U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:6.
E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:6.
Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.
29:6.
Dhe kushdo që përpiqet, ai përpiqet për veten e tij. Me të vërtetë, Allahu është i Pavarur nga botët.
29:6.
WE MEN XHAHEDE FE'INNEMA JUXHAHIDU LINEFSIHI 'INNALL-LLAHE LEGANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
C
29:7.
Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:7.
Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.
29:7.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i shlyejmë të këqijat e tyre dhe do t'i shpërblejmë ata më të mirë nga ajo që kanë bërë.
29:7.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUKEFFIRENNE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LENEXHZIJENNEHUM 'EHSENEL-LEDHI KANU JA'MELUNE
C
29:8.
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:8.
Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet dhe: “Nëse ata të nxisin ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata.” Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t'ju lajmëroj për gjithçka që keni bërë.
29:8.
Dhe Ne i kemi urdhëruar njeriut për mirësinë ndaj prindërve të tij. Por nëse ata të luftojnë që t'i bësh shok Mua diçka për të cilën ti nuk ke dije, atëherë mos i bind. Te Unë është kthimi juaj, dhe Unë do t'ju informoj për atë që keni bërë.
29:8.
WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI HUSNEN WE 'IN XHAHEDAKE LITUSHRIKE BI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN FELA TUTI'HUMA 'ILEJJE MERXHI'UKUM FE'UNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
29:9.
E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.
29:9.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri do t'i radhisim në mesin e të mirëve.
29:9.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i fusim ata në mesin e të drejtëve.
29:9.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUDHILENNEHUM FI ES-SALIHINE
C
29:10.
Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: "Ne kemi qenë me ju!" Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
29:10.
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë pëndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. Ndërsa, kur u vjen fitorja prej Zotit tënd, ata, me siguri - do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç'ka në zemrat e çdokujt?
29:10.
Dhe ka nga njerëzit që thonë: "Ne besojmë në Allahun." Por kur ata dëmtohen për hir të Allahut, ata e marrin sprovën e njerëzve si ndëshkimin e Allahut. Por kur vjen ndonjë ndihmë nga Zoti yt, ata me siguri do të thonë: "Me të vërtetë, ne kemi qenë me ju." A nuk e di Allahu më së miri atë që është në zemrat e të gjitha krijesave?
29:10.
WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI FE'IDHA 'UDHIJE FI ELLAHI XHE'ALE FITNETE EN-NASI KE'ADHABI ELLAHI WE LE'IN XHA'E NESRUN MIN RABBIKE LEJEKULUNNE 'INNA KUNNA ME'AKUM 'EWELEJSEL-LAHU BI'A'LEME BIMA FI SUDURIL-'ALEMINE
C
29:11.
All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb hipokritët.
29:11.
Sigurisht, Allahu i njeh më mirë ata që kanë besuar dhe hipokritët.
29:11.
Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që besojnë, dhe me të vërtetë Ai do të dijë hipokritët.
29:11.
WE LEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE LEJA'LEMENNEL-MUNAFIKINE
C
29:12.
Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: "Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
29:12.
Mohuesit u thonë besimtarëve: “Ndiqni rrugën tonë e ne atëherë do t'i mbartim gjynahet tuaja!” Por ata nuk do të jenë në gjendje të mbartin nga gjynahet e tyre; në të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
29:12.
Dhe ata që nuk besojnë u thonë atyre që besojnë: "Ndiqni rrugën tonë, dhe ne me siguri do të mbajmë mbi ne mëkatet tuaja." Por ata nuk do të mbajnë asnjë nga mëkatet e tyre. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
29:12.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE 'AMENU ETTEBI'U SEBILENA WE LNEHMIL HATAJAKUM WE MA HUM BIHAMILINE MIN HATAJAHUM MIN SHEJ'IN 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
29:13.
Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
29:13.
Ata (mohuesit), do t'i mbartin barrët e veta e bashkë me to edhe barrë të tjera dhe patjetër, që do të pyeten Ditën e Kiametit për gjithçka, që trillonin.
29:13.
Dhe me siguri ata do të mbajnë ngarkesat e tyre dhe ngarkesa të tjera së bashku me ngarkesat e tyre. Dhe me të vërtetë, në ditën e Ringjalljes ata do të pyeten për atë që trilluan.
29:13.
WE LEJEHMILUNNE 'ETHKALEHUM WE 'ETHKALEN ME'A 'ETHKALIHIM WE LEJUS'ELUNNE JEWMEL-KIJAMETI 'AMMA KANU JEFTERUNE
C
29:14.
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
29:14.
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi tek ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e megjithatë, ata i përfshiu përmbytja, duke qenë keqbërës.
29:14.
Dhe me të vërtetë, Ne e dërguam Nuhin te populli i tij, dhe ai qëndroi midis tyre një mijë vjet, përveç pesëdhjetë. Dhe përmbytja i kapi ata ndërsa ishin të padrejtë.
29:14.
WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI FELEBITHE FIHIM 'ELFE SENETIN 'ILLA HAMSINE 'AMAN FE'EHADHEHUMUT-TUFANU WE HUM DHALIMUN
C
29:15.
Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
29:15.
Ne e shpëtuam Nuhun së bashku me ata që qenë në barkë dhe e bëmë shenjë për të gjithë brezat.
29:15.
Por Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, dhe Ne e bëmë atë një shenjë për botët.
29:15.
FE'ENXHEJNAHU WE 'ESHABE ES-SEFINETI WE XHE'ALNAHA 'AJETEN LIL'ALEMINE
C
29:16.
Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
29:16.
Kujtoje Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: “Adhuroni Allahun dhe frikësojuni Atij! Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
29:16.
Dhe Ibrahimi, kur ai i tha popullit të tij: "Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij. Kjo është më mirë për ju, nëse dini.
29:16.
WE 'IBRAHIME 'IDH KALE LIKAWMIHI A'BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE