Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:22. Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar".
29:22. Ndëshkimit të Tij nuk mund t'i shpëtoni as në Tokë e as në qiell dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës, as ndihmës.
29:22. Dhe ju nuk mund të shpëtoni në tokë dhe as në qiell. Dhe ju nuk keni as mbrojtës as ndihmës përveç Allahut.
29:22. WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 29:23. E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
29:23. Ata që mohojnë shpalljet e Allahut dhe takimin e Tij, pikërisht ata e kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.”
29:23. Dhe ata që nuk besojnë në ajetet e Allahut dhe në takimin me Të, ata kanë humbur shpresën për mëshirën Time, dhe për ta do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.
29:23. WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI WE LIKA'IHI 'ULA'IKE JE'ISU MIN REHMETI WE 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 29:24. Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
29:24. Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtu ka shenja të qarta për njerëzit që besojnë.
29:24. Dhe përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Vriteni atë ose digjeni atë." Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
29:24. FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU EKTULUHU 'EW HERRIKUHU FE'ENXHAHU ELLAHU MINE EN-NARI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 29:25. Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".
29:25. Dhe ai tha: “Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri tjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për ju kurrfarë ndihmësi.”
29:25. Dhe (Ibrahimi) tha: "Ju keni marrë idhujt përveç Allahut vetëm për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë të kësaj bote. Por atë ditë ju do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Dhe vendbanimi juaj do të jetë zjarri, dhe ju nuk do të keni ndihmues."
29:25. WE KALE 'INNEMA ETTEHADHTUM MIN DUNI ELLAHI 'EWTHANEN MEWEDDETE BEJNIKUM FIL-HEJATI ED-DUNJA THUMME JEWMEL-KIJAMETI JEKFURU BA'DUKUM BIBA'DIN WE JEL'ANU BA'DUKUM BA'DÆN WE ME'WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
C 29:26. Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti".
29:26. Luti i besoi atij dhe tha: “Unë do të mërgoj te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”
29:26. Dhe Luti i besoi atij. (Ibrahimi) tha: "Unë do të emigroj te Zoti im. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë."
29:26. FE'AMENE LEHU LUTUN WE KALE 'INNI MUHAXHIRUN 'ILA RABBI 'INNEHU HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 29:27. Dhe Ne ia dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
29:27. Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë Profecinë dhe Librin. Ne i dhamë atij shpërblim në këtë botë, ndërsa në jetën tjetër, me siguri, ai do të jetë prej njerëzve të mirë.
29:27. Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe vendosëm në pasardhësit e tij profetësinë dhe Librin. Dhe Ne i dhamë atij shpërblimin e tij në këtë botë, dhe me të vërtetë, ai në botën tjetër do të jetë nga të drejtët.
29:27. WE WEHEBNA LEHU 'ISHAKA WE JA'KUBE WE XHE'ALNA FI DHURRIJETIHI EN-NUBUWETE WEL-KITABE WE 'ATEJNAHU 'EXHREHU FI ED-DUNJA WE 'INNEHU FIL-'AHIRETI LEMINE ES-SALIHIN
C 29:28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
29:28. Kur Luti i tha popullit të vet: “Vërtet, ju bëni të tilla lapërdhi, që askush para jush nuk ka bërë në botë:
29:28. Dhe (kujto) Lutin kur ai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, ju bëni atë imoralitet që askush në botë nuk e ka bërë para jush.
29:28. WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'INNEKUM LETE'TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN 'EHEDIN MINEL-'ALEMINE
C 29:29. Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?"
29:29. bëni marrëdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra”, populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveç se tha: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”!
29:29. A shkoni ju te burrat dhe ndani rrugët, dhe bëni në tubimet tuaja veprime të keqija?" Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Sill ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
29:29. 'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE WE TEKTA'UNE ES-SEBILE WE TE'TUNE FI NADIKUMUL-MUNKERE FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU E'TINA BI'ADHABI ELLAHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 29:30. Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
29:30. Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit që bën mbrapshti”!
29:30. Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të keqbërësve."
29:30. KALE RABBI ENSURNI 'ALEL-KAWMIL-MUFSIDINE
C 29:31. E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!"
29:31. Dhe, pasi të dërguarit Tanë i sollën lajmin e mirë Ibrahimit, i thanë: “Ne do t'i zhdukim banorët e këtij vendbanimi, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës”.
29:31. Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Ibrahimit me lajmin e mirë, ata thanë: "Ne do të shkatërrojmë popullin e këtij qyteti. Me të vërtetë, banorët e tij kanë qenë të padrejtë."
29:31. WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU 'INNA MUHLIKU 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI 'INNE 'EHLEHA KANU DHALIMINE
C 29:32. Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
29:32. Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanë: “Ne e dimë më mirë kush është atje. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij: ajo do të qëndrojë me ata që do të mbesin (për t'u dënuar)”.
29:32. Ai tha: "Por Luti është aty." Ata thanë: "Ne e dimë më mirë kush është aty. Ne me siguri do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:32. KALE 'INNE FIHA LUTEN KALU NEHNU 'A'LEMU BIMEN FIHA LENUNEXHXHIJENNEHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KANET MINEL-GABIRIN