U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:25.
Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".
29:25.
Dhe ai tha: “Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri tjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për ju kurrfarë ndihmësi.”
29:25.
Dhe (Ibrahimi) tha: "Ju keni marrë idhujt përveç Allahut vetëm për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë të kësaj bote. Por atë ditë ju do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Dhe vendbanimi juaj do të jetë zjarri, dhe ju nuk do të keni ndihmues."
29:25.
WE KALE 'INNEMA ETTEHADHTUM MIN DUNI ELLAHI 'EWTHANEN MEWEDDETE BEJNIKUM FIL-HEJATI ED-DUNJA THUMME JEWMEL-KIJAMETI JEKFURU BA'DUKUM BIBA'DIN WE JEL'ANU BA'DUKUM BA'DÆN WE ME'WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
C
29:26.
Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti".
29:26.
Luti i besoi atij dhe tha: “Unë do të mërgoj te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”
29:26.
Dhe Luti i besoi atij. (Ibrahimi) tha: "Unë do të emigroj te Zoti im. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë."
29:26.
FE'AMENE LEHU LUTUN WE KALE 'INNI MUHAXHIRUN 'ILA RABBI 'INNEHU HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
29:27.
Dhe Ne ia dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
29:27.
Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë Profecinë dhe Librin. Ne i dhamë atij shpërblim në këtë botë, ndërsa në jetën tjetër, me siguri, ai do të jetë prej njerëzve të mirë.
29:27.
Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe vendosëm në pasardhësit e tij profetësinë dhe Librin. Dhe Ne i dhamë atij shpërblimin e tij në këtë botë, dhe me të vërtetë, ai në botën tjetër do të jetë nga të drejtët.
29:27.
WE WEHEBNA LEHU 'ISHAKA WE JA'KUBE WE XHE'ALNA FI DHURRIJETIHI EN-NUBUWETE WEL-KITABE WE 'ATEJNAHU 'EXHREHU FI ED-DUNJA WE 'INNEHU FIL-'AHIRETI LEMINE ES-SALIHIN
C
29:28.
(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
29:28.
Kur Luti i tha popullit të vet: “Vërtet, ju bëni të tilla lapërdhi, që askush para jush nuk ka bërë në botë:
29:28.
Dhe (kujto) Lutin kur ai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, ju bëni atë imoralitet që askush në botë nuk e ka bërë para jush.
29:28.
WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'INNEKUM LETE'TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN 'EHEDIN MINEL-'ALEMINE
C
29:29.
Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?"
29:29.
bëni marrëdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra”, populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveç se tha: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”!
29:29.
A shkoni ju te burrat dhe ndani rrugët, dhe bëni në tubimet tuaja veprime të keqija?" Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Sill ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
29:29.
'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE WE TEKTA'UNE ES-SEBILE WE TE'TUNE FI NADIKUMUL-MUNKERE FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU E'TINA BI'ADHABI ELLAHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
29:30.
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
29:30.
Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit që bën mbrapshti”!
29:30.
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të keqbërësve."
29:30.
KALE RABBI ENSURNI 'ALEL-KAWMIL-MUFSIDINE
C
29:31.
E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!"
29:31.
Dhe, pasi të dërguarit Tanë i sollën lajmin e mirë Ibrahimit, i thanë: “Ne do t'i zhdukim banorët e këtij vendbanimi, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës”.
29:31.
Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Ibrahimit me lajmin e mirë, ata thanë: "Ne do të shkatërrojmë popullin e këtij qyteti. Me të vërtetë, banorët e tij kanë qenë të padrejtë."
29:31.
WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU 'INNA MUHLIKU 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI 'INNE 'EHLEHA KANU DHALIMINE
C
29:32.
Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
29:32.
Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanë: “Ne e dimë më mirë kush është atje. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij: ajo do të qëndrojë me ata që do të mbesin (për t'u dënuar)”.
29:32.
Ai tha: "Por Luti është aty." Ata thanë: "Ne e dimë më mirë kush është aty. Ne me siguri do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:32.
KALE 'INNE FIHA LUTEN KALU NEHNU 'A'LEMU BIMEN FIHA LENUNEXHXHIJENNEHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KANET MINEL-GABIRIN
C
29:33.
E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
29:33.
Kur të dërguarit Tanë (engjëj) shkuan tek Luti, ai u shqetësua dhe u ngushtua (për ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u brengos! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të mbesë me ata që janë për dënim.
29:33.
Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Lutit, ai u shqetësua për ta dhe zemra iu ngushtua për shkak të tyre. Por ata thanë: "Mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:33.
WE LEMMA 'EN XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALU LA TEHAF WE LA TEHZEN 'INNA MUNEXHXHUKE WE 'EHLEKE 'ILLA EMRE'ETEKE KANET MINEL-GABIRINE
C
29:34.
Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:34.
Në të vërtetë, Ne do të lëshojmë dënim nga qielli, mbi banorët e këtij vendbanimi, ngase ata janë të prishur”.
29:34.
Dhe Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një ndëshkim nga qielli për shkak se ata bënë padrejtësi.
29:34.
'INNA MUNZILUNE 'ALA 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI RIXHZEN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE
C
29:35.
E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
29:35.
Dhe tashmë Ne e kemi lënë atë një shenjë të dukshme për njerëzit që kuptojnë.
29:35.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi lënë prej tij një shenjë të qartë për një popull që kupton.
29:35.
WE LEKAD TEREKNA MINHA 'AJETEN BEJJINETEN LIKAWMIN JA'KILUNE