U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
29:29.
Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?"
29:29.
bëni marrëdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra”, populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveç se tha: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”!
29:29.
A shkoni ju te burrat dhe ndani rrugët, dhe bëni në tubimet tuaja veprime të keqija?" Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Sill ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
29:29.
'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE WE TEKTA'UNE ES-SEBILE WE TE'TUNE FI NADIKUMUL-MUNKERE FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU E'TINA BI'ADHABI ELLAHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
29:30.
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
29:30.
Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit që bën mbrapshti”!
29:30.
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të keqbërësve."
29:30.
KALE RABBI ENSURNI 'ALEL-KAWMIL-MUFSIDINE
C
29:31.
E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!"
29:31.
Dhe, pasi të dërguarit Tanë i sollën lajmin e mirë Ibrahimit, i thanë: “Ne do t'i zhdukim banorët e këtij vendbanimi, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës”.
29:31.
Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Ibrahimit me lajmin e mirë, ata thanë: "Ne do të shkatërrojmë popullin e këtij qyteti. Me të vërtetë, banorët e tij kanë qenë të padrejtë."
29:31.
WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU 'INNA MUHLIKU 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI 'INNE 'EHLEHA KANU DHALIMINE
C
29:32.
Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
29:32.
Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanë: “Ne e dimë më mirë kush është atje. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij: ajo do të qëndrojë me ata që do të mbesin (për t'u dënuar)”.
29:32.
Ai tha: "Por Luti është aty." Ata thanë: "Ne e dimë më mirë kush është aty. Ne me siguri do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:32.
KALE 'INNE FIHA LUTEN KALU NEHNU 'A'LEMU BIMEN FIHA LENUNEXHXHIJENNEHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KANET MINEL-GABIRIN
C
29:33.
E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
29:33.
Kur të dërguarit Tanë (engjëj) shkuan tek Luti, ai u shqetësua dhe u ngushtua (për ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u brengos! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të mbesë me ata që janë për dënim.
29:33.
Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Lutit, ai u shqetësua për ta dhe zemra iu ngushtua për shkak të tyre. Por ata thanë: "Mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:33.
WE LEMMA 'EN XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALU LA TEHAF WE LA TEHZEN 'INNA MUNEXHXHUKE WE 'EHLEKE 'ILLA EMRE'ETEKE KANET MINEL-GABIRINE
C
29:34.
Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:34.
Në të vërtetë, Ne do të lëshojmë dënim nga qielli, mbi banorët e këtij vendbanimi, ngase ata janë të prishur”.
29:34.
Dhe Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një ndëshkim nga qielli për shkak se ata bënë padrejtësi.
29:34.
'INNA MUNZILUNE 'ALA 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI RIXHZEN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE
C
29:35.
E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
29:35.
Dhe tashmë Ne e kemi lënë atë një shenjë të dukshme për njerëzit që kuptojnë.
29:35.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi lënë prej tij një shenjë të qartë për një popull që kupton.
29:35.
WE LEKAD TEREKNA MINHA 'AJETEN BEJJINETEN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
29:36.
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
29:36.
Edhe banorëve të Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, shpresoni në Ditën e Fundit dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!”
29:36.
Dhe (Ne e dërguam) te Medjanët vëllain e tyre, Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun dhe shpresoni për ditën e fundit dhe mos bëni shkatërrime në tokë si ata që bëjnë shkatërrime."
29:36.
WE 'ILA MEDJENE 'EHAHUM SHU'AJBEN FEKALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE WE ERXHUL-JEWMEL-'AHIRE WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDIN
C
29:37.
Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
29:37.
Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i goditi një tërmet i tmerrshëm e si pasojë u gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar.
29:37.
Por ata e përgënjeshtruan atë. Prandaj, tërmeti i kapi ata, dhe ata u bënë të shtrirë në shtëpitë e tyre.
29:37.
FEKEDHDHEBUHU FE'EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE'ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C
29:38.
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
29:38.
E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës.
29:38.
Dhe (kujto) Adin dhe Themudin, dhe me të vërtetë, ju keni parë nga banesat e tyre. Dhe Shejtani ua bëri të bukura veprat e tyre dhe i largoi nga rruga, megjithëse ata kishin qenë të mençur.
29:38.
WE 'ADEN WE THEMUDE WE KAD TEBEJJENE LEKUM MIN MESAKINIHIM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI WE KANU MUSTEBSIRINE
C
29:39.
Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shptojnë dënimit.
29:39.
Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit.
29:39.
Dhe (kujto) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin. Dhe me të vërtetë, Musai erdhi te ata me shenja të qarta, por ata vepruan me arrogancë në tokë, dhe ata nuk mundën të shpëtojnë.
29:39.
WE KARUNE WE FIR'AWNE WE HAMANE WE LEKAD XHA'EHUM MUSA BIL-BEJJINATI FASTEKBERU FIL-'ERDI WE MA KANU SABIKINE