Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:55. Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: "Shijojeni atë që keni vepruar!"
29:55. Ditën, kur do t'i kaplojë dënimi prej së larti dhe prej së poshti, (engjëlli i ngarkuar me ndëshkimin e fajtorëve), do t'u thotë: “Shijoni dënimin për atë që keni bërë!”
29:55. Ajo ditë, ndëshkimi do t'i mbulojë ata nga mbi dhe nga nën këmbët e tyre, dhe do të thuhet: "Shijoni atë që keni bërë."
29:55. JEWME JEGSHAHUMUL-'ADHABU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI 'ERXHULIHIM WE JEKULU DHUKU MA KUNTUM TA'MELUNE
C 29:56. O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
29:56. O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtet e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!
29:56. O robërit e Mi që keni besuar, me të vërtetë, toka Ime është e gjerë. Prandaj, vetëm Mua adhuroni.
29:56. JA 'IBADIJEL-LEDHINE 'AMENU 'INNE 'ERDI WASI'ATUN FE'IJAJE FA'BUDUNI
C 29:57. Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
29:57. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe pastaj të gjithë do të ktheheni tek Ne.
29:57. Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Pastaj te Ne do të ktheheni.
29:57. KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI THUMME 'ILEJNA TURXHA'UNE
C 29:58. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
29:58. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i atyre që punojnë mirë,
29:58. Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne me siguri do t'i vendosim në vende të larta në Xhenet, nën të cilët rrjedhin lumenj, duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa shpërblim i bukur është ai për ata që kanë punuar,
29:58. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUBEWWI'ENNEHUM MINEL-XHENNETI GUREFEN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA NI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C 29:59. Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
29:59. e të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre.
29:59. Të cilët janë të duruar dhe mbështeten te Zoti i tyre.
29:59. EL-LEDHINE SEBERU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 29:60. Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:60. Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:60. Dhe sa shumë krijesa ka që nuk e mbartin furnizimin e tyre. Allahu i furnizon ato dhe juve. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:60. WE KE'EJJIN MIN DABBETIN LA TEHMILU RIZKAHALLAHU JERZUKUHA WE 'IJAKUM WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 29:61. Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?
29:61. Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?
29:61. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe i ka nënshtruar diellin dhe hënën?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Atëherë si largohen ata (nga e vërteta)?
29:61. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C 29:62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
29:62. Allahu, ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Allahu është vërtet i Dijshëm për çdo gjë.
29:62. Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë nga robërit e Tij dhe e ngushton atë për kë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
29:62. ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEHU 'INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 29:63. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".
29:63. Nëse ti i pyet ata se kush e zbret ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij e gjallëron tokën pas vdekjes së saj, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Thuaj: “Qoftë lëvduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë.
29:63. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush lëshon shiun nga qielli dhe me të gjallëron tokën pasi ajo ka qenë e vdekur?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut." Por shumica e tyre nuk mendojnë.
29:63. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN NEZZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHJA BIHIL-'ERDE MIN BA'DI MEWTIHA LEJEKULUNNEL-LAHU KULIL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'KILUNE
C 29:64. Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
29:64. Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!
29:64. Dhe kjo jetë e kësaj bote nuk është gjë tjetër përveçse një lojë dhe argëtim. Por me të vërtetë, shtëpia e botës tjetër është jeta e vërtetë, nëse ata do ta dinin.
29:64. WE MA HEDHIHIL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA LEHWUN WE LA'IBUN WE 'INNE ED-DAREL-'AHIRETE LEHIJEL-HEJEWANU LEW KANU JA'LEMUNE
C 29:65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
29:65. Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim),
29:65. Dhe kur ata hipin në një anije, ata thërrasin Allahun, duke qenë të sinqertë në fenë e tyre për Të. Por kur Ai i shpëton ata në tokë, ja, ata bëhen idhujtarë.
29:65. FE'IDHA REKIBU FIL-FULKI DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM 'ILAL-BERRI 'IDHA HUM JUSHRIKUNE