U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:42.
All-llahu e di se ç'adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
29:42.
Sigurisht, Allahu e di se çfarë adhurojnë ata në vend të Tij; Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
29:42.
Me të vërtetë, Allahu di çdo gjë që ata thërrasin përveç Tij. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
29:42.
'INNALL-LLAHE JA'LEMU MA JED'UNE MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
29:43.
Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
29:43.
Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç dijetarëve.
29:43.
Dhe këto shembuj, Ne i vendosim për njerëzit, por askush nuk i kupton përveç atyre që kanë dije.
29:43.
WE TILKEL-'EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI WE MA JA'KILUHA 'ILLAL-'ALIMUNE
C
29:44.
All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
29:44.
Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë. Kjo është një shenjë për besimtarët!
29:44.
Allahu krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për besimtarët.
29:44.
HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LILMU'UMININE
C
29:45.
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.
29:45.
Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.
29:45.
Lexo atë që të është shpallur nga Libri dhe fale namazin. Me të vërtetë, namazi ndalon imoralitetin dhe të keqen. Dhe përkujtimi i Allahut është më i madh. Dhe Allahu e di atë që ju bëni.
29:45.
ETLU MA 'UHIJE 'ILEJKE MINEL-KITABI WE 'EKIMU ES-SELETE 'INNE ES-SELATE TENHA 'ANIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WE LEDHIKRU ELLAHI 'EKBERU WEL-LAHU JA'LEMU MA TESNA'UNE
C
29:46.
Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
29:46.
Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një - dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”.
29:46.
Dhe mos debatoni me ithtarët e Librit, përveçse në mënyrën më të mirë, përveç atyre që bëjnë padrejtësi midis tyre. Dhe thoni: "Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe që ju është shpallur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe ne jemi të nënshtruar ndaj Tij."
29:46.
WE LA TUXHADILU 'EHLEL-KITABI 'ILLA BI-ETI HIJE 'EHSENU 'ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM WE KULU 'AMENNA BIEL-LEDHI 'UNZILE 'ILEJNA WE 'UNZILE 'ILEJKUM WE 'ILEHUNA WE 'ILEHUKUM WAHIDUN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C
29:47.
Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur'anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve".
29:47.
Kështu, Ne të kemi shpallur ty (Muhamed) Librin (Kuranin). Ata që u kemi dhënë Shkrimet, e besojnë atë. Por ka edhe nga ata (mekas) që e besojnë atë. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm jobesimtarët.
29:47.
Dhe kështu, Ne të shpallëm ty Librin. Dhe ata të cilëve u dhamë Librin më parë besojnë në të, dhe midis këtyre ka disa që e besojnë atë. Dhe vetëm jobesimtarët i mohojnë shpalljet Tona.
29:47.
WE KEDHELIKE 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE FE-EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JU'UMINUNE BIHI WE MIN HA'UULA' MEN JU'UMINU BIHI WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLAL-KAFIRUNE
C
29:48.
Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
29:48.
Para këtij, ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin.
29:48.
Dhe ti nuk ke lexuar asnjë libër para tij dhe as nuk ke shkruar me dorën tënde. Përndryshe, ata që mohojnë do të kishin dyshuar.
29:48.
WE MA KUNTE TETLU MIN KABLIHI MIN KITABIN WE LA TEHUTTUHU BIJEMINIKE 'IDHEN LARTABEL-MUBTILUNE
C
29:49.
Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
29:49.
Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit.
29:49.
Jo, ato janë ajete të qarta në gjokset e atyre që u është dhënë dija. Dhe vetëm ata që janë të padrejtë i mohojnë shpalljet Tona.
29:49.
BEL HUWE 'AJATUN BEJJINATUN FI SUDURIL-LEDHINE 'UTUL-'ILME WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLA EDH-DHALIMUNE
C
29:50.
Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
29:50.
Ata thonë: “Përse nuk i janë zbritur (Muhamedit) mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj (o Muhamed): “Mrekullitë janë vetëm tek Allahu; unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.
29:50.
Dhe ata thonë: "Pse nuk janë zbritur shenja mbi të nga Zoti i tij?" Thuaj: "Shenjat janë vetëm tek Allahu, dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
29:50.
WE KALU LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI 'AJATUN MIN RABBIHI KUL 'INNEMAL-'AJATU 'INDEL-LAHI WE 'INNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C
29:51.
Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë".
29:51.
Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë që në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.
29:51.
A nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë, në këtë ka mëshirë dhe përkujtim për një popull që beson.
29:51.
'EWELEM JEKFIHIM 'ENNA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE JUTLA 'ALEJHIM 'INNE FI DHALIKE LEREHMETEN WE DHIKRA LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
29:52.
Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit".
29:52.
Thuaj: “Allahu mjafton si dëshmitar midis meje dhe jush. Ai di çfarë ka në qiej dhe në Tokë.” Ata që besojnë në trillime dhe nuk besojnë në Allahun, pikërisht ata janë të humburit.
29:52.
Thuaj: "Mjafton Allahu si Dëshmitar mes meje dhe jush. Ai e di atë që është në qiej dhe në tokë. Dhe ata që besojnë në të kotën dhe nuk besojnë në Allahun, ata janë të humburit."
29:52.
KUL KEFA BILLAHI BEJNI WE BEJNEKUM SHEHIDEN JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LEDHINE 'AMENU BIL-BATILI WE KEFERU BILLAHI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE