U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:51.
Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë".
29:51.
Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë që në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.
29:51.
A nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë, në këtë ka mëshirë dhe përkujtim për një popull që beson.
29:51.
'EWELEM JEKFIHIM 'ENNA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE JUTLA 'ALEJHIM 'INNE FI DHALIKE LEREHMETEN WE DHIKRA LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
29:52.
Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit".
29:52.
Thuaj: “Allahu mjafton si dëshmitar midis meje dhe jush. Ai di çfarë ka në qiej dhe në Tokë.” Ata që besojnë në trillime dhe nuk besojnë në Allahun, pikërisht ata janë të humburit.
29:52.
Thuaj: "Mjafton Allahu si Dëshmitar mes meje dhe jush. Ai e di atë që është në qiej dhe në tokë. Dhe ata që besojnë në të kotën dhe nuk besojnë në Allahun, ata janë të humburit."
29:52.
KUL KEFA BILLAHI BEJNI WE BEJNEKUM SHEHIDEN JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LEDHINE 'AMENU BIL-BATILI WE KEFERU BILLAHI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
29:53.
Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t'u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
29:53.
Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit. Sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u kishte ardhur dënimi. Me siguri që atyre do t'u vijë papritmas e pa vënë re.
29:53.
Dhe ata kërkojnë prej teje të nxitosh ndëshkimin. Dhe sikur të mos ishte një afat i përcaktuar, ndëshkimi do t'u kishte ardhur atyre. Por ai me siguri do t'u vijë atyre papritmas, ndërkohë që ata nuk do ta ndjejnë.
29:53.
WE JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE LEWLA 'EXHELUN MUSEMMEN LEXHA'EHUMUL-'ADHABU WE LEJE'TIJENNEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C
29:54.
Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
29:54.
Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit, por, në të vërtetë, Xhehenemi do t'i përfshijë të gjithë mohuesit.
29:54.
Ata kërkojnë prej teje të nxitosh ndëshkimin. Dhe me të vërtetë, Xhehenemi do t'i rrethojë jobesimtarët.
29:54.
JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE 'INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
C
29:55.
Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: "Shijojeni atë që keni vepruar!"
29:55.
Ditën, kur do t'i kaplojë dënimi prej së larti dhe prej së poshti, (engjëlli i ngarkuar me ndëshkimin e fajtorëve), do t'u thotë: “Shijoni dënimin për atë që keni bërë!”
29:55.
Ajo ditë, ndëshkimi do t'i mbulojë ata nga mbi dhe nga nën këmbët e tyre, dhe do të thuhet: "Shijoni atë që keni bërë."
29:55.
JEWME JEGSHAHUMUL-'ADHABU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI 'ERXHULIHIM WE JEKULU DHUKU MA KUNTUM TA'MELUNE
C
29:56.
O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
29:56.
O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtet e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!
29:56.
O robërit e Mi që keni besuar, me të vërtetë, toka Ime është e gjerë. Prandaj, vetëm Mua adhuroni.
29:56.
JA 'IBADIJEL-LEDHINE 'AMENU 'INNE 'ERDI WASI'ATUN FE'IJAJE FA'BUDUNI
C
29:57.
Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
29:57.
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe pastaj të gjithë do të ktheheni tek Ne.
29:57.
Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Pastaj te Ne do të ktheheni.
29:57.
KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI THUMME 'ILEJNA TURXHA'UNE
C
29:58.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
29:58.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i atyre që punojnë mirë,
29:58.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne me siguri do t'i vendosim në vende të larta në Xhenet, nën të cilët rrjedhin lumenj, duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa shpërblim i bukur është ai për ata që kanë punuar,
29:58.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUBEWWI'ENNEHUM MINEL-XHENNETI GUREFEN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA NI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C
29:59.
Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
29:59.
e të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre.
29:59.
Të cilët janë të duruar dhe mbështeten te Zoti i tyre.
29:59.
EL-LEDHINE SEBERU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
29:60.
Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:60.
Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:60.
Dhe sa shumë krijesa ka që nuk e mbartin furnizimin e tyre. Allahu i furnizon ato dhe juve. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:60.
WE KE'EJJIN MIN DABBETIN LA TEHMILU RIZKAHALLAHU JERZUKUHA WE 'IJAKUM WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
29:61.
Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?
29:61.
Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?
29:61.
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe i ka nënshtruar diellin dhe hënën?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Atëherë si largohen ata (nga e vërteta)?
29:61.
WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE