C
29:42.
All-llahu e di se ç'adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
29:42.
Sigurisht, Allahu e di se çfarë adhurojnë ata në vend të Tij; Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
29:42.
Me të vërtetë, Allahu di çdo gjë që ata thërrasin përveç Tij. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
29:42.
'INNALL-LLAHE JA'LEMU MA JED'UNE MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
29:43.
Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
29:43.
Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç dijetarëve.
29:43.
Dhe këto shembuj, Ne i vendosim për njerëzit, por askush nuk i kupton përveç atyre që kanë dije.
29:43.
WE TILKEL-'EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI WE MA JA'KILUHA 'ILLAL-'ALIMUNE
C
29:44.
All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
29:44.
Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë. Kjo është një shenjë për besimtarët!
29:44.
Allahu krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për besimtarët.
29:44.
HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LILMU'UMININE
C
29:45.
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.
29:45.
Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.
29:45.
Lexo atë që të është shpallur nga Libri dhe fale namazin. Me të vërtetë, namazi ndalon imoralitetin dhe të keqen. Dhe përkujtimi i Allahut është më i madh. Dhe Allahu e di atë që ju bëni.
29:45.
ETLU MA 'UHIJE 'ILEJKE MINEL-KITABI WE 'EKIMU ES-SELETE 'INNE ES-SELATE TENHA 'ANIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WE LEDHIKRU ELLAHI 'EKBERU WEL-LAHU JA'LEMU MA TESNA'UNE
C
29:46.
Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
29:46.
Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një - dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”.
29:46.
Dhe mos debatoni me ithtarët e Librit, përveçse në mënyrën më të mirë, përveç atyre që bëjnë padrejtësi midis tyre. Dhe thoni: "Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe që ju është shpallur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe ne jemi të nënshtruar ndaj Tij."
29:46.
WE LA TUXHADILU 'EHLEL-KITABI 'ILLA BI-ETI HIJE 'EHSENU 'ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM WE KULU 'AMENNA BIEL-LEDHI 'UNZILE 'ILEJNA WE 'UNZILE 'ILEJKUM WE 'ILEHUNA WE 'ILEHUKUM WAHIDUN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C
29:47.
Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur'anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve".
29:47.
Kështu, Ne të kemi shpallur ty (Muhamed) Librin (Kuranin). Ata që u kemi dhënë Shkrimet, e besojnë atë. Por ka edhe nga ata (mekas) që e besojnë atë. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm jobesimtarët.
29:47.
Dhe kështu, Ne të shpallëm ty Librin. Dhe ata të cilëve u dhamë Librin më parë besojnë në të, dhe midis këtyre ka disa që e besojnë atë. Dhe vetëm jobesimtarët i mohojnë shpalljet Tona.
29:47.
WE KEDHELIKE 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE FE-EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JU'UMINUNE BIHI WE MIN HA'UULA' MEN JU'UMINU BIHI WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLAL-KAFIRUNE
C
29:48.
Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
29:48.
Para këtij, ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin.
29:48.
Dhe ti nuk ke lexuar asnjë libër para tij dhe as nuk ke shkruar me dorën tënde. Përndryshe, ata që mohojnë do të kishin dyshuar.
29:48.
WE MA KUNTE TETLU MIN KABLIHI MIN KITABIN WE LA TEHUTTUHU BIJEMINIKE 'IDHEN LARTABEL-MUBTILUNE
C
29:49.
Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
29:49.
Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit.
29:49.
Jo, ato janë ajete të qarta në gjokset e atyre që u është dhënë dija. Dhe vetëm ata që janë të padrejtë i mohojnë shpalljet Tona.
29:49.
BEL HUWE 'AJATUN BEJJINATUN FI SUDURIL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLA EDH-DHALIMUNE
C
29:50.
Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
29:50.
Ata thonë: “Përse nuk i janë zbritur (Muhamedit) mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj (o Muhamed): “Mrekullitë janë vetëm tek Allahu; unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.
29:50.
Dhe ata thonë: "Pse nuk janë zbritur shenja mbi të nga Zoti i tij?" Thuaj: "Shenjat janë vetëm tek Allahu, dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
29:50.
