Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:60. Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:60. Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:60. Dhe sa shumë krijesa ka që nuk e mbartin furnizimin e tyre. Allahu i furnizon ato dhe juve. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:60. WE KE'EJJIN MIN DABBETIN LA TEHMILU RIZKAHALLAHU JERZUKUHA WE 'IJAKUM WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 29:61. Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?
29:61. Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?
29:61. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe i ka nënshtruar diellin dhe hënën?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Atëherë si largohen ata (nga e vërteta)?
29:61. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C 29:62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
29:62. Allahu, ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Allahu është vërtet i Dijshëm për çdo gjë.
29:62. Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë nga robërit e Tij dhe e ngushton atë për kë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
29:62. ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEHU 'INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 29:63. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".
29:63. Nëse ti i pyet ata se kush e zbret ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij e gjallëron tokën pas vdekjes së saj, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Thuaj: “Qoftë lëvduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë.
29:63. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush lëshon shiun nga qielli dhe me të gjallëron tokën pasi ajo ka qenë e vdekur?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut." Por shumica e tyre nuk mendojnë.
29:63. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN NEZZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHJA BIHIL-'ERDE MIN BA'DI MEWTIHA LEJEKULUNNEL-LAHU KULIL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'KILUNE
C 29:64. Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
29:64. Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!
29:64. Dhe kjo jetë e kësaj bote nuk është gjë tjetër përveçse një lojë dhe argëtim. Por me të vërtetë, shtëpia e botës tjetër është jeta e vërtetë, nëse ata do ta dinin.
29:64. WE MA HEDHIHIL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA LEHWUN WE LA'IBUN WE 'INNE ED-DAREL-'AHIRETE LEHIJEL-HEJEWANU LEW KANU JA'LEMUNE
C 29:65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
29:65. Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim),
29:65. Dhe kur ata hipin në një anije, ata thërrasin Allahun, duke qenë të sinqertë në fenë e tyre për Të. Por kur Ai i shpëton ata në tokë, ja, ata bëhen idhujtarë.
29:65. FE'IDHA REKIBU FIL-FULKI DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM 'ILAL-BERRI 'IDHA HUM JUSHRIKUNE
C 29:66. Po le t'i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
29:66. për të mohuar atë që u kemi dhënë Ne dhe për t'u kënaqur. Por shpejt do ta marrin vesh!
29:66. Që të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë atyre dhe që të gëzohen (për atë që kanë). Por së shpejti ata do ta dinë.
29:66. LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM WE LIJETEMETTA'U FESEWFE JA'LEMUNE
C 29:67. A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
29:67. Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten? A mos vallë ata besojnë në gjëra të kota, ndërsa dhuntitë e Allahut i mohojnë?!
29:67. A nuk e kanë parë ata se Ne e kemi bërë një vendbanim të sigurt (Qaben), ndërkohë që njerëzit përreth tyre po grabiten? A mos besojnë ata në të kotën dhe mohojnë mirësinë e Allahut?
29:67. 'EWELEM JEREW 'ENNA XHE'ALNA HEREMEN 'AMINAN WE JUTEHATTEFU EN-NASU MIN HEWLIHIM 'EFEBIALBATILI JU'UMINUNE WE BINI'METI ELLAHI JEKFURUNE
C 29:68. E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
29:68. Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose mohon të vërtetën që i ka ardhur?! Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?!
29:68. Dhe kush është më i padrejtë sesa ai që shpik një gënjeshtër për Allahun ose që përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i ka ardhur? A nuk është Xhehenemi vendbanimi për jobesimtarët?
29:68. WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHU 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
C 29:69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.
29:69. Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t'i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!
29:69. Dhe ata që përpiqen për Ne, Ne me siguri do t'i udhëzojmë ata në rrugët Tona. Dhe me të vërtetë, Allahu është me ata që bëjnë mirë.
29:69. WEL-LEDHINE XHAHEDU FINA LENEHDIJENNEHUM SUBULENA WE 'INNALL-LLAHE LEME'AL-MUHSININE
C 30:1. Elif, Lam, Mim.
30:1. Elif, Lâm, Mîm.
30:1. Alif, Lam, Mim.
30:1. 'ELIF-LAM-MIM