U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:2.
A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"
29:2.
Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!
29:2.
A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë: "Ne besojmë," dhe nuk do të vihen në provë?
29:2.
'EHESIBE EN-NASU 'EN JUTREKU 'EN JEKULU 'AMENNA WE HUM LA JUFTENUNE
C
29:3.
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.
29:3.
Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.
29:3.
Dhe me të vërtetë, Ne i kemi provuar ata që ishin para tyre. Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që janë të sinqertë, dhe Ai me të vërtetë do të dijë gënjeshtarët.
29:3.
WE LEKAD FETENNAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE SEDEKU WE LEJA'LEMENNEL-KADHIBINE
C
29:4.
A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
29:4.
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t'i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!
29:4.
A mendojnë ata që bëjnë keq se do të shpëtojnë prej Nesh? Sa keq që gjykojnë!
29:4.
'EM HESIBEL-LEDHINE JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI 'EN JESBIKUNA SA'E MA JEHKUMUNE
C
29:5.
E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
29:5.
Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:5.
Kushdo që shpreson të takojë Allahun, me të vërtetë, afati i Allahut është i ardhshëm. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:5.
MEN KANE JERXHU LIKA'EL-LAHI FE'INNE 'EXHELEL-LAHI LE'ATIN WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
29:6.
E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:6.
Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.
29:6.
Dhe kushdo që përpiqet, ai përpiqet për veten e tij. Me të vërtetë, Allahu është i Pavarur nga botët.
29:6.
WE MEN XHAHEDE FE'INNEMA JUXHAHIDU LINEFSIHI 'INNALL-LLAHE LEGANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
C
29:7.
Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:7.
Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.
29:7.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i shlyejmë të këqijat e tyre dhe do t'i shpërblejmë ata më të mirë nga ajo që kanë bërë.
29:7.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUKEFFIRENNE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LENEXHZIJENNEHUM 'EHSENEL-LEDHI KANU JA'MELUNE
C
29:8.
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:8.
Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet dhe: “Nëse ata të nxisin ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata.” Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t'ju lajmëroj për gjithçka që keni bërë.
29:8.
Dhe Ne i kemi urdhëruar njeriut për mirësinë ndaj prindërve të tij. Por nëse ata të luftojnë që t'i bësh shok Mua diçka për të cilën ti nuk ke dije, atëherë mos i bind. Te Unë është kthimi juaj, dhe Unë do t'ju informoj për atë që keni bërë.
29:8.
WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI HUSNEN WE 'IN XHAHEDAKE LITUSHRIKE BI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN FELA TUTI'HUMA 'ILEJJE MERXHI'UKUM FE'UNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
29:9.
E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.
29:9.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri do t'i radhisim në mesin e të mirëve.
29:9.
Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i fusim ata në mesin e të drejtëve.
29:9.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUDHILENNEHUM FI ES-SALIHINE
C
29:10.
Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: "Ne kemi qenë me ju!" Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
29:10.
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë pëndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. Ndërsa, kur u vjen fitorja prej Zotit tënd, ata, me siguri - do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç'ka në zemrat e çdokujt?
29:10.
Dhe ka nga njerëzit që thonë: "Ne besojmë në Allahun." Por kur ata dëmtohen për hir të Allahut, ata e marrin sprovën e njerëzve si ndëshkimin e Allahut. Por kur vjen ndonjë ndihmë nga Zoti yt, ata me siguri do të thonë: "Me të vërtetë, ne kemi qenë me ju." A nuk e di Allahu më së miri atë që është në zemrat e të gjitha krijesave?
29:10.
WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI FE'IDHA 'UDHIJE FI ELLAHI XHE'ALE FITNETE EN-NASI KE'ADHABI ELLAHI WE LE'IN XHA'E NESRUN MIN RABBIKE LEJEKULUNNE 'INNA KUNNA ME'AKUM 'EWELEJSEL-LAHU BI'A'LEME BIMA FI SUDURIL-'ALEMINE
C
29:11.
All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb hipokritët.
29:11.
Sigurisht, Allahu i njeh më mirë ata që kanë besuar dhe hipokritët.
29:11.
Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që besojnë, dhe me të vërtetë Ai do të dijë hipokritët.
29:11.
WE LEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE LEJA'LEMENNEL-MUNAFIKINE