Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:87. Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t'u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.
28:87. Kurrsesi mos i lejo ata të të largojnë prej shpalljeve të Allahut, pasi të janë zbritur ty! Lutju Zotit tënd dhe kurrsesi mos u bëj idhujtar!
28:87. Dhe mos i lejo ata që të largojnë nga shpalljet e Allahut pasi ato të janë shpallur ty. Thirr te Zoti yt. Dhe mos ji nga ata që i bëjnë shok Allahut.
28:87. WE LA JESUDDUNNEKE 'AN 'AJATI ELLAHI BA'DE 'IDH 'UNZILET 'ILEJKE WE ED'U 'ILA RABBIKE WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C 28:88. Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s'ka të adhuruar tjetër veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!
28:88. Mos adhuro zot tjetër, krahas Allahut! S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!
28:88. Dhe mos thirr tjetër përveç Allahut si të adhuruar. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Çdo gjë do të shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Për Të është gjykimi, dhe te Ai do të ktheheni.
28:88. WE LA TED'U ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE LA 'ILAHE 'ILLA HUWE KULLU SHEJ'IN HALIKUN 'ILLA WEXHHEHU LEHUL-HUKMU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 29:1. Elif, Lam, Mim.
29:1. Elif, Lâm, Mîm.
29:1. Alif, Lam, Mim.
29:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 29:2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"
29:2. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!
29:2. A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë: "Ne besojmë," dhe nuk do të vihen në provë?
29:2. 'EHESIBE EN-NASU 'EN JUTREKU 'EN JEKULU 'AMENNA WE HUM LA JUFTENUNE
C 29:3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.
29:3. Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.
29:3. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi provuar ata që ishin para tyre. Dhe me të vërtetë, Allahu do të dijë ata që janë të sinqertë, dhe Ai me të vërtetë do të dijë gënjeshtarët.
29:3. WE LEKAD FETENNAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELEJA'LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE SEDEKU WE LEJA'LEMENNEL-KADHIBINE
C 29:4. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
29:4. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t'i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!
29:4. A mendojnë ata që bëjnë keq se do të shpëtojnë prej Nesh? Sa keq që gjykojnë!
29:4. 'EM HESIBEL-LEDHINE JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI 'EN JESBIKUNA SA'E MA JEHKUMUNE
C 29:5. E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
29:5. Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka.
29:5. Kushdo që shpreson të takojë Allahun, me të vërtetë, afati i Allahut është i ardhshëm. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
29:5. MEN KANE JERXHU LIKA'EL-LAHI FE'INNE 'EXHELEL-LAHI LE'ATIN WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 29:6. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:6. Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.
29:6. Dhe kushdo që përpiqet, ai përpiqet për veten e tij. Me të vërtetë, Allahu është i Pavarur nga botët.
29:6. WE MEN XHAHEDE FE'INNEMA JUXHAHIDU LINEFSIHI 'INNALL-LLAHE LEGANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
C 29:7. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:7. Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.
29:7. Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i shlyejmë të këqijat e tyre dhe do t'i shpërblejmë ata më të mirë nga ajo që kanë bërë.
29:7. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUKEFFIRENNE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LENEXHZIJENNEHUM 'EHSENEL-LEDHI KANU JA'MELUNE
C 29:8. Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:8. Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet dhe: “Nëse ata të nxisin ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata.” Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t'ju lajmëroj për gjithçka që keni bërë.
29:8. Dhe Ne i kemi urdhëruar njeriut për mirësinë ndaj prindërve të tij. Por nëse ata të luftojnë që t'i bësh shok Mua diçka për të cilën ti nuk ke dije, atëherë mos i bind. Te Unë është kthimi juaj, dhe Unë do t'ju informoj për atë që keni bërë.
29:8. WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI HUSNEN WE 'IN XHAHEDAKE LITUSHRIKE BI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN FELA TUTI'HUMA 'ILEJJE MERXHI'UKUM FE'UNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 29:9. E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.
29:9. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri do t'i radhisim në mesin e të mirëve.
29:9. Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i fusim ata në mesin e të drejtëve.
29:9. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LENUDHILENNEHUM FI ES-SALIHINE