Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:38. (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
29:38. E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës.
29:38. Dhe (kujto) Adin dhe Themudin, dhe me të vërtetë, ju keni parë nga banesat e tyre. Dhe Shejtani ua bëri të bukura veprat e tyre dhe i largoi nga rruga, megjithëse ata kishin qenë të mençur.
29:38. WE 'ADEN WE THEMUDE WE KAD TEBEJJENE LEKUM MIN MESAKINIHIM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI WE KANU MUSTEBSIRINE
C 29:39. Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shptojnë dënimit.
29:39. Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit.
29:39. Dhe (kujto) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin. Dhe me të vërtetë, Musai erdhi te ata me shenja të qarta, por ata vepruan me arrogancë në tokë, dhe ata nuk mundën të shpëtojnë.
29:39. WE KARUNE WE FIR'AWNE WE HAMANE WE LEKAD XHA'EHUM MUSA BIL-BEJJINATI FASTEKBERU FIL-'ERDI WE MA KANU SABIKINE
C 29:40. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.
29:40. Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
29:40. Kështu, Ne e kapëm secilin për shkak të mëkatit të tij. Prej tyre, disa mbi të cilët Ne dërguam një erë me gurë, dhe disa që i kapi zëri i tmerrshëm, dhe disa që i bëmë të fundosen në tokë, dhe disa që i përmbytëm. Dhe Allahu nuk ishte Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin që i bënë padrejtësi vetvetes.
29:40. FEKULLEN 'EHADHNA BIDHENBIHI FEMINHUM MEN 'ERSELNA 'ALEJHI HASIBAN WE MINHUM MEN 'EHADHET/HU ES-SEJHETU WE MINHUM MEN HASEFNA BIHIL-'ERDE WE MINHUM MEN 'EGREKNA WE MA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 29:41. Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
29:41. Rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin ata!
29:41. Shembulli i atyre që marrin mbrojtës përveç Allahut është si merimanga që bën për vete një shtëpi. Dhe me të vërtetë, shtëpia më e dobët është shtëpia e merimangës, nëse ata do ta dinin.
29:41. METHELUL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'EWLIJA'E KEMETHELIL-'ANKEBUTI ETTEHADHET BEJTEN WE 'INNE 'EWHENEL-BUJUTI LEBEJTUL-'ANKEBUTI LEW KANU JA'LEMUNE
C 29:42. All-llahu e di se ç'adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
29:42. Sigurisht, Allahu e di se çfarë adhurojnë ata në vend të Tij; Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
29:42. Me të vërtetë, Allahu di çdo gjë që ata thërrasin përveç Tij. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
29:42. 'INNALL-LLAHE JA'LEMU MA JED'UNE MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 29:43. Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
29:43. Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç dijetarëve.
29:43. Dhe këto shembuj, Ne i vendosim për njerëzit, por askush nuk i kupton përveç atyre që kanë dije.
29:43. WE TILKEL-'EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI WE MA JA'KILUHA 'ILLAL-'ALIMUNE
C 29:44. All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
29:44. Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë. Kjo është një shenjë për besimtarët!
29:44. Allahu krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për besimtarët.
29:44. HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LILMU'UMININE
C 29:45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.
29:45. Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.
29:45. Lexo atë që të është shpallur nga Libri dhe fale namazin. Me të vërtetë, namazi ndalon imoralitetin dhe të keqen. Dhe përkujtimi i Allahut është më i madh. Dhe Allahu e di atë që ju bëni.
29:45. ETLU MA 'UHIJE 'ILEJKE MINEL-KITABI WE 'EKIMU ES-SELETE 'INNE ES-SELATE TENHA 'ANIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WE LEDHIKRU ELLAHI 'EKBERU WEL-LAHU JA'LEMU MA TESNA'UNE
C 29:46. Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
29:46. Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një - dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”.
29:46. Dhe mos debatoni me ithtarët e Librit, përveçse në mënyrën më të mirë, përveç atyre që bëjnë padrejtësi midis tyre. Dhe thoni: "Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe që ju është shpallur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe ne jemi të nënshtruar ndaj Tij."
29:46. WE LA TUXHADILU 'EHLEL-KITABI 'ILLA BI-ETI HIJE 'EHSENU 'ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM WE KULU 'AMENNA BIEL-LEDHI 'UNZILE 'ILEJNA WE 'UNZILE 'ILEJKUM WE 'ILEHUNA WE 'ILEHUKUM WAHIDUN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 29:47. Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur'anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve".
29:47. Kështu, Ne të kemi shpallur ty (Muhamed) Librin (Kuranin). Ata që u kemi dhënë Shkrimet, e besojnë atë. Por ka edhe nga ata (mekas) që e besojnë atë. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm jobesimtarët.
29:47. Dhe kështu, Ne të shpallëm ty Librin. Dhe ata të cilëve u dhamë Librin më parë besojnë në të, dhe midis këtyre ka disa që e besojnë atë. Dhe vetëm jobesimtarët i mohojnë shpalljet Tona.
29:47. WE KEDHELIKE 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE FE-EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JU'UMINUNE BIHI WE MIN HA'UULA' MEN JU'UMINU BIHI WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLAL-KAFIRUNE
C 29:48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
29:48. Para këtij, ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin.
29:48. Dhe ti nuk ke lexuar asnjë libër para tij dhe as nuk ke shkruar me dorën tënde. Përndryshe, ata që mohojnë do të kishin dyshuar.
29:48. WE MA KUNTE TETLU MIN KABLIHI MIN KITABIN WE LA TEHUTTUHU BIJEMINIKE 'IDHEN LARTABEL-MUBTILUNE