Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 29:28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
29:28. Kur Luti i tha popullit të vet: “Vërtet, ju bëni të tilla lapërdhi, që askush para jush nuk ka bërë në botë:
29:28. Dhe (kujto) Lutin kur ai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, ju bëni atë imoralitet që askush në botë nuk e ka bërë para jush.
29:28. WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'INNEKUM LETE'TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN 'EHEDIN MINEL-'ALEMINE
C 29:29. Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?"
29:29. bëni marrëdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra”, populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveç se tha: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”!
29:29. A shkoni ju te burrat dhe ndani rrugët, dhe bëni në tubimet tuaja veprime të keqija?" Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër përveçse ata thanë: "Sill ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
29:29. 'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE WE TEKTA'UNE ES-SEBILE WE TE'TUNE FI NADIKUMUL-MUNKERE FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU E'TINA BI'ADHABI ELLAHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 29:30. Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
29:30. Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit që bën mbrapshti”!
29:30. Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të keqbërësve."
29:30. KALE RABBI ENSURNI 'ALEL-KAWMIL-MUFSIDINE
C 29:31. E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!"
29:31. Dhe, pasi të dërguarit Tanë i sollën lajmin e mirë Ibrahimit, i thanë: “Ne do t'i zhdukim banorët e këtij vendbanimi, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës”.
29:31. Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Ibrahimit me lajmin e mirë, ata thanë: "Ne do të shkatërrojmë popullin e këtij qyteti. Me të vërtetë, banorët e tij kanë qenë të padrejtë."
29:31. WE LEMMA XHA'ET RUSULUNA 'IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU 'INNA MUHLIKU 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI 'INNE 'EHLEHA KANU DHALIMINE
C 29:32. Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
29:32. Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanë: “Ne e dimë më mirë kush është atje. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij: ajo do të qëndrojë me ata që do të mbesin (për t'u dënuar)”.
29:32. Ai tha: "Por Luti është aty." Ata thanë: "Ne e dimë më mirë kush është aty. Ne me siguri do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:32. KALE 'INNE FIHA LUTEN KALU NEHNU 'A'LEMU BIMEN FIHA LENUNEXHXHIJENNEHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KANET MINEL-GABIRIN
C 29:33. E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
29:33. Kur të dërguarit Tanë (engjëj) shkuan tek Luti, ai u shqetësua dhe u ngushtua (për ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u brengos! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të mbesë me ata që janë për dënim.
29:33. Dhe kur të Dërguarit Tanë i erdhën Lutit, ai u shqetësua për ta dhe zemra iu ngushtua për shkak të tyre. Por ata thanë: "Mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të jetë nga ata që mbesin."
29:33. WE LEMMA 'EN XHA'ET RUSULUNA LUTEN SI'E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER'AN WE KALU LA TEHAF WE LA TEHZEN 'INNA MUNEXHXHUKE WE 'EHLEKE 'ILLA EMRE'ETEKE KANET MINEL-GABIRINE
C 29:34. Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:34. Në të vërtetë, Ne do të lëshojmë dënim nga qielli, mbi banorët e këtij vendbanimi, ngase ata janë të prishur”.
29:34. Dhe Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një ndëshkim nga qielli për shkak se ata bënë padrejtësi.
29:34. 'INNA MUNZILUNE 'ALA 'EHLI HEDHIHIL-KARJETI RIXHZEN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE
C 29:35. E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
29:35. Dhe tashmë Ne e kemi lënë atë një shenjë të dukshme për njerëzit që kuptojnë.
29:35. Dhe me të vërtetë, Ne kemi lënë prej tij një shenjë të qartë për një popull që kupton.
29:35. WE LEKAD TEREKNA MINHA 'AJETEN BEJJINETEN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 29:36. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
29:36. Edhe banorëve të Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, shpresoni në Ditën e Fundit dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!”
29:36. Dhe (Ne e dërguam) te Medjanët vëllain e tyre, Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun dhe shpresoni për ditën e fundit dhe mos bëni shkatërrime në tokë si ata që bëjnë shkatërrime."
29:36. WE 'ILA MEDJENE 'EHAHUM SHU'AJBEN FEKALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE WE ERXHUL-JEWMEL-'AHIRE WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDIN
C 29:37. Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
29:37. Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i goditi një tërmet i tmerrshëm e si pasojë u gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar.
29:37. Por ata e përgënjeshtruan atë. Prandaj, tërmeti i kapi ata, dhe ata u bënë të shtrirë në shtëpitë e tyre.
29:37. FEKEDHDHEBUHU FE'EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE'ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C 29:38. (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
29:38. E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës.
29:38. Dhe (kujto) Adin dhe Themudin, dhe me të vërtetë, ju keni parë nga banesat e tyre. Dhe Shejtani ua bëri të bukura veprat e tyre dhe i largoi nga rruga, megjithëse ata kishin qenë të mençur.
29:38. WE 'ADEN WE THEMUDE WE KAD TEBEJJENE LEKUM MIN MESAKINIHIM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI WE KANU MUSTEBSIRINE