WE KALU LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI 'AJATUN MIN RABBIHI KUL 'INNEMAL-'AJATU 'INDEL-LAHI WE 'INNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C
29:51.
Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë".
29:51.
Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë që në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.
29:51.
A nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë, në këtë ka mëshirë dhe përkujtim për një popull që beson.
29:51.
'EWELEM JEKFIHIM 'ENNA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE JUTLA 'ALEJHIM 'INNE FI DHALIKE LEREHMETEN WE DHIKRA LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
29:52.
Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit".
29:52.
Thuaj: “Allahu mjafton si dëshmitar midis meje dhe jush. Ai di çfarë ka në qiej dhe në Tokë.” Ata që besojnë në trillime dhe nuk besojnë në Allahun, pikërisht ata janë të humburit.
29:52.
Thuaj: "Mjafton Allahu si Dëshmitar mes meje dhe jush. Ai e di atë që është në qiej dhe në tokë. Dhe ata që besojnë në të kotën dhe nuk besojnë në Allahun, ata janë të humburit."
29:52.
KUL KEFA BILLAHI BEJNI WE BEJNEKUM SHEHIDEN JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LEDHINE 'AMENU BIL-BATILI WE KEFERU BILLAHI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
29:53.
Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t'u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
29:53.
Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit. Sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u kishte ardhur dënimi. Me siguri që atyre do t'u vijë papritmas e pa vënë re.
29:53.
Dhe ata kërkojnë prej teje të nxitosh ndëshkimin. Dhe sikur të mos ishte një afat i përcaktuar, ndëshkimi do t'u kishte ardhur atyre. Por ai me siguri do t'u vijë atyre papritmas, ndërkohë që ata nuk do ta ndjejnë.
29:53.
WE JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE LEWLA 'EXHELUN MUSEMMEN LEXHA'EHUMUL-'ADHABU WE LEJE'TIJENNEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C
29:54.
Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
29:54.
Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit, por, në të vërtetë, Xhehenemi do t'i përfshijë të gjithë mohuesit.
29:54.
Ata kërkojnë prej teje të nxitosh ndëshkimin. Dhe me të vërtetë, Xhehenemi do t'i rrethojë jobesimtarët.
29:54.
JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE 'INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
C
29:55.
Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: "Shijojeni atë që keni vepruar!"
29:55.
Ditën, kur do t'i kaplojë dënimi prej së larti dhe prej së poshti, (engjëlli i ngarkuar me ndëshkimin e fajtorëve), do t'u thotë: “Shijoni dënimin për atë që keni bërë!”
29:55.
Ajo ditë, ndëshkimi do t'i mbulojë ata nga mbi dhe nga nën këmbët e tyre, dhe do të thuhet: "Shijoni atë që keni bërë."
29:55.
JEWME JEGSHAHUMUL-'ADHABU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI 'ERXHULIHIM WE JEKULU DHUKU MA KUNTUM TA'MELUNE
C
29:56.
O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
29:56.
O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtet e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!
29:56.
O robërit e Mi që keni besuar, me të vërtetë, toka Ime është e gjerë. Prandaj, vetëm Mua adhuroni.
29:56.
JA 'IBADIJEL-LEDHINE 'AMENU 'INNE 'ERDI WASI'ATUN FE'IJAJE FA'BUDUNI
C
29:57.
Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
29:57.
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe pastaj të gjithë do të ktheheni tek Ne.
29:57.
Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Pastaj te Ne do të ktheheni.
29:57.
KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI THUMME 'ILEJNA TURXHA'UNE
C
29:58.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
29:58.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i atyre që punojnë mirë,
29:58.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne me siguri do t'i vendosim në vende të larta në Xhenet, nën të cilët rrjedhin lumenj, duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa shpërblim i bukur është ai për ata që kanë punuar,
29:58.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUBEWWI'ENNEHUM MINEL-XHENNETI GUREFEN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA NI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C
29:59.
Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
29:59.
e të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre.
29:59.
Të cilët janë të duruar dhe mbështeten te Zoti i tyre.
29:59.
EL-LEDHINE SEBERU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
29:60.
Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:60.
Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:60.
Dhe sa shumë krijesa ka që nuk e mbartin furnizimin e tyre. Allahu i furnizon ato dhe juve. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:60.
WE KE'EJJIN MIN DABBETIN LA TEHMILU RIZKAHALLAHU JERZUKUHA WE 'IJAKUM WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
29:61.
Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?
29:61.
Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?
29:61.
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe i ka nënshtruar diellin dhe hënën?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Atëherë si largohen ata (nga e vërteta)?
29:61.
WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C
29:62.
All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
29:62.
Allahu, ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Allahu është vërtet i Dijshëm për çdo gjë.
29:62.
Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë nga robërit e Tij dhe e ngushton atë për kë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
29:62.
ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEHU 'INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
29:63.
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".
29:63.
Nëse ti i pyet ata se kush e zbret ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij e gjallëron tokën pas vdekjes së saj, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Thuaj: “Qoftë lëvduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë.
29:63.
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush lëshon shiun nga qielli dhe me të gjallëron tokën pasi ajo ka qenë e vdekur?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut." Por shumica e tyre nuk mendojnë.
29:63.
WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN NEZZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHJA BIHIL-'ERDE MIN BA'DI MEWTIHA LEJEKULUNNEL-LAHU KULIL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'KILUNE
C
29:64.
Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
29:64.
Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!
29:64.
Dhe kjo jetë e kësaj bote nuk është gjë tjetër përveçse një lojë dhe argëtim. Por me të vërtetë, shtëpia e botës tjetër është jeta e vërtetë, nëse ata do ta dinin.
29:64.
WE MA HEDHIHIL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA LEHWUN WE LA'IBUN WE 'INNE ED-DAREL-'AHIRETE LEHIJEL-HEJEWANU LEW KANU JA'LEMUNE
C
29:65.
(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
29:65.
Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim),
29:65.
Dhe kur ata hipin në një anije, ata thërrasin Allahun, duke qenë të sinqertë në fenë e tyre për Të. Por kur Ai i shpëton ata në tokë, ja, ata bëhen idhujtarë.
29:65.
FE'IDHA REKIBU FIL-FULKI DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM 'ILAL-BERRI 'IDHA HUM JUSHRIKUNE
C
29:66.
Po le t'i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
29:66.
për të mohuar atë që u kemi dhënë Ne dhe për t'u kënaqur. Por shpejt do ta marrin vesh!
29:66.
Që të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë atyre dhe që të gëzohen (për atë që kanë). Por së shpejti ata do ta dinë.
29:66.
LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM WE LIJETEMETTA'U FESEWFE JA'LEMUNE
C
29:67.
A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
29:67.
Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten? A mos vallë ata besojnë në gjëra të kota, ndërsa dhuntitë e Allahut i mohojnë?!
29:67.
A nuk e kanë parë ata se Ne e kemi bërë një vendbanim të sigurt (Qaben), ndërkohë që njerëzit përreth tyre po grabiten? A mos besojnë ata në të kotën dhe mohojnë mirësinë e Allahut?
29:67.
'EWELEM JEREW 'ENNA XHE'ALNA HEREMEN 'AMINAN WE JUTEHATTEFU EN-NASU MIN HEWLIHIM 'EFEBIALBATILI JU'UMINUNE WE BINI'METI ELLAHI JEKFURUNE
C
29:68.
E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
29:68.
Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose mohon të vërtetën që i ka ardhur?! Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?!
29:68.
Dhe kush është më i padrejtë sesa ai që shpik një gënjeshtër për Allahun ose që përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i ka ardhur? A nuk është Xhehenemi vendbanimi për jobesimtarët?
29:68.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHU 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
C
29:69.
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.
29:69.
Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t'i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!
29:69.
Dhe ata që përpiqen për Ne, Ne me siguri do t'i udhëzojmë ata në rrugët Tona. Dhe me të vërtetë, Allahu është me ata që bëjnë mirë.
29:69.
WEL-LEDHINE XHAHEDU FINA LENEHDIJENNEHUM SUBULENA WE 'INNALL-LLAHE LEME'AL-MUHSININE