Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:14. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
29:14. Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi tek ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e megjithatë, ata i përfshiu përmbytja, duke qenë keqbërës.
29:14. Dhe me të vërtetë, Ne e dërguam Nuhin te populli i tij, dhe ai qëndroi midis tyre një mijë vjet, përveç pesëdhjetë. Dhe përmbytja i kapi ata ndërsa ishin të padrejtë.
29:14. WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI FELEBITHE FIHIM 'ELFE SENETIN 'ILLA HAMSINE 'AMAN FE'EHADHEHUMUT-TUFANU WE HUM DHALIMUN
C 29:15. Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
29:15. Ne e shpëtuam Nuhun së bashku me ata që qenë në barkë dhe e bëmë shenjë për të gjithë brezat.
29:15. Por Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, dhe Ne e bëmë atë një shenjë për botët.
29:15. FE'ENXHEJNAHU WE 'ESHABE ES-SEFINETI WE XHE'ALNAHA 'AJETEN LIL'ALEMINE
C 29:16. Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
29:16. Kujtoje Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: “Adhuroni Allahun dhe frikësojuni Atij! Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
29:16. Dhe Ibrahimi, kur ai i tha popullit të tij: "Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij. Kjo është më mirë për ju, nëse dini.
29:16. WE 'IBRAHIME 'IDH KALE LIKAWMIHI A'BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 29:17. Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni".
29:17. Vërtet, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm idhuj. Ju po shpifni gënjeshtra. Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t'ju furnizojnë, andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë. Tek Ai do të ktheheni.
29:17. Me të vërtetë, ju adhuroni përveç Allahut idhuj dhe krijoni trillime. Me të vërtetë, ata që adhuroni përveç Allahut nuk kanë fuqi për t'ju furnizuar. Prandaj, kërkoni furnizimin te Allahu, adhuroni Atë dhe falënderoni Atë. Te Ai do të ktheheni."
29:17. 'INNEMA TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI 'EWTHANEN WE TEHLUKUNE 'IFKAN 'INNEL-LEDHINE TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI LA JEMLIKUNE LEKUM RIZKÆN FABTEGU 'INDEL-LAHI ER-RIZKA WE A'BUDUHU WE ESHKURU LEHU 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 29:18. Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
29:18. Nëse ju nuk më besoni, dijeni se edhe popujt e mëparshëm i kanë quajtur gënjeshtarë (të dërguarit) dhe se i Dërguari ka për detyrë vetëm që të shpallë qartazi.”
29:18. Dhe nëse ju përgënjeshtroni, atëherë popujt para jush gjithashtu përgënjeshtruan. Dhe detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë qartë.
29:18. WE 'IN TUKEDHDHIBU FEKAD KEDHDHEBE 'UMEMUN MIN KABLIKUM WE MA 'ALA ER-RESULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C 29:19. A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
29:19. Vallë, a nuk e vërejnë ata se si Allahu e zë fill krijimin, pastaj e ripërsërit atë? Natyrisht, kjo është e lehtë për Allahun.
29:19. A nuk e shohin ata se si Allahu fillon krijimin, pastaj e përsërit atë? Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
29:19. 'EWELEM JEREW KEJFE JUBDI'U ELLAHUL-HALKA THUMME JU'IDUHU 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C 29:20. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send.
29:20. Thuaj: “Udhëtoni nëpër Tokë dhe shikoni se si Ai e ka zënë fill krijimin. Pastaj do të jetë Allahu Ai që do të bëjë krijimin e dytë (ringjalljen). Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
29:20. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si filloi krijimi. Pastaj Allahu do të krijojë krijimin e mëvonshëm. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë."
29:20. KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE BEDE'EL-HALKA THUMMEL-LAHU JUNSHI'U EN-NESH'ETEL-'AHIRETE 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 29:21. Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.
29:21. Ai ndëshkon kë të dëshirojë dhe mëshiron kë të dëshirojë; tek Ai do të ktheheni.
29:21. Ai ndëshkon kë të dojë dhe mëshiron kë të dojë, dhe te Ai do të ktheheni.
29:21. JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WE JERHEMU MEN JESHA'U WE 'ILEJHI TUKLEBUNE
C 29:22. Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar".
29:22. Ndëshkimit të Tij nuk mund t'i shpëtoni as në Tokë e as në qiell dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës, as ndihmës.
29:22. Dhe ju nuk mund të shpëtoni në tokë dhe as në qiell. Dhe ju nuk keni as mbrojtës as ndihmës përveç Allahut.
29:22. WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 29:23. E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
29:23. Ata që mohojnë shpalljet e Allahut dhe takimin e Tij, pikërisht ata e kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.”
29:23. Dhe ata që nuk besojnë në ajetet e Allahut dhe në takimin me Të, ata kanë humbur shpresën për mëshirën Time, dhe për ta do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.
29:23. WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI WE LIKA'IHI 'ULA'IKE JE'ISU MIN REHMETI WE 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 29:24. Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
29:24. Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtu ka shenja të qarta për njerëzit që besojnë.
29:24. Dhe përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Vriteni atë ose digjeni atë." Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
29:24. FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU EKTULUHU 'EW HERRIKUHU FE'ENXHAHU ELLAHU MINE EN-NARI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE